Ivanov: Nuk do lejojmë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike

May 10, 2015 20:49

Ivanov: Nuk do lejojmë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë dënuar ashpër prishjen e rendit dhe qetësisë nga ana e grupit të armatosur që kishte për qëllim destabilizimin e vendit.

Kështu u shpreh pas përfundimit të mbledhjes Presidenti Gjorge Ivanov. Ai tha se për këtë grup kishte njoftuar më herët edhe shërbimet në rajon dhe Evropë, por sipas tij këmbimi i informatave nuk dha rezultate.

Ivanov tha se nuk do të lejojë përshkallëzimin e tensioneve dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas tij kjo i kushtoi shumë vendit, ndaj duhet të ketë edhe përgjegjësi për të.
Presidenti kërkoi nga liderët politik që ti rikthehen dialogut politik dhe të kërkojnë zgjidhje për krizën politike.

Konkluzionet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë e cila zgjati 2 orë do të jepen plotësisht.

Në mbledhjen e sotme për herë të parë u ftuan të marrin pjesë edhe liderët e partive më të mëdha politike.

Partitë shqiptare BDI e PDSH u përfaqësuan nga deputetët Talat Xhaferi dhe Imer Aliu, ndërsa nga LSDM mori pjesë lideri i saj Zoran Zaev i cili tha se pjesëmarrja e tij është për shkak të situatës së sigurisë në vend.

Mbledhja e sotme filloi me një minutë heshtje në nder të policëve të vrarë në përleshjet në Kumanovë.

May 10, 2015 20:49
Komento

2 Komente

  1. Arben May 11, 04:52

    GRUEVSKI DHE JANKULLOVSKA JANE AGJENTA TE PUTINIT.

    1. GJYSMA E GJIMNAZISTAVE NE MAQEDONI JANE SHQIPETARE.

    2. KA 3 VITE QE KA FILLUAR RREGJISTRIMI I POPULLSISE NE MAQEDONI DHE
    NUK PO E MBYLLIN, SEPSE NUK I DALIN LLOGARITE GRUEVSKIT.

    TE DY KETA BURGUN E KANE PAK, POR PROSTITUTA JANKULLOVSKA KA HAK BURGUN ME MESHKUJT E SIGURISE SE LARTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim