Ivanov para shumicës së re, me retorikë të vjetër: Tirana shkaktoi krizë kushtetuese

December 26, 2017 17:43

Ivanov para shumicës së re, me retorikë të vjetër: Tirana shkaktoi krizë kushtetuese

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij vjetor në Kuvend përmendi Platformën e Tiranës, për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese, shkruan Alsat.m

“Mandatin e kam dhënë vetëm pasi u dhanë garanci me shkrim, për mbrojtjen e integritetit të vendit. Kriza e gjatë politike u reflektua edhe në ekonomi. Në raste se para një kohe ishim të parët në rajon sa i përket fushës së ekonomisë, tani jemi të fundit”, tha Ivanov.

Ivanov kritikoi qeverinë e Kosovës për shumën e parave që ndau për familjarët e grupit të Kumanovës.

“Qeveria e Kosovës vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në aktet e dhunshme dhe terroriste në Gushincë dhe Kumanovë. Qeveria e Kosovës e shprehu falemenderimin për kujdesin e mbi 350.000 refugjatëve kosovarë në vitin 1999, njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe kyçjen e Kosovës në bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Ivanov.

Të pranishëm në fjalimin e presidentit Ivanov, midis tjerëve ishin  edhe përfaqësues të trupit diplomatik, kryeministri Zoran Zaev, përfaqësues të Qeverisë, të institucioneve gjyqësore, bashkësive fetare si dhe kryetari i sapozgjedhur i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski.

December 26, 2017 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*