INTERVISTË: “Vëllai i gjyqtares që dogji Gjendjen Civile në Tropojë, vrasësi i Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt”

May 31, 2016 10:25

INTERVISTË: “Vëllai i gjyqtares që dogji Gjendjen Civile në Tropojë, vrasësi i Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt”

Pasditen e djeshme, ish-truproja familjare e Berishës, Izet Haxhia bëri edhe një pohim tronditës. Ai akuzoi si vrasës të heronjve të Kosovës Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, një person me emrin Bislim Demiraj.

Sipas Haxhisë, ai është vëllai i gjyqtares Shefkie Demiraj, e cila pikërisht për arsye është promovuar më pas duke u sjellë nga Tropoja në gjykatën e Tiranës.

Sipas Haxhisë, kjo gjyqtare në vijim ka shërbyer edhe si “zjarrfikëse” e çështjeve të nxehta të Berishëve. Faktikisht Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të dosjes së “Gërdecit”.

Në Tiranë ajo është sjellë pas vitit 2005. Avdi Mataj, burri i gjyqtares, ishte kryetari i Partisë Demokratike të “Qytetit Studenti” dhe mori detyrën e kreut të Agjencisë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Ministrinë e Ekonomisë.

Më ardhjen në pushtet të PD-së. Mataj ishte organizatori i “protestës” së inskenuar nga Partia Demokratike me militantë kundër shtëpisë së xhaxhait të Linda Ramës,  bashkëshortes së Edi Ramës.

Motra e gjyqtares, Luljeta Demiraj, ishte ndër protestueset kryesore bashkë me drejtuesit e tjerë të “Qytetit Studenti” .

Izet Haxhia iu përgjigj disa pyetjeve të redaksisë së DITA pas publikimit të statusit të djeshëm.

 

-Izet, bëre një akuzë me emër e mbiemër në statusin tënd: Bislim Demiraj ka djegur regjistrat e gjendjes civile në Tropojë në 97-m, e më pas ka vrarë dy heronjtë e luftës çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. A mund të hedhësh më shumë dritë?

 

Po, në vitet e qeverisjes së PD, Bislim Demiraj ka qenë shofer në gjykatën e Bajram Currit, dhe në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë ishte personi që drejtonte kontrabandën e naftës në territorin e Kosovës, që në atë kohë i përkiste Jugosllavisë së mbetur. Ky person, Bislim Demiraj, është parë të lëvizë lirshëm në qytetin e Gjakovës e rrethina në kohë të embargos, kur në të njëjtën kohë shumë persona nga Tropoja u vranë nga ushtarët serbë në kalimin e kufirit Shqipëri – Kosovë; qoftë edhe kur shkonin të vizitonin të afërmit e tyre të ndarë nga vendosja e kufijve artificialë. Vetëm ky dhe Flamur Noka nuk e patën këtë ‘fat’.

Më vonë, në fillim të marsit (e kam fjalën për 1997) ky person pra Bislimi, është parë me bidona benzinë të djegë institucionet shtetërore në Tropojë, që nga gjykata e deri tek rasti unikal në ato trazira në gjithë Shqipërinë; Ai është autor i djegies së zyrave të Gjendjes Civile. Këtë gjë e kanë bërë vetëm pushtuesit serbë kur po largoheshin nga Kosova në ’99-n.

 

Më pas çka ndodhur me të?

Më vonë po ky person që luante me të gjithë krahët, u punësua si shofer nga Jonuz Hyka, ish-operativ Sigurimi me lidhje të dyshimta me UDB në kohën kur shërbente si në këtë post, pra operativ Sigurimi, dhe më vonë si shef komisariati. Ky që me marrjen e kësaj detyre pas Fatmir Haklajt, puna e parë që bëri ishte bllokimi i armatimit për UÇK, ndërsa Bislimi kaloi si shofer i tij personal. Kuptohet, shkonte e vinte në Tiranë me dhe pa shefin e tij, ku mbante lidhje me Hajdarin e Berishën më në hije, dhe me

segmente të ndryshme brenda UÇK që më vonë u vërtetuan që kishin lidhje me UDB, dhe qëllim sabotimin e luftës çlirimtare.

Këtu duhet kërkuar edhe pjesëmarrja e tij si ekzekutor në vrasjen e Ilir Konushefcit dhe Hazır Malës. Duhet të dimë diçka, se segmentet e UDB, qoftë në PD qoftë në UÇK apo FARK e Bukoshit, kanë bashkëpunuar në unison për sabotimin e luftës dhe vrasjen e patriotëve dhe nacionalistëve të vërtetë.

Vetë fillimi i luftës në Tropojë dhe gjakmarrjes mes fiseve më të njohura, ka qenë pjesë e kësaj strategjie të UDB dhe veglave të saj shqiptare të tipit Bislim, Jonuz Hyka e eprorëve të tyre Berisha e Hajdari.

Dita

May 31, 2016 10:25
Komento

8 Komente

  1. maks May 31, 10:47

    ku esht shteti akuzat jan shum serioze ca ben policia po prekuroria e gjykata ka ardhur koha qe spiunat e udb se te japin llogari para popullit bravo izet haxhia

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 31, 12:53

    Vazhdon te ngelesh nje legen,taman karaduz B curri.

    Reply to this comment
    • fteri May 31, 16:38

      *****Ngjarjet kriminale te Tropojsë si në të gjithë Shqipërinë të kryera në 26 vjet e mbrapshta mbas 90 -tës jan dora e zezë e S.Berishës ,dhe veprimtarisë të agjenturës Serbisë ,historia e përgjakshëme më kriminale të zingjirit të vrasjeve pas shpine të Tropojanve të vllavrasjes ,të pabesisë midis fiseve më të mira dhe midis familjeve me në zë , por edhe përdorimi e nxitjes për interesa kriminale të politike të kanunit ,vrasja mbas shpine me tritolit si shantazh dhe për eleminim të kundërshtarve dhe sabotimin e luftës çlirimtare të kosovës ,por edhe vrasjeve me forca shtetrore nëpërmjet dorës së kriminale , mbetet një faqe e zezë krimesh në historinë e Tropojës.Këto krime të rënda që denancon DJALOSHI TRIM IZET HAXHIA po bijen në veshë të shurdhët dhe dyert e prokurorisë dhe gjykatave shqiptare jan të mbyllura për këto ,për presidentin shurdhë dhe si kryetar i KLD-së që po heshtë ,por këto krime të zeza të S.Berishës por i denancon përditë populli ,por në mënyrë të veçantë djaloshi trim dhe patërjot e hero IZET Haxhia ,njeriu që ka ndenjur dhe shërbyer në strofullën e ujkut.Krimi sot ngjit shkallët në gjyqësorin e SHEFKIEVE të emruar të Salut !!!???,të këtyre gjykatave të korruptuara që dyert i kan të hapura vetëm për kriminelët ,vrasësit ,hajdutët ,spiunët,agjentët.Kurse për popullin e thjeshtë dyert e drejtësisë jan të mbyllura,jeta ëshë një ferrë I përjetshëm në këtë gjendja që është sot.

      Reply to this comment
    • Askushi June 1, 08:49

      Dhe ti akoma me keq Mark preshi.

      Reply to this comment
  3. sazan May 31, 15:17

    A duhet te rrije ne hije prokuroria mbas gjithe ketyre deshmive per krime ndaj shtetit dhe individit.,per sabotim te luftes se Kosoves, per vjedhje te pasurive shteterore etj….. qe deshmohen nga Izet Haxhia si kofini pas te vjelit. Pse i ben sot keto deklarata .Cben Presidenti per keto lajme tronditese apo do veje tek liqeni artificial per inagurimin e parkut te famijeve

    Reply to this comment
  4. Muzaki May 31, 16:40

    Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

    Reply to this comment
  5. bislimi May 31, 19:50

    Bislim Demiraj eshte vrasesi i Ilir Konushevcit, por ai nuk ka qene vetem. Ai ka qene me vllain e tij, i cili u vra ne prite.Ndersa Bislim Demirajn, pak dite me vone, e vrau Haklaj, sepse kishte vrare njerezit e UCK-se. Kjo eshte e verteta, dhe per vrasjen e Ilirit kishte dijeni edhe Azem Hajdari, i cili ishte ne lidhje me banden e Bislim Demirajt. Kjo eshte edhe ne librin e B:Islamit, “Enigma e nje vrasje te trefishte”, botuar para disa viteve.

    Reply to this comment
  6. Arben June 1, 07:07

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*