“Fjalët e fundit tim eti, që nuk iu ndodha dot pranë…”

July 6, 2016 08:55

“Fjalët e fundit tim eti, që nuk iu ndodha dot pranë…”

Nga Izet Haxhia

 

Në radhë të parë dua të falënderoj, të gjithë miqtë e mi, të njohur e të panjohur, për fjalët ngushëlluese që më dërguan për ndërrimin e jetës të Babës tim, ato fjalë e mesazhe tuajat ma lehtësuan sadopak dhembjen për humbjen e njeriut tim të dashur dhe dhimbjen po aq të madhe, të mospatjes mundësi të hedh një grusht me dhé tek banesa e tij e fundit dhe përjetshme. Më kujtohet si sot para 17 vjetësh kur më përcolli atë mëngjes korriku, për këtu ku jam sot, pas lotëve të nënës dhe merakut të saj si gjithë meraku i nënave, se kur do më shifte prapë, dhe pas fjalëve të mija, se do kthehem shpejt, m’u drejtua duke më thënë -mos u kthe, bëj çmos dhe mundohu të rrish andej.

Në sytë e Tij unë pashë një trishtim të thellë edhe pse mundohej ta fshihte me gëzimin që tregonte se unë po largohesha nga Tropoja që ishte kthyer në vendin e vrasjeve pas shpine e pabesirave të nxitura nga ‘baballarët’ e kombit në Tiranë. Si duket Ai e ndjente këtë ndarje të pakthim. Fëmija në jetë nuk ka shansin të zgjedhë prindërit, por unë e ndjej veten me shans që u linda e rrita me dy Prindër të tillë. Nuk na rriten as me fjalë dashurie apo përkëdhelje, por me virtyte dhe normat morale të shqiptarëve. Falë edhe profesionit fisnik të mësuesit që kishte Babai, gjithë përpjekja e tij ishte të mësonim dhe shkolloheshim. Por Babai ishte nga ata njerëz që nuk njifte gënjeshtrën, servilizmin, nënshtrimin dhe këto na i përcolli edhe neve. Por Ai ishte një njeri human, për shumë vite ai bëri në mënyrë vullnetare profesionin e munguar në fshatin tonë, atë të infermierit dhe dentistit, por i braktisi këto profesione, pasi padashur një bashkëfshatarit tonë i heq dhëmballën e shëndoshë. Ai ishte një nga ata komunistë që kur pa se partia të cilës ai i kishte besuar e milituar në të po devijonte dita ditës nga ajo që trumbetonte e propagandonte e braktisi me dëshirë atë parti, pamvarsisht pasojave që pati, duke u kthyer si bujk në fshat. Po ai nuk kishte turp të bënte asnjë lloj pune, sepse ishte një punëtor i madh dhe papërtuar. Ai nuk bëri kurrë diferencim te njerëzit, të deklasuar apo me parti, dera e tij ishte e hapur për të gjithë, pamvarsisht biografisë së mysafirit. Ai ishte njeri që nuk njifte frikën nga vdekja, në vitin 1975, ai shpëtoi jetën e 12 punëtorëve në tunelin e devijimit të lumit Drin në hidrocentralin e Fierzës të mbetur brenda e helmuar nga shpërthimi i gazit. U dekorua me dekoratë më të lartë të regjimit të kohës për këtë akt trimërie, por ai kurrë nuk u mburrej, apo t’i përmendte ato dekorata. Ai besonte në Zot, por fetë dhe partitë i quante si përçarëse të popullit.
Ai nuk dinte të përgojonte njeri dhe nxehej me ata që bënin një gjë të tillë, e thoshte atë që mendonte pa frikë e drejt në sy. Nuk dinte se çfarë është intriga apo prapaskena. Babai ka qenë një

Idriz Haxhia

Idriz Haxhia

shqiptar dhe njeri i mirë. Ëndrra e tij ishte të pinte kafe në çarshin e Gjakovës së lirë nga pushtuesit dhe falë luftës çlirimtare të UÇK dhe ndihmës së aleatëve, arriti ta bëjë realitet. Ai ishte njeri i vuajtur që na rriti neve nëntë vëllezërve e motrave me njëmijë mundime, duke u përpjekur të mos na mungonte asgjë që mund të gjendej atëherë. Ai e urrente politikën, dhe më këshilloi disa herë që të mos lija profesionin e mjekut për partitë.

Për shumë gjëra nuk të dëgjova Baba, se më dukej vetja i mençur e nuk na linte euforia e ‘demokracisë’ që po sillnim po që nuk erdhi kurrë, ashtu siç më thoshe gjithmonë, që nuk sjellin demokraci komunistët e flaktë që u kthyen në demokratë brenda 24 orëve.

Ti ishe njeri besnik sepse thoje gjithmonë që as partia, as skuadra e futbollit që je tifoz, nuk ndërrohen. Kam shumë gjëra për të treguar për Ty o njeri i mirë, shumë kujtime, por ato do jenë gjithmonë në mendjen e zemrën time.

Ti ike pa më dhënë mundësinë të mbaja fjalën që u kisha dhënë Ty dhe nënës, që do t’ju takoj sa të jeni gjallë në këtë botë. Të më falësh Baba se unë nuk e mbajta fjalën, Jo se nuk doja apo nuk më kishte marrë malli -Jo Baba, më kishte marrë malli shumë, nuk arrita ta them asnjëherë, sepse Ty nuk të pëlqenin fjalë që shprehnin dobësi qoftë kjo edhe fjala Mall, nuk e mbajta fjalën sepse nuk më lanë ‘baballarët’ e kombit në Tiranë. Ata më donin dhe më duan, ose të vdekur ose nën pranga, Baba, sepse sipas tyre unë jam e keqja e këtij vendi, vrasësi, hajduti, grabitësi, tradhtari, i pabesi, antishteti, ndërsa ata janë shpëtimtarët tanë e të popullit, janë të drejtë si Hazreti Omer, janë të ndershëm e humanë si Nënë Tereza, janë atdhetarë të pashoq që nuk lëshojnë as një pëllëmbë det apo tokë tek të huajt. Janë aq të varfër e modestë sa jetojnë në shtëpi më të këqija se ajo ku ti dhe frymën e fundit, Baba.

Por unë nuk do t’u uroja këtyre ‘baballarëve’ të kombit, që fëmijët e tyre të mos kishin mundësi ashtu sikur unë, që të mos u hidhnin atyre një grusht me dhe tek varri dy metra që i pret ata dhe të gjithë neve që marrim frymë.

Të qoftë i lehtë dheu, Baba, dhe hallall çdo gjë që ke bërë për mua.

 

*****

*Ish truproja i presidentit Berisha, Izet Haxhia, ka marrë para dy ditësh lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të të atit.  Në pamundësi të pranisë së tij për ta përcjellë në banesën e fundit Idriz Haxhinë, Izeti ka shkruar këto rreshta mjaft domethënëse.  I shprehim familjes Haxhia ngushëllimet më të sinqerta të Dita-s për këtë humbje

July 6, 2016 08:55
Komento

31 Komente

  1. il mediterraneo July 6, 09:21

    Ngushellime Izet ! Tju kete lene uraten dhe te rroni vete !

    Reply to this comment
  2. demo July 6, 10:21

    Ngushellime Izetit dhe familjes per humbjen e babes.

    Reply to this comment
  3. miri July 6, 11:00

    NGUSHELLIMET TE RRONI VET, ME VJEN KEQ QE SISHE PRAN TI IPJE LATUMIREN E FUNDIT BABES TEND.

    Reply to this comment
  4. Fatos Xhepexhiu July 6, 11:11

    Ngushellimet me te sinqerta perndarjen nga jeta te babait tuaj Izet.Dhimbja juaj eshte e madhe por edhe krenarine te tille duhet ta kesh ashtu sic besoj po aq te madhe e kishte babai juaj per ty dhe vellezerit tuaj…………i lehte i qofte dheu!

    Reply to this comment
  5. Fatos Xhepexhiu July 6, 11:13

    Ngushellimet me te sinqerta per ndarjen nga jeta te babait tuaj Izet.Dhimbja juaj eshte e madhe por edhe krenarine te tille duhet ta kesh ashtu sic besoj po aq te madhe e kishte babai juaj per ty dhe vellezerit tuaj…………i lehte i qofte dheu!

    Reply to this comment
  6. Bayoneta July 6, 11:42

    Ngushellimet e mia Izet Djali,ty dhe familjes tende ne keto dite te veshtira per ty qe je ne dhe te huaj.I qofte dheu i bute Babes tuaj dhe te rroni vete.Mbaje veten dhe shpresoj nje dite se shpejti te kthehesh ne shtepine tende dhe te vizitosh vendin qe do prehet Babai yt.Ngushellime te sinqerta nga zemra e nje emigranti.

    Reply to this comment
    • skifteri July 6, 15:17

      I nderuar IZET HAXHIA ! Ju shprehim ngushllimet tona për ndarjen nga jeta të babajtë tuaj të nderuar ,njeriu i dashur i zemrës tuajë.Ai la një emër të mirë ,shembullor në familje ,shoqëri e kudo.,njeri me tradita të larta bese,trimërie ,bujarie , burrë zakoni dhe fisnike i malësisë shqiptare të gjakovës..Emri i tijë do të ndriçoi kudo në kujtesën e njerzve të dashur ,të brezave të ardhshëm të familjes HAXHIA .I pa harruar qoftë kujtimi i tijë përgjithmonë.Respekte për qëndresën tënde për zbardhjen e denancimeve të krimeve të kryekriminelit S.Berisha kundër atdheut e kombit shqiptar .Jeni largë atdheut ,por Atëdheun, NJERZIT e ndershëm e ke me vehte ,DO TË VJERË SHUMË SHPEJTË KOHA që kriminelët do marrin dënimin që meritojmë .dhe ti do jeshë i lirë në atëdheun tëndë ,Lule do veshë mbi varrin e babajtë.tuajë.I pa harruar qoftë kujtimi i tijë përgjithmon.
      ****Izet Haxhia ! ,,mos harro se nuk je i vetëm në dramën tuaj por ka me qindra shqiptarë ,azilantë pa dokumenta që vuajnë sot për bukën e gojës nëpër botë. Shqiptar që u braktisën nga kjo klasë kriminale e majmur me pasuri kombëtare ,prrallore të vjedhur nga këta njerëz të degjeneruar moralisht e politikikshtë , kjo klasë kriminale 25 vjeçare që sundoi në këtë vendë .SOT ka shumë shqiptar që nuk kanë marrë pjesë në gëzime familiare ,por dhe nuk kanë hedhur një dorë dhe prinërve tyre .Me shumë respekt vetëm një nga shumë adhurues .Zoti ju dhashtë forcë të ralizoni ëndrrat tuaja.Dashuria është të ndjekësh rrugën e zemrës .Ndiqni dashurinë e fisnikrinë e babajtë tuajë të pastërt si kristali.****************************************

      Reply to this comment
  7. Behxheti nga Gjakova July 6, 12:11

    Ngushllime familjes Haxhia. Rrnofshi e e kujtofshi.
    Njeriu nuk vdes kurre perderisa permendet per vepra te mira dhe lene pas trashegimtare te ndershem e dinjitoz.
    Meqenese Izeti ne kete dhembje shpiterore eshte ne nje situate te veqant,si fjale ngushllimi desha me i thene: mbahu burre se ne mergim nuk te coi faqja e zeze por faqezite qe e shkaterruan Shqiperine.

    Reply to this comment
  8. Mark uk July 6, 15:02

    Se pari i qoft i leht dheu qe e mbon.Nuk e di pse i jepni kaq rendesi per nje njeri si te gjith te tjert.Sa te tjerve u ka ndodhur e njejta gja.

    Reply to this comment
    • I ri July 6, 20:03

      Po të jesh gomar e fanatik nuk mund ta kuptosh këtë.Ngushëllime të sinqerta Izet,,mbaj në shpirt e zëmër vlerat që atë e karakterizonin,si amanet sublim.Urojmë kohë më të mira për ty e familjen tënde.Murtaja nuk ka për të zgjatur shumë,,!

      Reply to this comment
    • Mark ujku..jo dasem ne mort or vampir July 6, 21:12

      nje mesazh per komentuesin Mark Ujk

      Sa here qe tek gazeten Dita shkruan Izet Haxhia ju keni thene fjalet me te keqia dhe te pakten sot duhet te heshtnin por kjo tregon djallezine tuaj satanike si qen I saliqenit

      Ne malsi te madhe ka nje shprehje:

      “”Mos bej dasem kur komshija ka mort”” qe do te thote se Izet Haxhian nuk ka nevoje per ngushellimin e hasmit qe po e ben feste kete hidherim.

      Mbasi po pyet e “”eshte njeri si te gjith te tjert” po te spjegoj se Izet Haxhi eshte shqiptari i vetem dhe me trim qe po PO E THOTE TROC

      SALI BERISHA ESHTE KLLONIM I SHERBIMEVE SEKRETE UDB-CIA (seksioni ballkanit)

      Por eshte e habiteshme qe mazhoranca shqiptare por dhe dipllomate euro-atllantike kane anashkaluar deklaratat dhe fakte te vertetuara se berisha eshte..MONSTER-TRADHETAR-KRIMINEL DHE MANIAK PUSHTETI

      ndiqni menxyren kombetare qe thote Izeti ku dhe “miqte tane ” e kane me te “futme” saliqenin e tyre per cerekshekulli
      Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët me lobin e tyre ne Amerike Sali Berishën në pushtet në ‘92

      Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

      Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, .

      Ngushellime zoti IZET..t’ju kete lene uraten dhe te behesh me i forti si Trim i Jutbines per te mposhtur bajlozin e lugut te si te tropojes metastazat kanceroze te tij per fat te keq shkojen lart deri ne ushangtin dhe bruksel

      Reply to this comment
  9. Illo July 6, 15:10

    Ngushullime , per humbjen e Babait ! Jo kushdo mund te shkruaj si Izeti . Eshte njeri me ndjenje dhe talent . Di ta thote drejtperdrejt ate , qe mendon dhe kryesisht ate qe ndjen . Babai paska qene mesus dhe njeri me cilesi humane te spikatura . Nje familje malesore e tradites shqiptare . Izeti I shkolluar dhe I talentuar . Nga kjo proze mesojme shume , por te mos largohemi nga casti solmn I ngushllimeve : Qofte I pa harruar , ky malesor I kulturuar , fisnik dhe I ditur ! I. Foto

    Reply to this comment
  10. Kariz Matik July 6, 15:57

    Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e babait tend Izet. I qofte dheu i lehte dhe iu prefte shpirti ne paqe. Mbahu i forte!

    Reply to this comment
  11. Nazim July 6, 16:10

    Ngushellime Izet! E bej gajret qe nuk munde me ju gjet prane shtratit babes tend. Kane ardhur kohe te keqija per Shqiperine dhe shqipetaret mor bir.

    I lehte i qofte dheu, and i pushofte shpirti ne paqe babes tend te mire!

    Reply to this comment
  12. R..I.P ...YOUR FATHER July 6, 16:22

    fillimisht i lehte qofte dheu per babain tuaj …eshte njerzore dhimbja ne te tilla raste biles edhe per hasmin.

    e di qe ne raste hidherimesh nuk eshte i keshillueshem debati por me lejoni i nderuar Izet te quajme se po pime kafen e mortit me ju.

    komentshkruesi ne vitet 1975 -1979 ka punuar ne hidrocentralin e Fierzes dhe e njoh ne menyre te lavderueshme Tropojen.

    Kam nje histori teper prekese me vdekjen e babait tim ne dhjetor 1977 ne nje kohe qe gjendesha ne qytetin e Bajram Currit me vjen lajmi se kishte vdekur im ate dhe per fat te keq Qafa e malit ishte bllokuar megjithate u nisa.Ngelem pa hyre ne Fush-arrez mbi 200 makina ishin te bllokuara.Jo vetem qe nuk kapa varrimin por arrita me 48 ore vonese dhe njerzit po qanin jo vetem per tim ate por dhe per mua qe nuk dihej fati per dy dite.
    E tregova kete histori se ka dhe me keq..
    …………………
    Duke qene se I nderuari Izet ka dhene disa pershkrime si familje paksa e persekutuar nga pushteti popullor ( apo regjimi si e quan Izeti) doja ta kundershtoja si me poshte:

    Nuk ka patur krahine ne Shqiperi qe nuk ka patur nje zhvillim me kaq progression gjeometrik se sa tropoja

    Nuk ka patur krahine ne Shqiperi me student ne universitet per fryme te popullsise se sa tropoja

    Nuk ka patur krahine ne Shqiperi te punsuar ne ministrite dhe organet e shtypit ne Tirane per fryme te popullsise se sa tropoja.

    Nuk ka patur krahine ne shqiperi qe te respektohej deri ne delir enver hoxha se sa ne Tropoje biles me shume se Jezusi me Muhametin bashke
    …………………
    Por nuk ka krahine ne bote per te gjitha kohrat qe enverin nga profet te tyre..keto tropojane u bene kanibalet me te medhenj me ate system (apo regjim) qe keto njerez I nxorri nga mesjeta
    ……………….
    Sot kur shikoj qe zoti Izet nuk guxon te shkoje te varrimi babait te tij per aresye se bajlozi I zi saleh berishaj I ka zene rrugen nuk ka fjale ta pershkruaj..sidomos kur djalli I tij shekrdhen berisha po eshtyp ate vend me bolet e tij

    Sot kur shikoj qe zoti Izet nuk guxon te shkoje te varrimi babait te tij per aresye se bajlozi I zi saleh berishaj I ka zene rrugen dhe ka akoma dipllomate amerikane dhe europjane qe besojne te mashtrimi criminal qe Sali qeni hodhi komunizmin..atehere duhet ta ngushellojme dy here Izet:

    edhe per babane ndjere Idriz Haxhia…por dhe per nenen e kam fjalen per NENEN SHQIPERI qe na ka lene shendene me kohe te pakten qe ne 2 prill 1991 kur banda e tropjes me ca elezbibera azem hajdare qe e nxine ate vend qe as serbi nuk do guxonte ta mendonte ne vitet 80-90..

    i lehte qofte dheu jo vetem per babain e Izetin por dhe per memedheun e tij

    Reply to this comment
  13. Niku July 6, 17:34

    Ngushellime per vdekjen e babait Izet! I qofte dheu I lehte!

    Reply to this comment
  14. populli i thjeshte July 6, 18:19

    Te rroni e ta kujtoni babane Izet. Mos u ligeshto se kohe me te mira per ty do te vine. Koha eshte ilaci i te gjithave.

    Reply to this comment
  15. dag July 6, 19:12

    mark uk….me mire mos fol, ne qoftese je njeri.

    Reply to this comment
  16. Isaboletini July 6, 21:43

    Mark uk=Mark m.t ,ne raste vdekje njeriu ben ngushellime dhe jo ironi.por komentet e tua nuk kane lidhje me njeriun.edhe pse nuk e njoh Izetin personalisht i shpreh ngushellimet me te sinqerta atij dhe familjes tij,te rroni dhe ta kujtoni babane tuaj.

    Reply to this comment
  17. amerikani July 6, 23:24

    Izet Haxhia. Zoti ju lasht shnosh. Babes i qofte i lehte dheu. R.I.P

    Reply to this comment
  18. coli July 7, 00:44

    Ngushellime familjes Haxhia. Izet babai tu kete lene uraten juve dhe gjithe pjestareve te familjes zoti ta ndjeje.

    Reply to this comment
  19. Mark uk July 7, 08:06

    Isa bole-tini:Une i shpreha ngushellimet te ndierit si fillim.Une ka shkruar pse te shkruhet ne gazet per nje person qe nuk eshte person publik,po nje njeri i thjesht si te gjith te tjert.E dyta pse fyen,nuk ju kam fyer.Prandaj m.t tu baft ai qe ju vesh rrobet o turku i ndyre.

    Reply to this comment
    • MOS LEJONI KOMENTE FYESE TE MU-KIT NE RASTE MORTORE July 7, 17:31

      ju komentuesi M.U. dukesh qe ke probleme mentale.Dikur ne raste morti budallenjte (te cmendurt,te papergjegjeshmit) mbylleshin ne ambjent te vecante perkohesisht dhe ruheshin nga nje i caktuar nga i pari fisit.deri sa te te mbaronte ceremonia mortore

      Keshtu mendoj se eshte gabimi i gazetes Dita qe te jep hapsire te komentosh 5-6 here qe ne fakt jane diarre.Te pakten ne kete artikull moderatori duhet te te censuronte keto komente provokative dhe antihumane.

      Ti je aq idiot funksional qe ne nje fare menyre provokon kaq shemtueshem sepse edhe mos qofte Izet Haxhia person publik eshte bashkpuntor me shume rendesi i kesaj gazete dhe nuk do ta marri leje nje morracaku si puna jote qe pretendon se eshte ne UK dhe mund te jete ndonje roje te ndonje zyre e Visho Ajazit dhe pse jo ndonje truproje e shkerdhen berishes.

      respekt per Izetin, I LEHTE QOFTE DHEU PER TE NDJERIN

      Reply to this comment
  20. Mark uk July 7, 08:23

    replik me nje te pa emer:Pse nuk e veni emrin kur ju replikon me emer me diken.Nuk jeni pa emer,ndoshta nuk dini si jua quajn babajn e kjo nuk eshte faji juaj.Mbasi keni te dhena te sigurta per Berishen,jep urdher per arrestimin e tij,ose rruaj .ythen,sic ja kan rruar edhe te tjert.Shko more .ar se po me kujton Don Kishotin me mullinjet e eres.Po pse nuk e arreston ridhjerja Berishen dhe te tjert qe sipas jush e nje vrasesi si Izeti qe rrini duke lehur si qen qe dikush padrejtsisht e dhunon.Her tjeter shkruej me emer o shoku sekretar i fshatit me tre universitete hahaha.

    Reply to this comment
  21. Adriatico xhafa July 7, 11:17

    Ngushullime izet me respekt personalisht per Juve ti je sot nji person Publik che meritin respekt babài mi la lene irata me te mira me respekt se je duale trim a.xhafa hamburg

    Reply to this comment
  22. Ded Martini July 7, 16:53

    ti a kie dhimje te stormakut apo mesimet e babes te bajn me viell -kaq shpesh.

    Reply to this comment
  23. Keqa Mitrovic July 7, 20:13

    Ngushellimet e mete sinqerta per humbjen e babit Tand qofte dheu i let Nga une me gjitha Familien nga Drenica

    Reply to this comment
  24. demo July 7, 20:56

    Idioti Mark mut,shenon pranine e tij te kudondodhur.

    Reply to this comment
  25. Atros July 8, 00:01

    Dhe une humba te dy prinderit ,babain dhe nenen
    As une nuk u ndodha aty per te hedhur te pakten
    nje gusht dhe sepse ti Izet dhe ata si ti qe moret poste
    vrate,prete,shkaterruat gjithçka duke na e bere jeten
    ferr.Me gomone jam larguar nga Shqiperia,me gomone duke vene ne rrezik jeten e femijeve te mi.Dhe kam ikur shume larg Shqiperise sepse ti Izet me shoke na e shkaterruat jeten

    Tashme je penduar por eshte shume vone Izet sepse une dhe shume si une humben njerezit me te dashur ,
    Dhe nuk ishte si ne kohen tende me internet,skype e telefon gjithe diten……nuk e patem kete luks as zerin tjua degjonim,……….

    Tashme je penduar por per mua eshte shume vone
    Ndaj keqardhja per ty eshte baraz me ZERO

    Askujt nuk ja uroj te keqen por e keqja jote eshte shume here me e vogel se e keqja ime ……ndaj keqardhja per ty eshte ZERO

    Reply to this comment
  26. Mark uk July 8, 08:45

    demo:Fyerja eshte fundi i logjikes,pra ju e keni arritur fundin e logjikes.E din ate fjalen e urte te popullit se i shari te shane.Me vjen keq qe keni rene kaq posht o turkushak,se ata kan llogjiken tuaj,apo je nje turk shqipfoles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?