Ivanoviç, varroset sot në Beograd

January 18, 2018 12:50

Ivanoviç, varroset sot në Beograd

Lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Kosovë, Oliver Ivanoviç, do të varroset sot në Beograd.

Ivanoviç është vrarë të martën para zyrës së tij në Mitrovicën e veriut.

Funerali do të nisë në orën 12:30 në Kishën Ortodokse Serbe në kompleksin e varrezave “Novo Groblje” të Beogradit.

Vëllai i Ivanoviçit, Mirosllav Ivanoviç, ka thënë se familja ka pranuar propozimin e Qeverisë së Serbisë që i ndjeri të varroset atje, ashtu si edhe disa nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë serbe.

Vrasja e Ivanoviçit ka rritur tensionet dhe ka bërë që bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të pezullohen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sugjeruar se vrasja është rezultat i ndërhyrjes nga jashtë.

January 18, 2018 12:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*