“Tropojani që Zeni pagoi për të më gjetur shtëpinë në Turqi”

June 21, 2017 14:25

“Tropojani që Zeni pagoi për të më gjetur shtëpinë në Turqi”

Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka akuzuar Shkëlzen Berishën si të lidhur me trafikantë tropojanë të drogës dhe që ka pasur lidhje të forta me ish-drejtorin e CEZ, Jozef Hejsek.

Ai shkruan se Hejsek qëndronte në Tiranë pikërisht në shtëpinë e Shkëlzenit, të cilën ia ka dhuruar një trafikant tropojan.

“Dje mora vesh se Zeni i babit, edhe pse me agjërim, nuk kishte përtuar të pregatiste një padi tjetër kundër mikut tim Romeo Karaj.

Nuk do të merresha me këtë mysliman të “ndershëm” dhe as padinë e tij, sepse Romeo ia kthen vetë përgjigjen, por është një fakt që kam patur dijeni edhe unë, dhe ia kam konfirmuar kur jemi takuar me Romeon.
E kam fjalën për faktin se drejtori i Shpërndarjes së CEZ, Jozef Hejsek, ka banuar në shtëpinë e Zenit tek ETC, apo Ekonomiskij Tregovinski Centar, siç e ka hapjen në serbisht ky investim po serb, konkretisht i nje serbi nga Peja, Kariç, sepse Zenit i pëlqen të jetë sa më afër gjyshërve të tij biologjikë.

Kjo shtëpi e regjistruar po në emër të Zenit me vlerë 300-400 mijë euro ju bë dhuratë Zenit (të cilit me thënë të drejtën i pëlqejnë dhuratat e majme) nga një trafikant droge me origjinë nga Tropoja, që shumë prona të Zenit janë të regjistruara në emrin e tij.

Po do thoni juve se nga e more vesh ti nga Turqia që Zeni kishte blerë apo më saktë ja kishin dhuruar këtë shtëpi tek ETC?

Po me thënë të drejtën ky trafikanti i drogës, njeri shumë i afërt i familjes Berisha, kishte paguar njerëz në Turqi për të mësuar vendndodhjen time dhe lëvizjet e mia.

Pasi mora këtë informacion të saktë nga njeri prej atyre që kishte paguar, fillova unë “operacionin” e ndjekjes së këtij trafikanti.

Vendet ku banon, vendet ku shkon me kë rri etj.
Dhe më doli edhe kjo shpia që ai kishte paguar paratë, por jo vetëm që nuk banonte vetë, por në të nuk banonte as ai që e kishte marre si dhuratë (Zeni), por banonte një çek me emrin Jozef Hejsek.
Ky person ishte i rrethuar në të gjitha anët nga tropojanë.

Ruajtjen e tij e bënin tropojanë, shtëpinë ku banonte e kishte blerë një trafikant tropojan, miqësinë më të madhe e kishte me drejtorin e KESH, edhe ky tropojan, dhe biznesin fitimprurës apo vjedhjen e shqiptarëve e bënte me një pseudo tropojan që ishte kryeministër dhe të birin e tij.

Nuk e di përse zemërohet kaq shumë Zeni kur Romeo ia përmendi këtë fakt të saktë që ia kisha konfirmuar edhe unë kohë më parë, të mësuar me kohë, pa ditur akoma vjedhjet e përbashkëta të këtyre personave.
Ndoshta nxefet prapë Zeni edhe me mua, por edhe sponsori i “Çadrës së Lirisë” është një tropojan i lidhur me të, ish-drejtori i KESH -it, Sait Dollapi.

Të gjithë e dinë kush e ngriti çadrën, pse u ngrit dhe deri tani ja arrti qëllimit që u ngrit, mosdënimin e krimeve të familjes Berisha.

Kjo është edhe një nga pikat e marrëveshjes Romeo -Zhuljeta të 18 majit.

Në fund doja t’i thoja Zenit që të më shkruajë edhe mua si dëshmitar të kësaj padisë së tij të fundit dhe do t’ja sqaroj me të dhëna të sakta para gjykatës shumë gjëra që ai mendon se nuk i din njeri.
Bëhu trim Zeni dhe ballafaqohu me të vërtetat”, shkruan Haxhia.

 

 

 

June 21, 2017 14:25
Komento

11 Komente

  1. Mark uk June 21, 14:37

    Prap fillove te marresh rolin e qenit o Izet.

    Reply to this comment
    • Xha Braho June 21, 15:16

      @mark uk.
      Po ti mark ukukuja(lexo ububuja) deri kur do vazhdosh bythelepirjen e sypeshkaqenit, tregtar i sukseshem i tangave? Apo deri ne boten tjeter? Vemje mjerane si ty mark uku lindin vetem qe te na bejne pis si shqiptare, qe te na sjellin ne kujtese se fosile si ty kane vegjetuar dhe do te vegjetojne sa te jete cesspool i politikes kriminale qe reprezantohet me se miri nga familja Berisha.

      Reply to this comment
    • fshikullim-fshatarizëm ! June 21, 16:06

      Mark zagari !..
      -…ti je zagar dhe birë zagarësh , rrugësh , kur sulmon IZET HAXHINË ,me paftyrësi del në mbrojtjet të krimeve , Sali e shkelzen Berishës ,që rrënuan dogjën e shkatrruan shqipërinë.. Kurse Izet Haxhia në të vërtet është luan Alfa që bënë ftesa ball-përball . Ai po po denancon krimin ,tradhëtin dhe hajninë si askush tjetër njeri në shqipri ,për të mirën e kombit,kjo është heroike.

      Mark !..tani nga uk ,je kthyer në zagar që përballë LUANIT IZET HAXHIA ti dukesh si kotele ! .Kur nuk din gjë mos u përzi si pordha nëpër brek.!…….

      Reply to this comment
    • I ri June 21, 17:46

      Me qen bir qeni se ti l mark muti nuk ka njohur asnjëherë kombi shqipfolës.
      Sa përmëndet familja kamorra e Tropojës ty të zënë ethet.
      Por ti o qen bir qeni as e di e as e ke kuptuar kurrë se sa kanë vuajtur shqipëtarët nga ky buldozer i krimit e korrupsionit.Avokati i familjes më anti shqiptar se i zoti edhe pse je prapabotës nuk rri dot pa ngrënë m….t

      Reply to this comment
  2. Joti June 21, 15:02

    Ik o Izet se na cave trapin. Kush te ka ngene tu kriminel ordiner…

    Reply to this comment
  3. Z/K June 21, 16:00

    Mark uk tue kene profesionist,jo vetem ne ekologjine e qenit.Por tue ken vete kryeqeni i qenit din marifetet per t’iu kundervue njerezve te ndershem.Rasti konkret ndaj z.Haxhia.

    Reply to this comment
  4. l ri June 21, 17:48

    ..

    Reply to this comment
  5. Qytetari durrsak June 21, 18:08

    I nderuar Izet,
    Ju jeni nje njeri i nderuar dhe meriton respektin e qytetareve te vertete te Shqiperise. Kurajo jote, si dhe shpirti yt dhe logjika e shendoshe qytetare dhe demokratike, te shtyn ne denoncimin dhe ndeshkimin ligjor te familjes Berisha, si nje familje e pasuruar ne menyre joligjore, te korruptuar dhe kriminale.
    Z. Izet,
    mos u shqetesoni nga zagaret e blere me para qe Ju sulmojne per kete qendrim qe mbani. Edhe une kam pesuar te njejten gje, por megjithese opinionet fyese dhe te padrejta, Ju duhet te keni kurajon t’i shperfillni keto fyerje dhe sulme nga keta njerez te pandershem, me pakta. Ata nuk jane trima qe te ftojne ne debat, por skutha qe fshihen pas ferres per te te “qelluar” pas shpine.
    Z. Izet,
    vazhdoni luften Tuaj te pakompromis ndaj korrpsionit dhe ndeshkimit ligjor te familjes se korruptuar Berisha. Ju keshtu, i sherbeni si askush, te mires se pergjithshme, perparimit te Shqiperise drejt ndertimit te shtetit ligjor dhe shtetit te se drejtes.
    Me respekt te vecante…

    Reply to this comment
  6. Brace June 21, 18:39

    O Izet rri i qete.
    As e Rruan e as e qeth njeri per ty,

    Reply to this comment
  7. Arben June 21, 19:50

    PAK E SAKTE.

    Reply to this comment
  8. Toni June 22, 04:57

    Kush eshte tropojani trafikant? Miftar Lumneshi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*