Ivanov nuk dekreton ligjet me emrin ‘Maqedonia e Veriut’

March 12, 2019 09:37

Ivanov nuk dekreton ligjet me emrin ‘Maqedonia e Veriut’

Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç bënë të ditur shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për ligje në sfera të ndryshme në ekonomi, marrëveshje për bashkëpunim mes shteteve, marrëveshje për shërbimet e sigurisë, për shërbime në armatë, ligjin për komunikime elektronike, për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik e të tjera.

Ivanov, ligjet nuk i dekretoi me arsyetimin se “gjatë ushtrimit të funksionit, gjithmonë ka vepruar në bazë të betimit të dhënë se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë”.

Kuvendi bëri të ditur se kreu i shtetit nuk i ka dekretuar as ligjet që ishin miratuar me dy të tretat e votave, që kryesisht kanë të bëjë me reformat në gjyqësor, e që konsiderohen si kyçe për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ligjet janë miratuar pas 11 janarit, kur edhe ishin miratuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ivanov e ka kundërshtuar Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, të arritur më 17 qershor, 2018, duke thënë se ajo nuk është në interesa të shtetit.

Ivanov edhe më parë ka refuzuar të dekretojë ligje, si atë për përdorimin e gjuhëve dhe ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë. Ai këtë e ka arsyetuar me vlerësimin se “ligjet bien ndesh me Kushtetutën dhe rrezikojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

l.h/ dita

March 12, 2019 09:37
Komento

3 Komente

  1. lexuesi March 12, 09:42

    Ky do me çdo kusht qe te provoje burgun.

    Reply to this comment
  2. Shqiptari Maqedonise March 12, 13:53

    Shporreni kete kelysh sllav nga ajo zyre. Votoi populli more mjeran per ate emer. Ty ste mbetet tjeter vec te firmosesh. Nese jo, ahere fillojne procedurat per zbythjen e ketij sllavofili per ta derguar te Gruevski

    Reply to this comment
  3. Saliu 100% DJALI I kARAXHICIT March 12, 16:02

    ky qenka si Gruevski…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*