I lidhur me kontrabandën me Serbinë dhe bombën te VEFA. Kush është IL MULLETI, shqiptari i skandalit të Panamasë

April 4, 2016 20:29

I lidhur me kontrabandën me Serbinë dhe bombën te VEFA. Kush është IL MULLETI, shqiptari i skandalit të Panamasë

Izet Haxhia thotë se Ismail Mulleti, i cili thërritej “Il Mulleti”, ka bërë kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë, gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë, ndërsa vëllai i tij “së bashku me Anton Gjergjin janë dy personat që vunë bombën tek VEFA me dijeninë dhe urdhrin e SHIK-ut”.

“Po lexoja lajmet mbi skandalin financiar të “Panama Papers” dhe më bëri përshtypje një emër i njohur për mua, por edhe për politikanët e PD-së, që nga vitet e sundimit të parë 92-97.

E kam fjalën për Ismail Mulletin apo siç thërritet ndryshe “Il Mulleti”. Ky person ka qenë një mik i ngushtë i Tritan shehut dhe më vonë i Berishës… Në kohën e kontrabandës së naftës me Serbinë gjatë luftës së Bosnjës, ka luajtur rol kyç në këtë kontrabandë duke qenë ortaku i Tritan Shehut në firmën e PD “Shqiponja” që ka qenë përgjegjëse dhe ka kryer këtë kontrabandë me bekimin dhe dijeninë e vetë marshallit…

Dua të shtoj se vëllai i “Il Mulletit” së bashku me Anton Gjergjin janë dy personat që vunë bombën tek VEFA me dijeninë dhe urdhrin e SHIK-ut. Të bën përshtypje fakti që ky person ka fituar tenderin e ngjyrosjes së karburanteve, vetëm pak ditë para se marshalli t’ia dorëzonte pushtetin të kuqve siç i quan ai, dhe për çudi, këta të kuqtë e ‘ndershëm’ që erdhën në pushtet me premtimin se do të luftonin korrupsionin dhe anulonin të gjitha aferat dhe tenderët korruptive të qeverisë së mëparshme, vazhdojnë të shijojnë paratë që vijnë nga këto tendera korruptivë, duke i shtuar edhe të tjerë… – shkruan Haxhia.

Kjo është dëshmia e dytë e tij lidhur me Mulletin dhe Anton Gjergjin.

Në një nga intervistat e tij në DITA në 16 shtator 2014 (klikoni KËTU) Haxhia thotë ndër të tjera:

“Nëse e mbani mend bombën tek VEFA. U akuzua një e ashtuquajtura “Hakmarrja për Drejtësi”. Që të dy gjërat për të cilat janë akuzuar, s’i kanë bërë, bombën tek VEFA dhe vrasjen e Bujar Kaloshit.

Atë ditë që ka shpërthy bomba tek VEFA kam qenë në zyrën e Agim Shehut. Kemi shku që të dy në vendngjarje. Berisha ka qenë në Dajt. Shkoi dhe e mori helikopteri dhe e çoi në Presidencë. I thashë kështu-kështu dhe ai e priti shumë qetë, “E di, e di”, më tha. Pas rreth 3-4 ditësh një miku im i komisariatit numër 3, polic i vjetër dhe profesionist më dha informacionin se bombën tek VEFA e ka vu, vëllai i Il Mulletit. Vëllai Il Mulletit ka qenë bashkëpronar i firmës Shqiponja, ortak me Tritan Shehin, me Anton Gjergjin.

Historia e Anton Gjergjit është interesante. Ai, një djalë nga Puka, ka qenë shoqërues i Nexhmije Hoxhës. Ka qenë një njeri shumë i pregatitur por ka qenë edhe një killer shumë gjakftohtë. 

Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë.

Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK…”

Dita

April 4, 2016 20:29
Komento

14 Komente

  1. MH April 5, 01:00

    Izet Haxhia nji pasure e thelle kombetare.Celesi i vertet i Arianes.Mbeshtetu popull ne rrefimet e kesaj pasurie te pafund qe po deklason te gjithe bemat e termit demokraci alla Berisha:Bashkevuajtes po vellezer.Vllezer po sejcilit pishtolen mbas shpindet.

    Reply to this comment
  2. Bravo Izet April 5, 02:37

    Bravo IZET besoj se kontributi yt do te jete I mjaftueshem per tu bere idhulli i te gjith Popullit Shqipetar dhe per ti dhene mesimin e duhur plakut te cmedur berishovicit dhe horrave te tije qe vashdojne te kene akoma paprekshmeri

    Reply to this comment
  3. Shahisti April 5, 03:27

    O Izet, ti mer qerrata njef edhe bythen e dreqit. Kot po te pyes une, nje fare Piçakar Karabytha a e ke njof mer ti. Gjithe diten rrinte aty ke Partia Demokratike dhe se per cfare i lutej Sales gjithmone, por asnje here nuk u mor vesh se cfare dreqin donte. Ti patjeter duhet ta dish. A na sqaron pak po deshe ne episodin tjeter? Te lutem dhe faleminderit shume paraprakisht se po na sqaron vazhdimisht.

    Reply to this comment
    • Kosta April 5, 18:03

      ….Izeti ishte afer Brishes deri sa Ai u be Presidente….ne ate kohe Izetin e larguan ne Garden ge grupin e shoqerimit por edhe te mesonte te shkruante……..edhe ne kohen qe ruante Berishen, gjeja e sakte qe Izeti e di, jane vetem zhurmat qe bente Berisha kur hynte n banje sepse roja e kishte detyre te rrinte tek dera e banjos……per kete, pyeteni dh besojeni cfar do tju thote…..te tjerat…varjani……

      Reply to this comment
      • Shahisti April 6, 02:48

        E mer Kosta, kete qe thua ti Izeti e ka lene per puntaten tjeter se e di qe ka shume qe interesohen edhe per zhurmat qe bente Berisha ne banjo qe ta nxjerrin edhe me kriminel. Pas kesaj do ta cojne ceshtjen ne Gjykaten e Hages.

        Reply to this comment
  4. Fani April 5, 05:49

    Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, lopeve, viçave, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone t’i kete bere kto. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i byrose politike te KQ te PKSH. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun in Serbise. Turma jone eshte me e qyteteruara, me paqesorja, pruresja e perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone.

    Reply to this comment
  5. Arben April 5, 06:46

    NUK KENI PARE GJE AKOMA,

    KA EDHE EMRA TE TJERE.

    Reply to this comment
  6. Berlin April 5, 08:29

    Po ja fusin te gjitha te vdekurit qe nuk flet dot !!!!

    Reply to this comment
  7. spata April 5, 08:41

    Me kete fare te shperfytyruar kurr nuk ka per tu bere Shqiperia .Edhe po ti pritet koka Tenjes kulishet ,qe jane te shumte ,do te vazhdojne te njejten gje .

    Reply to this comment
  8. Moza April 5, 14:56

    Nuk kemi degjuar per kete monstren Anton Gjergji,se te tjeret kane shkuar ne ate bote.Mund te na thoni ndonje gje?
    Sa per krimet e pislleqet dihet qe ne krye eshte Saliu.

    Reply to this comment
  9. Iliri April 5, 16:55

    Izet Haxhia po konsumohet shum duke shkru enderrat e Fatos Klosit.

    Reply to this comment
  10. DRENICAKU April 5, 17:24

    Izet Haxhiu nuk e di sa je i vertet ne kto qfar thua perderi sa je ne nje shtet anti shqiptar siq eshte turkmuti.
    Pse nuk shkon en Amerik dhe nga atje ta bombardosh Sali vrasesin serik te shqiptarve ?

    Reply to this comment
  11. shitsi i bulmetit April 5, 17:28

    O Moza.
    Antoni ka shkuar me te shumtit. Ligji nr 1 i mafias ne bote eshte eliminimi i atij qe ka eliminuar te tjeret.
    Ketij ligji i ka shpetuar Izeti qe po tregon cdo dite se cfare ka urdheruar krimineli Berishovic.
    Respekt Izet e ta ndegjofsha zanin e mire.

    Reply to this comment
  12. Arben April 6, 06:33

    JANE PARATE E POPULLI SHQIPETAR, QE KA VJEDHUR SALI BISHA.

    EDI RAMA I KA NE GUATEMALE, MATANE KUFIRIT TE PANAMASE, DHE DOSJES SE TIJ I VJEN RRADHA VITIN TJETER.

    I BEJ THIRRJE POPULLIT SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, QE TI PAGUAJE RREGULLISHT TAKSAT, TA MBUSHI MIRE EDI LLOGARINE E PANAMASE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim