Iva moj Iva, pse kaq e ashpër?

December 17, 2017 19:13

Iva moj Iva, pse kaq e ashpër?

E diela trokiti dhe unë gjithashtu me shkrimin tim të rradhës. Fundja ju kisha paralajmëruar: të dielat i keni me mua!

Këtë javë kam përzgjedhur një personazh shumë kontravers. Në gjykimin tim nuk gëzon popullaritet në publik dhe ndaj mendova ta bëj pjesë të rubrikës time, kështuqë o burra thyejini komentet (fundja ne shqiptarët vdesim për cdo gjë që ka të bëjë me virtualitetin).

Iva Tico!

Hmm, s’e di… ka një karakter të vështirë kjo vajzë. Herë ironike vend e pa vend e herë fodulle, s’di nga i buron gjithë kjo ashpërsi.

Sa herë e shoh nëpër panele, bind veten mos ta prek telekomandën dhe ta dëgjoj. Të paktën dy minuta. Ok, 1 minutë.

Por jo, është e pamundur, sepse energjia që Iva përcjell është cdo gjë përvecse e mirë.

Por si duket në daljet e saj publike gazetarja jonë?

Ka një stil minimalist në fakt, ndaj edhe unë (ato që më njohin e dinë mirë sesa minimaliste jam) e vlerësoj për këtë. Të paktën duket që mer erë nga tendencat.

Ja psh në këtë foton poshtë duket këndshëm: fustan i freskët me ngjyra toke, flokë të sistemuar mirë dhe tualet i lehtë. 10 pikë për Ivën.

Por magjia s’mund të zgjaste shumë, derisa pashë këtë foton tjetër:

Nuk kam asgjë kundër veshjeve të shkurtra por zgjati këmbët sa ke jorganin thotë populli. S’mund kurrsesi të veshesh dicka të shkurtër kur nuk i ke parametrat e përshtatshëm. Si në rastin e Ivës. Shto këtu ruajtjen e imazhit nëse e konsideron veten një gazetare të mirëfilltë dhe profesoniste.

Po ato degëzime lulesh aty ç’janë? Kopshti i Edenit?Apo Botanik? Më shumë më duket si ky i dyti se qenkan si të thara.

Iva e dashur, hiq dorë nga lulet në veshje, sepse një fije e hollë e ndan të dukurit verore nga të dukurit pa gusto dhe mesa duket ti nuk e bën mire këtë diferencë!

Miqtë e mi të dashur, ç’ka dashur të thotë Iva me këtë foton sipër? Sepse unë nuk i jap ndonjë shpjegim fort professional (siç ajo hiqet që është). Flokët e prera shkurt pas veshit të sjellin ndërmend Backstreet boys.

Po gishti? Ai gisht mbi buzë kë ju sjell ndërmend? Mua më vijnë disa emra në kokë por askush që mund të përmendet në një portal i cili lexohet nga të gjitha moshat.

Pastaj aty ndër shumë foto syresh, më rezultoi edhe kjo tjetra më poshtë. Ja hidhini një sy:

Një foto e shprepur në një festë larg ambienteve të punës, ku Iva presupozohet të jetë e relaksuar dhe duke gëzuar… ajo duket cdo gjë përvecse e  tillë. E irrituar, duket se po i çirret dikujt atje tej. Bleona TI JE ?

Mos përdor mimikë e dashur Iv, nuk ja vlen. Fundja Bleona e përballon një botox dinjitoz në LA, po ti si do ja bësh? Mos i shto vetes më shumë rrudha.

E ndërsa këto lloj fotosh quhen close-up, që do të thotë foto nga një kënd shumë i afërt, që do të thotë një skandal i vërtetë, që do të thotë unë i kam shuar të gjitha të miat, që do të thotë faleminderit zotit s’jam personazh publik dhe nuk figuron asnjëra në google.

Por Ticos ja gjetëm një. Kjo siiipëëërrr!!! Ore dicka nuk kuptova unë, sytë lejla kush ja bën Ivës? Mos ka ndonjë mbesë të vogël me pasion pikturën dhe Iva vetsakrifikohet në emër të gjakut?

Dhe e ka vijuar veprën e artit më një lipstick rozë dhe kombinimi fatal lejla rozë?! S’mund të dukej më keq. E ndërsa e bën zooom këtë foto, vë re vetullën, gjysëm natyrale dhe gjysëm e shtuar me laps. Kot nuk thonë vetulla është korniza e fytyrës po mesa duket Iva nuk e paska të dëgjuar këtë shprehje dhe kujdeset që ta përdhosë kornizën e saj.

Megjithatë dëshira e Ivës për t’u dukur e freskët nuk duhet hedhur poshtë,e madje duhet vlerësuar. Fundja nuk është e lehtë të zgjohesh cdo mëngjes dhe të luftosh për tu dukur disa vite më e re!

Nina e Ditës

 

December 17, 2017 19:13
Komento

8 Komente

  1. Besa December 17, 21:01

    Shkrim i tmerrshem dhe denigrues. Nuk jam aspak nje pelqyese e Ives, por te biesh ne nivel komenti per trukun dhe veshjen?!….. Pak njerez kane fatin te lindin te bukur, madje edhe ata jane gjithmone me kerkim te persosjes dhe parandalimit te plakjes, s’ka asgje te keqe ketu. Shume turp per redaktorin qe e ka lejuar shkrimin te botohet se me autoren nuk po merrem fare.

    Reply to this comment
  2. demo December 18, 07:04

    Ju edhe emrat i keni si alfabeti radionderlidhjes,si vizat e qarkullimit rrugor..I—VA…ni-Na-,Ju dhjefsha emrat,festat,,surratat dhe jeten tuaj fasade

    Reply to this comment
  3. Vixens December 18, 09:52

    Si Iva si autori shkrimit jane ne nje rreth vicioz thashethemesh pa vlere asnjera as tjeri nuk thone as nje grim – gje te re pervec idiotizmave per tu dukur ndryshe demek MODERN

    Reply to this comment
  4. perkthyesi December 18, 12:13

    Ne kete vend, qe te behesh VIP, duhet te jesh askushi! Kete vajze une nuk e njoh fare se cila eshte! Do te doja informacion, ne se ishte e mundur!

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 December 18, 14:30

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

    Reply to this comment
  6. everest December 18, 22:49

    Mjafton ky shkrim dhe Iva Tico mund ta padise kete Ninen ne gjykate dhe t’i zhvase jo me pak se 100 milion leke per fyerje botrerisht dhe prishje te imazhit!

    Reply to this comment
  7. DB December 20, 11:08

    Nuk e njoh fare Iven…. Me terhoqi titulli dhe u bera kurioze ta lexoj. Por u cudita shume nga niveli i artikullit… Te shfrytezosh mundesine qe te jepet per te bere dicka publike duke shkruar nje artikull kaq inatcor, me duket e ulet jo vetem per gazetaren (e cila per fatin e saj te mire del pa emer) por mbi te gjitha e pabesueshme qe Gazeta Dita te publikoje dicka te tille…
    Rezultati i ketij artikulli pra ishte ky: Gazeta Dita humb, kurse kjo Iva behet e famshme… Une nuk e njihja dhe tani po e njoh. Kaq!

    Reply to this comment
  8. Xhomolugma December 22, 21:56

    dobet…rubrik e lodhur. jo gjithnje duhet me u gezu se merr komente, oj autore. gazetare nuk te quj dot, gaz po

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*