Nuk ka rrugë tjetër për Izetin

May 10, 2018 10:25

Nuk ka rrugë tjetër për Izetin

Bedri Islami

Asnjëherë në jetë nuk e kam takuar Izet Haxhinë dhe as që kam biseduar me të. Po të ishim takuar 20 vite më parë, jam i bindur se do të kishim përplasje mes nesh. Ai, me mendësinë se të gjithë ata që janë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të UÇK-së janë enveristë dhe të shitur tek serbët, si do më shkruante shumë më vonë (kemi pasur vetëm disa mesazhe mes nesh), dhe unë do e shikoja atë me atë sy që kisha parë edhe shefin e tij politik, pranë të cilit kishte qenë shumë vite dhe në emër të të cilit, kishte bërë aq shumë prapshtina dhe vepra të dënueshme, të cilat, edhe pse i vonuar, i ka pranuar, duke rënduar pozitën e tij përballë drejtësisë.

Izet Haxhia u bë i njohur që në fillimet e lëvizjes demokratikase si një njeri i dhunshëm, dhe, përmes kësaj dhune ai vendoste heshtjen në partinë ku bënte pjesë, godiste kundërshtarët, qoftë jashtë partisë, qoftë brenda saj dhe kësaj dhune nuk i shpëtuan as shefi i dikurshëm, për një kohë të shkurtër, Selami dhe as shefi i sotëm i qeverisë, Rama.

Ashtu si nuk i kanë shpëtuar edhe shumë e shumë të tjerë. Në fund të fundit, ai ishte, në atë kohë shëmbëlltyra e pushtetit që po instalohej në Shqipëri. Lëvizja antikomuniste zhduku këtë të fundit, edhe se i kishte ardhur koha të zhdukej që herët, por kjo nuk e përligji asnjëherë vendosjen e demodiktaturës dhe despotizmin e një presidenti që dukej sikur kishte ardhur në atë post për të patur revanshin e tij ndaj hijes ku ishte strukturë deri asaj kohe.

Maja e shpatës e demodiktaturës ishte edhe njësia që drejtohej nga Izet Haxhia, herë pas here ndihmuar edhe nga vëllezërit e tij dhe një grup mitingashësh, të cilët, edhe pse nuk bënin as një të qindtën e hatasë që po bënte SHIK-u i Gazidedes, përsëri ishin të frikshëm, edhe pse ishin njësi jashtë ligjit, krijuar sipas tekës së një njeriu, i cili, në marsin e vitit 1997, si pak kush në botë, u bëri thirrje vëllezërve Haxhia që të krijonin një gardë të re pretoriane – presidenciale, dhe përmes tyre të shtypte me dhunë, gjak e terror lëvizjen kundër tij që kishte filluar në jugun e Shqipërisë.

Fantazma e luftës veri – jug ishte ndezur edhe një herë, por, megjithë besnikërinë e tyre, vëllezërit Haxhia nuk e ndezën fitilin. Nëse do e kishin bërë këtë, vendi edhe sot nuk do të ishte i qetë, megjithëse ende nuk është qetësuar plotësisht, por kjo nuk ka lidhje me Izet Haxhinë.

Fotoja e Izet Haxhisë mbi tankun e rrëmbyer, ose të dhuruar nga njerëzit e tij në Gardën e Republikës në shtator 1998, është perceptimi më i qartë se si Sali Berisha e shikonte marrjen e pushtetit, por edhe të mendësisë që kishte asaj kohe vetë Izeti. Një pushtet përmes grykës së tankut, si e kishin pasur dikur komunistët përmes grykës së pushkës.

Të gjitha këto Izet Haxhia i ka dëshmuar në intervistat e tij të njëpasnjëshme në DITA; i ka bërë ato për të gjetur një rrugë të re për veten, apo është zgjuar ndërgjegjja e tij për gjithë çka ndodhur, kjo është çështje e dorës së dytë, që një ditë do të qartësohet.

I braktisur nga njeriu që i kishte shërbyer besnikërisht, deri në mohimin e vetvetes, i bërë pjesë e një vrasjeje ku ai vetë mund të mos ketë qenë pjesë, pikërisht nga njeriu që kishte qenë pjesë, për më tepër i një vrasjeje të paralajmëruar dhe ku diheshin vrastarët, ai u gjend, mendoj, në pozitën që nuk e kishte menduar asnjëherë.

Shefi i tij i madh, gjithnjë sipas Izet Haxhisë, i kishte dhënë urdhër të sulmonte, qoftë edhe duke dhënë jetën, ambasadën amerikane, që asaj kohe ishte kundërshtare e fuqishme e grushtit të shtetit – shtator 1998, dhe kur ai nuk e kishte bërë shërbimin e fundit ndaj njeriut që i kishte besuar, ishte ndodhur jashtë rrjedhe, për më keq, buzë burgimit të gjatë, ose edhe eliminimit të tij.

Njeriu që dinte më mirë se gjithçka tjetër të fshehtat e gardës pretoriane – presidenciale kishte qenë ai, ai dinte mekanizmin lëvizës të kësaj garde, forcën goditëse dhe e dinte po ashtu, se vendin e tij, si njeriu i privilegjuar pranë Berishës, e dëshironin me dhjetëra të tjerë, si për shembull Kuliçaj, që mund të bënin edhe më shumë nga sa kishte bërë vetë ai për shefin. Ndaj, si duket, nga kjo pamje e mundshme që i shfaqej, ai u largua.

Vrasja e Azem Hajdarit është thembra akiliane e gjykimit të tij. Në fakt, edhe pse pa e ditur se mbi cilin do të qëllohej, ka qenë e pritshme se do të ndodhte diçka e tillë, ndoshta e huazuar nga ajo ndodhi e largët e vitit 1924, kur vrasja e Avni Rustemit kishte ndezur një revolucion dhe kishte përmbysur një qeveri.

Struktura të veçanta të LPK-së dhe të UÇK-së kanë pasur informacion se do të përgatitej diçka e tillë, dhe, duke dashur stabilitetin e shtetit shqiptar në pikun e luftës në Kosovë, i është përcjellë shtetit shqiptar, në linjë të veçantë, deri në takime të personalizuara me drejtuesit më të lartë të tij.

Strukturat e FARK-ut, një njësi e krijuar, sipas zbulimit zvicerian, nga Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatri, si kundërvënie e UÇK-së, në mars të vitit 1998, kishin edhe projektin e dezertimit të një grupi ushtarakësh nga fronti i luftës në Zonën Operative të Dukagjinit, kalimin e tyre nëpër mal të Zi, dhe më pas, pjesëmarrjen e tyre në atë që po përgatitej në Tiranë.

Nuk ka pasur nevojë që të përgjoheshin struktura të tilla. Njerëz atdhetarë, të lidhur me lëvizjen çlirimtare, që ishin pjesë e dërguar në FARK, më parë dërgonin informacionet tek Lëvizja se sa tek eprorët e tyre, që nga ata që citoheshin si “shumë sekret” e deri tek lëvizjet financiare. Shumë nga këto informacione janë ende në arkivin e luftës.

E solla këtë fakt vetëm për një qëllim: vrasja e Azem Hajdarit, më tepër se e rastësishme, ka qenë e planifikuar. Ajo ndodhi atë ditë ndoshta rastësisht, por një ditë pritej të ndodhte diçka dhe për klanin që kërkonte pushtetin, asnjë nuk ishte më i përshtatshëm për të ndezur revoltë se sa deputeti rebel. Ai ishte i pakuptueshëm dhe i pa kontrollueshëm: kishte qenë lider i parë i PD-së dhe kishte deklaruar haptas se, “unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra”;  kishte qenë në ditën e 1 prillit në Shkodër dhe ishte larguar në darkë vonë, pasi kishte ngrënë fasule dhe vezë të fërguara tek një shtëpi në lagjen Serreq, duke qëndruar në sediljen e pasme mbështjellë me batanije, e, më pas, ishte fajësuar haptas nga partia e tij se pikërisht ai qëndronte pas vrasjeve të 2 prillit; ishte përjashtuar nga grupi i deputetëve të PD-së, ishte bashkuar me grevën e urisë së ish të burgosurve politikë dhe ishte përzënë me dhunë, zvarras, nga policia e partisë së tij; ishte njeriu që i kishte kërkuar Berishës në vitin 1993 të bëhej ministër i brendshëm, dhe, kur i ishte premtuar, kishte thënë se “unë e jap jetën për ty”, i përzierë në shumë punë të zeza, por i befasishëm, e, mbi të gjitha, ishte verior, për të ndezur edhe një herë lojën e përgjakshme veri – jug.

Izet Haxhia nuk kishte se si ta dinte të gjithë këtë lojë pas shpatullave të tij, pikërisht të atyre shpatullave që i kishte vënë në ruajtjen e jetës së presidentit të dikurshëm.

Këtu fillon edhe ndarja e madhe e tij, që pasoi me disa vite heshtje dhe, më pas, me një shpërthim akuzash ndaj ish shefit të tij, të rënda, herë-herë të jashtëzakonshme, të cilat, edhe sikur në një të qindtën të vërtetohen, do të sjellin furtunë politike, e mendoj jo vetëm tek një forcë politike, por edhe përtej saj.

Ardhja e tij e trazoi skenën politike që kur Izeti ishte në avion. Bile, edhe më herët. Që kur doli vendimi se do të ekstradohej, një kërkesë e bërë që në kohën e qeverisë Berisha dhe e përsëritur edhe në qeverinë Rama.

Nëse në fillim kërkesa e shtetit shqiptar nuk u realizua, ndoshta nga frika se atij do i krijoheshin ngjarje të pasigurisë së jetës, tani, ndoshta edhe nga afërsia mes dy drejtuesve të shteteve, Erdogan dhe Rama, atë e sollën. Nën hyqmin e një force sigurie të shkallës më të lartë.

Njeriu që u trazua më shumë ishte Berisha, kjo pritej. Ai e riakuzoi për gjithçka Izet Haxhinë, njeriun hije të tij; e akuzoi si vrasës, si njeriun e dënuar përjetësisht, si kriminel, si gjakësor, por e vetmja gjë që nuk e tha dot ishte se përse e kishte mbajtur si njeriun e shtëpisë pikërisht këtë njeri, që ishte edhe kriminel, edhe vrasës, edhe i dënuar.

Berisha do të jetë edhe më tej i trazuar. Askush nuk di për të zotin më shumë se sa hija e tij. Dhe kur hija bëhet reale, me gojë e flet, atëherë punët nuk janë mirë.

Tani, as qeveria aktuale e as opozita, as ata që rrinë rreth e rrotull tij, as ata që e mbështetin dhe as ata që nuk e besojnë, nuk kanë punë me të.

Tani ai është një i dënuar, që pret ridënimin ose hedhjen poshtë të dënimit në mungesë.

Faktet që janë tashmë të qarta për këdo na sjellin edhe një herë pamjen e një prokurorie që, edhe pse Berisha ishte në opozitë, më parë i dërgonin pamjet dhe informacionet atij se sa strukturës që i takonin; kemi gjyqtarë që për një qëndrim në detyrë të nxirrnin të fajshëm, sepse kështu e donte shefi; kemi allishverishe të ish kryeprokurorit me vrasës; për të mos shkuar më tej.

Nëse Izet Haxhia është dënuar në kohën e qeverisjes socialiste, pas vitit 1997, kjo nuk do të thotë se mbi të nuk ka pasur mëri, zemërim e dëshirë hakmarrje. Ka qenë e vështirë të harroheshin aq shpejt ajo që ai kishte bërë mbi socialistët, të gjitha ato ndodhi që u kishin kushtuar shumë, në të cilat rrahjet kishin qenë më të lehtat.

Sistemi i drejtësisë është nën monitorim të pazakontë. Edhe më shumë se normalisht do të jetë nën monitorim, kontroll dhe ndjekje, nëse hapet edhe një herë çështja “Haxhia”.

Akuzat e tij ndaj ish shefit Berisha janë të pazakonta. Që nga idetë për vrasje e deri tek bashkëpunimi mes shërbimet e huaja, sidomos serbe. Që nga tregtia e drogës e deri tek grabitja e pasurisë. Që nga lëvizjet e dhunshme dhe deri tek organizimi i grushtit të shtetit. Që nga roli i Hajdarit në ngjarjet e 2 prillit dhe deri tek roli i Berishës në vrasjen e Azem Hajdarit.

Ish ministri i brendshëm, Tahiri, është nën një hetim 7 mujor nga përgjimi i telefonatave të kushërinjve të tij dhe mirë është bërë. Ka arsye që të bëjnë të mendosh se çështja Tahiri duhet shkuar deri në fund; ose të zbardhet, ose të kemi precedentin e parë të dënimit të një ish ministri për pjesë në grupet kriminale.

Ndërsa ndaj Berishës, familjes së tij dhe strukturës politike që ai ka drejtuar nuk dëshmon tani një njeri që vjen nga rruga apo qytetari digjital, por njeriu më besnik i tij, hija e tij, që është edhe goja që dëshmon.

Këtë mundësi ai duhet ta ketë. Ose tani, ose kurrë.

Nuk ka rrugë tjetër për drejtësinë.

As për Izet Haxhinë.

 

 

May 10, 2018 10:25
Komento

18 Komente

  1. Paul Tedeschini May 10, 10:33

    Bedri Islamit i asht rritur mendja.
    Por ma e keqja asht se po i hapin rruge publikimesh sikur po ben analiza me mend.
    NIVEL SHUME I ULTE tamam per nivelin e sotem albanez.
    Ne Europe keto persona as i ven kush ne kandar.

    Reply to this comment
    • Claus May 10, 15:03

      Nuk eshte vetem niveli, se dihet qe zoteria ne fjale eshte i shkolles gazetareske staliniste, por edhe veteperdorja, veteofrimi i ketyre lloj gazetaresh per ti sherbyer qeverise rilindjote me nje zell qe te pataks.
      Zoti B.Islami hyn tek ato gazetare zelltare, qe ofrojne pune angari me bujari; pra, jo tek gjobaxhinjte. Fanatizmi ,ne kete rast, shperfaq te vetmen ane te tij ” te mire”, ate te mosperfilljes se interesit ekonomik. Ne te vertete , kjo eshte e vetmja cilesi “pozitive” e fanatikeve te te gjitha llojeve.
      Gjithe te tjerat pastaj jane per te vene duart ne koke. Nje burre ne moshe, medemek gazetar i vjeter dhe me eksperience, si zoteria ne fjale mundohet te beje lojen qesharake tashme te Rames & co, me ceshtjen e Izet Haxhise. Edhe socialisti me idiot e kupton kete zhurmen e sforcuar qe po behet per akuzat e Izet Haxhise. Keta me duket se, edhe pse e kuptojne, megjithate kane qejf t’ia thone njeri-tjetrit keto budallalleqe qe edhe vete si besojne, me gjase se mund te behen te verteta vetem duke i perseritur dhe e perseritur papushim. Kjo eshte per fanatiket e thjeshte dhe syleshe. Por per nivelin intelektual te fanatikeve, si zoti B.Islami, kjo behet si nje pune angari ne sherbim te pushtetit te bijve socialiste, eterve komuniste te te cileve u pat sherbyer me po aq zell i jati i zotit Bedri. Eshte, si te thuash nje pune angari, qe percillet ne stafete; nga brezi ne brez; nga i ati tek i biri.
      Nderkohe qe “zoterinjte” e kuq e percjellin pushtetin ne stafete, nga eterit tek bijte si ne rastin e Rames me shoke – sherbetoret e tyre, e percjellin sherbetorllekun po ne stafete edhe ata, si ne rastin e Bedriut tone.
      Te them te drejten ne kete rast, nuk e di nese eshte per te ardhur keq, apo ndot. Apo te dyja bashke. Kjo e fundit mund te jete.
      Gjithsesi, eshte perpjekje e kote, krejt e kote, te mund te zhurmosh apo devijosh vemendjen nga skandale e ububushme te Qeverise Socialiste. Eshte mision i pamundur.
      Ose te pakten te gjeni ndonje fabul tjeter, e marrte e mira!
      Ne cdo skandal socialistesh keto 5 vite ne pushtet, perhere nxirrni e tirrni kete historine bajate me Izet Haxhine.Ne cdo skandal, absolutisht.
      Imagjinoni se ne c’humnere korrupsioni e krimi ndodhet Shqiperia, sa edhe ata qe po cilesohen si mjeshtrat te propagandes, nuk po e perballojne dot ritmin e korrupsionit dhe inkriminimit galopant, me kunderpergjigje te efektshme zhurmuese. Mesaduket, te kapur ne befasi cdohere nga skandali i radhes, nxjerrin te njejten fabul : Izet Haxhine…
      Do te doja shume qe kete koment ta lexonte edhe Izet Haxhia. Doja t’i jepja nje keshille : o Izet, duke bere lojen e socialistave, je duke u siguruar alibi te forte atyre qe me te vertete duhet t’u trembesh.
      Nuk ka alibi me te forte se armiqesia jote dhe akuzat e tua ndaj Sali Berishes, o Izet djali.
      Sa socialiste ke rrahur, sa te tille ke lene gjytrym kur ishe gorille e Berishes, sakujt i ke rene ne qafe, e mbi te gjitha sa interes kane ca e ca si Fatos Klosi me shoke per te te bere te shkosh tek te shumtet – po aq armiq e arsye ka per te te bere ate, se ciles do t’i paraqisnin si alibi perfekte vete akuzat e tua ndaj Berishes…

      Reply to this comment
      • greva urise GUSHT 1995 May 10, 16:06

        Herr Pauleshi & fuck Claus-i fake
        .
        Kam lexuar libra pa fund dhe kam pare filma pa hesap por kurre nuk kam pare nje Perbindesh Shume dimensional si Saleh Rom Berishaj qe pasi eleminoi ne menyren me te djallezuar te mundeshme rrugacin Azem Hajdari qe erdhi nga rruga dhe u vra si qen rrugesh
        Si e persekutonta sali krimineli azem “sigurimsin”
        ..

        GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
        FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

        « Azem Hajdari mbetet
        .
        një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
        .
        një shërbëtor i Ramiz Alisë.
        .
        Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë :
        .
        ai i mitingjeve që «bënte gjëmën»,
        . kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.
        Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.
        .
        .Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të prillit dhe 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.
        .
        Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

        Herr Pauleshi
        Sali Rom Berishaj eshte nje monster i pa pare ne historine njerzore POR ai duhet pergezuar per kurajon e tij qe ka pranuar hapur krimet e tij biles dhe duke u mburrur
        Pra ai eshte KRIMINEL POR JO FAJTOR.
        .Fajtori i pare eshte dipllomacia USA-BE qe e prune nga beogradi ne 1991 dhe po e mbrojne sot hapur fare.Shikoni Donald Lune qe rri para Berishit si nje ushtar rul para oficerit karantines
        ..
        Fajtori i dyte eshte majta shqiptare qe ka fituar gjithmone votimet dhe rrine para ujkut berishe si dele budallaqe
        ..
        Fajtori i trete jeni ju te perndjekurit porno-politike qe ngelet me gaveta ne duar ( tani po merrni kestin e 11-te qe do paguajne dhe foshnjat qe nuk kane lindur akoma) dhe ai Enveri beri mire qe ju shkerdheu me qen e me mace se e meritoni

        Reply to this comment
      • enter"" May 10, 21:52

        Me ben akoma pershtypje etiketimi bijte komuniste.
        Cilet bij komunistesh jane sot ne qeveri lale?

        Se une di nje gje. Shtojca e komunizmit ishte PD-ja, dhe nje pjese e mire ish sigurimsash u punesuan nga ambasada amerikane ne Tirane.

        Per cfare skandalesh e ke fjalen kur Izeti ka vite qe po flet?
        Na fol pak per skandalet e ububushme te socialisteve. Mos e ke fjalen per Tahirin?
        Mos je edhe ti pjesa e atyre te gjoreve qe besojne akoma perralalt e Berishes?

        Shkoni e mbushuni.

        Reply to this comment
  2. Kris May 10, 10:43

    Duket se erdhi koha! Nuk dua po me shpuri Zoti! Zoti po na ben deshmitare te nje tabloje te PD dhe renien e saj dhe Saliut! Le ta shijojme shfaqen! Edhe Cosbit,komedianit amarikan, ja hapen ceshtjen ne pleqeri! SIc duhet edhe Sales fati dhe Zoti i ka reservuar te njeten gje!

    Reply to this comment
  3. Socialisti i Ndershem May 10, 11:05

    Nese DREJTESIA duhet te vije nga monstra si Izeti dhe gjithe izeterit qe ka prodhuar ky vend, KURRE MOS ARDHTE.
    Edhe Rilindasi me i bindur e kupton se Izeti nuk U SOLL per te bere drejtesine e munguar, por sepse ESHTE E NEVOJSHME nje Tollovi dhe Zhurmnaje ne situaten e keqe ne te cilen ndodhet Lartgjatesia e tij.
    Le te mundohen Bedrinjte , Merot, Duket dhe gjithe stani i tyre, por populli nuk eshte me sylesh dhe nuk mund t’a haje me sapunin per djathe.

    Reply to this comment
    • Bedriu qe ju .iu May 10, 11:56

      Rrnofte ntelektuHaleja (dashnorja platonike e
      Enverit )dhe shoqet e saj.
      Poshte Duket, Merot dhe Bedrinjte qe shkruajne por na lene dhe te bejme replikat tona TE NDRITURA DHE TE SHUMPRITURA qe rrezatojne “ndershmeri socialiste”.
      A ju marrte muti shalet juve .
      Nga nje “demokratikas” me i ndershem se ky socialisti i mesiperm.

      Reply to this comment
  4. Saliu anti serb May 10, 11:15

    Dhe beson ndokush se drejtësia me pak nrrime kozmetike u hoq nga kthetrat e bandave të krimit dhe kriminelve politik dhe kishte qenë ma mirë të shkruhej vetëm për ate pse u kthy Izeti i shkretë vrasja dhe pse tek ajo vrasje Berisha inervistonte të plagosurit në spital detal pse ai futi hundët

    Reply to this comment
  5. Serveti May 10, 11:22

    Izet Haxhija eshte ne te drejten e tije sa ta ndjeje veten i afte mendjerisht per te treguar dhe provuar ato qe thote.Un e mbeshtes pasi ky njeri kerkoj me vullnetin e tij te kthehet dhe te perballet me autore dhe aktore te ngjarjes se vrasjes se Azem Hajdarit. Dhe pse Azemi nuk u vra per atdheun por sic e dine te gjithe,ku dhe mbreme ne nje studio televizive u citua nga gazetarete njohur se,ishte koha e kontrabandes se armeve dhe e embargos me jugosllavine,keshtu qe nje vrasje ne keto rrethana nuk te bejne hero. I thash keto jo per te ofenduar dike,por per ti kujtuar se gjoja ,Azemi ju dhimbs shume ,nene ate qe te gjithe e quajne Çudi,si mund te behet hero nje qe per pazare vritet nga njerez qe mereshin me pazare armesh e mallra te tjera.Çeshtja e Izetit eshte ceshtje e te gjithe Shqiptareve qe duan te dine te verteten.

    Reply to this comment
  6. Merqez Katunari May 10, 13:07

    Ik o bedri koqja se me llogjiken tende as ne hale nuk vete une. Mos se u bere karagjoz dhe ke pjejdhur nga trute

    Reply to this comment
  7. albany 1 May 10, 15:07

    Zoti Bedri pershendetje..ju falenderoj per kontributin tuaj ne sherbim te kombit por me lejo te them se ti po kap ‘demin’ nga bishti dhe jo te koka.
    .
    .Le te analizojme kete artikull te Dites me titull cfare faktesh te pabesueshme thote Izeti

    ______________
    Izet Haxhia: Roli i agjenturës serbe në PD dhe lidhjet e Berishës me Elez Biberaj
    August 15, 2017 20:12..
    _________________
    .
    Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB serbe. Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe. Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.

    Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha. Pastaj futja nen kthetrat e agjentures serbe te PD-se ishte aq e dukshme dhe pranishme, sa po te mos ishe pjese e kesaj agjenture apo te mos kishe mbeshtetjen e saj, kurre nuk mund te beje karriere ne PD.
    ..
    Konkluzion:
    Per sa me siper del qe Elez SERBiberaj eshte Sali SERBerisha i Amerikes dhe cdo shqiptar i ndershem ( dhe Bedriu une nese eshte i tille)sot duhet te kerkoje nga Donaldi vogel i Tiranes dhe deri Donaldi i Madh I Washingtonit:
    .
    Ose te ri-arrestohet Izet Haxhia per keto ‘shpifje astronomike”
    .
    Ose shtetit amerikan ti kerkohet qe antishqiptarin Eles SERBiberaj ta hedhe ne koshin e plehrave sic kane hedhur dhe burra me nam si shefin e Cia-s Petreus me nje mal me dekorata..
    .
    .E perseris Bedri..

    .mos e kap ‘demin serberishe’ nga bishti
    i izetit dhe azemortjes
    por te dy briret e tij qe jane
    Elezbiberoviq dhe Rajersoviq

    Reply to this comment
  8. ETHEM May 10, 15:48

    ANALIZE E SAKTE.HAXHIA ME ARDHJEN E TIJ KA SHUME QELLIME,QE DISA ANALIST MJERAN AKOMA MBAJNE ANEN E SALIKRIMINELIT:
    1-IZETI DON QE TE ÇLIROHET NGA NJE DENIM NE MUNGESE QE GJYKATA E HAGES I KA DHENE TE DREJTE…!
    2-SE VRASESI NUK ESHTE IZETI,POR …NJE I HAKLAJVE QE AZEMI I SHKOJ TE SEDILJA E MAKINES ME KOBURE NE DORE QE AI NUK PRISTE….! SE ATA KISHIN ARDHUR NGA TROPOJA PER SALINE E JO PER ATE.
    3-QE TE PASTROJ VEHTEN NGA PAUDHESIT QE KA BERE ME URDHER TE SHEFIT TE TIJ
    4-QE SHQIPERIA TE SHPETOJ NJEHERE E MIRE NGA KRIMINELI I SHEKULLIT QE NE 28 VITE KA VRARE MBI 6000 NJERZ QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER E DERI TE S.OLLDASHI.
    5 -SE IZETI MENDON SE KA TE DHENA TE SIGURTA PER FAJSIN E SHEFIT TE TIJ…TE BOTUARA NE D I T A GJAT GJITHE KSAJ KOHE
    5-SE AI MENDON SE ESHTE REFORMUAR DREJTESIA E RE.NDAJ DHE U VET-DOREZUA NE TURQI.MENDOJ SE U SHPEJTUA.AKOMA NUK KEMI TRUP-GJYKUES TE FORMUAR.
    KAM MENDIMIN SE GJYQI NDAJ TIJ DUHET TE BEHET I HAPT…QE TA DEGJOJ I GJITHE POPULLI.
    SIDOQOFT KA SHUME KUNDERSHI DUKE FILLUAR QE NGA SALIMORTJA E ITHETARERT E TIJ QE PO SHKUMZOJNE NE ÇDO EKRAN TV E BODJUM KUVENDI E SHQUPI.
    PD+ LSI JANE BASHKUAR NE KOR PER TE HEDHUR BALT MBI QEVERIN E MAJT ME QELLIM QE TE PENGOJNE HAPJEN E NEGOCIATAVE ME BE DHE PENGIMIN E ZBATIMIT TE REFFORMES NE DEEJTESI.
    PASI SULMUAN S.TAHIRIN PA FAKTE,TASHME PO I TURREN MINISTRIT TE BRENDSHEM FATMIR XHAFA.QELLIMI DIHET.

    Reply to this comment
    • Corleone May 10, 17:01

      ZOTI ETHEM MIRE KE SHKRUAR…..PO TE MUNGON KRYESORJA
      .
      HIPOKRIZIA INFINIT E MIQVE TANE ME KOMIKUN DONALD LU TE PARIN..
      .
      ME SHUME NDEROJ NJE KOLONEL NAZISKIN QE TE VRISTE ME SINQERITET SE KETA DIPLLOMATE QE PO NA VRASIN ME KOBUREN E TYRE BERISHE

      .
      Nqs se Holliwood-I do bente nje film sipas skenarit te intervistave tuaja te para besoj se do ti fitonte te gjithe OSKARET (OSCAR) ne Academy Awards dhe kjo per merite te regjizoreve tane miq qe kane 25 vjet qe po tallin menderen me ate popull.

      Per tj’u lehtesuar “punen” keni dhe bocetin gati te filmit si me poshte:
      —————————
      IL PADRINO-THE GODFATHER OF VIQIDOL

      INTRODUZIONE

      I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit THE GODFATHER dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore nekolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre;.Mbasi regjizoret e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:

      Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
      Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
      Tom Hagen,…………..Lu Bashberisha .( robert duvall)
      ………..

      PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      -Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet
      -Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.
      -Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)

      -Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.

      -Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.
      -Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.
      Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.

      SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      -Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!
      -Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama.

      Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.

      – ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.

      – Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!
      – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi.

      Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

      -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm.

      Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

      -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

      -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen. Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar.

      Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në? Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.

      -Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.

      TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
      Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

      Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha.

      E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë

      ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

      -Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.

      – Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona.

      Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.

      – Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë. Një ditë më tha:

      Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.

      -Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua. Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.

      =Perfundimi
      Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.

      Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai te Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike “See No Evil “ qe duhet ti jepet fund duke dorzuar koken e Vito Corleones & sons

      Reply to this comment
  9. ERHEM May 10, 19:41

    CORLEONE….DAKORT.EDHE PER SB DHE PIKEN E DYTE.KETE EDHE UNE E ARGUMENTOJ EDHE ME FAJTIN:PER MASAKREN E 21 JANARIT QE SB E LB VRAN 4 VET NE BUKEVARD DHE ARVIZU I QYAJTI “BURR SHTETI”E “YLL NE NGJITJE..”
    DHE FAKTE TE TJERA:PSE LU TAKON HERA-HERES SB ?
    PSE SB QENDRON NE POLITIKE PER 28 VJET..? KA SHUME FAKTE QE KY VEND PO VUAN NGA ATO QE THONI JU…!

    Reply to this comment
  10. Vasil Shanto May 10, 20:01

    Bedri Islami ky enverist dhe katunar she njekohesisht ishte ne structurat e larta te LPK si ideolog dhe percues i enverizmit.Ky eshte i gdhendur keshtu dhe enverist ka me vdeke.Po ska Pike burrni me deklaru see kush eshte.Ky sherbetore pervers dhe i neveritshem i ripjelljes komuniste na tregoni pallavrat qe nuk i beson as Gramoz Ruci.I turpshem dhe i ulet enveristi Bedri Islami.

    Reply to this comment
  11. matjani May 10, 20:28

    Me emrin e Izetit poshte jane botu shkrime e mbishkrime ketu ne ket gazeten Dita. Mund te botohen tjera e tjera. Ama ne se Izetin e degjon njeri te flase ahere do kuptohet loja qe ai ka marre persiper te luaj. Kush e njeh nga afer Izetin e di mire se ai nuk lidh dot dy fjali bashke. Asgja e shkru ne emer te tij nuk asht e mendjes tij.

    Reply to this comment
    • ZOOGU I BURGAJETIT May 10, 21:58

      Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*