Izet Haxhia: Ju rrëfej Gazideden e Saliut

July 22, 2015 15:21

Izet Haxhia: Ju rrëfej Gazideden e Saliut

Izet Haxhia, ish-truproja e Berishës në vitet ‘90, kundërshton dhe hedh poshtë pohimet e Bujar Ramës për veprimtarinë e SHIK-ut dhe të shefit të tij Bashkim Gazidede.

Pse Gazidede nuk ka vepruar me ndërshmëri dhe cilat janë krimet më të mëdha që ai ka bërë me urdhër të Berishës.

Kush ishte përgjegjës për operacionet në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë dhe pse nuk është ndëshkuar edhe sot e kësaj dite.

Një krahasimi i dyshes Berisha-Gazidede me Stalinin dhe Berian dhe dallimi midis tyre…

 

– Zoti Haxhia, besoj se kini ndjekur një intervistë që ka dhënë Bujar Rama, ish-zv/shef i SHIK-ut, ne kohën e Gazidedes. Çfarë përshtypje ju la ajo intervistë?

– Një përshtypje të hidhur. U zhgënjeva plotësisht. Pas kaq vitesh, ish-zëvendësi i Gazidedes kishte rastin të fliste me zemër në dorë dhe të kërkonte ndjesë për shumë gjëra të gabuara dhe krime të asaj kohe…

– Ai flet se Gazidede ishte burrë i ndershëm dhe se gabimet i ka bërë padashje, domethënë nga dezinformimet e vartësve…

– Nuk e di për çfarë ndershmërie të Gazidedes e ka fjalën Bujar Rama. Për anën materiale apo për çështje femrash? Ndershmëria është një fjalë e madhe që mban brenda vetes shumë gjëra. Sepse unë mund të pyes: A ka pandershmëri më të madhe se të jepet një detyre sa delikate dhe aq e rëndësishme për integritetin e një vendi, siç është detyra e shefit të shërbimit sekret të një vendi, dhe ti e kthen atë shërbim në një polici politike të shefit tënd Berisha e partisë që përfaqëson që në atë kohë ishte PD?

Për shembull, për çfarë ndershmërie të ish shefit të tij na flet ky Bujari kur me urdhër të tij janë torturuar e burgosur njerëz të thjeshtë e deri gazetarë apo politikanë, vetëm sepse ishin kundërshtarë të partisë së tij. Si mund të flitet për ndershmëri të Gazidedes kur ai i shërbente shërbimeve sekrete qe ishin armiq të Shqipërisë si atij maqedonas e atij serb…

Fatkeqësisht kjo është e vërtetëKur na paska qenë kaq i ndershëm Gazidede përse nuk ndaloi kontrabandën e naftës për në Malin e Zi e Serbi, por nën mbikëqyrjen e tij dhe të shërbimit të tij kryhej kjo kontrabandë që ishte aorta ushqyese e makinës vrasëse të Millosheviçit. Si ta quajmë këtë akt të tij: kombëtar apo antikombëtar? Pa folur pastaj për vrasjet e qytetarëve të shtetit tënd përse u ngritën në revoltë kundër shefit tënd diktator…

– Bujari thotë në intervistën e itij se e ka kundërshtuar operacionin në jug të vendit. Sa e vërtetë mendoni se është kjo që thotë ai?

– Gënjen dhe mashtron gjithë opinionin. Na thënka tani pas 20 vjetësh që ka kundërshtuar operacionin në jug për vrasjen e 9 qytetarëve apo bashkëqytetarëve të tij nga forcat që komandoheshin prej tij në Përmet. Ky Bujari harron që ka qenë komandant i operacionit për zonën e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Ersekës. Në fakt, ai tani duhej të ishte në burg si urdhërues i kësaj masakre, por falë amnistisë që nxorën politikanët tanë të “ndershëm e patriotë” të të dyja palëve, ai doli pa lagur si shumë të tjerë.

– Atëherë ishte kohë rebelimi dhe siç e the, është bërë një amnisti. Mirëpo a ka gjëra që i implikojnë SHIK-un dhe drejtuesit e tij të asaj kohe?

Izet Haxhia

Izet Haxhia

– Ka sa të duash. Nuk e di se çfarë kupton me ndershmëri Bujari, por a e ndjen ai veten përgjegjës për vrasjen në tortura të Remzi Hoxhës dhe hedhjen në det të trupit të tij të pajetë? Apo për burgosjen e shumë atdhetarëve shqiptarë nga Kosova me urdhër të shefit të tij? Duhet ta dijë mirë Bujari për këto arrestime, sepse ka qenë nënkryetar i SHIK-ut, përgjegjës për kundërzbulimin e zbulimin me jashtë dhe për veprimtarinë agjenturore të të huajve e agjenturave të tyre. Për shembull, a ka pasë dijeni Bujari për kampet e stërvitjes në Dajt të rekrutëve të SHIK-ut që do përdoreshin për të kryer akte terroriste e vrasje në jug të vendit në pranverën e 97-s? Po për anijen e SHIK-ut që ishte marrë në emër të një biznesmeni nga agjencia kombëtare e privatizimit e që përdorej për kontrabandën e të gjitha llojeve për të siguruar të ardhura për shefin e tij? Për çfarë ndershmërie e ke fjalën, o Bujar? Për atë që organi që drejtonit u kthye në një gestapo politike që ndiqte çdo kundërshtar të sulltan Saliut edhe brenda partisë së tij?…

– Mirëpo a kishte dijeni Gazidede për veprimet e mbrapshta që bënte SHIK?

– Natyrisht që kishte. Gazidede kishte dijeni për çdo gjë që i interesonte. Ai biles dinte edhe sa lekë ka harxhuar shoferi i Agron Musarajt në ditëlindjen e vajzës dhe këtë ia raportonte Berishës. E të besosh pastaj se ai nuk ka pasur dijeni se e “gënjejnë apo nuk e gënjejnë vartësit e tij besnikë” të zgjedhur jo sipas aftësisë, por sipas besnikërisë ndaj partisë.

– Bujar Rama thotë gjithashtu se është dezinformuar nga vartësit, pasi ishte besimtar dhe besonte shumë. Sa e besueshme është kjo?

– Aspak e besueshme. Të jesh një mysliman që fal pesë vaktet e namazit nuk do të thotë që je i ndershëm apo i përkryer. Unë po i them Bujar Ramës: mos harro o Bujar se edhe pjesëtarët e grupeve më të egra terroriste që vrasin njerëz të pafajshëm, falin namazin, po kjo nuk do të thotë që ata janë myslimanë të ndershëm, përkundrazi ata nuk kanë të bëjnë fare me fenë islame, vetëm se mundohen ta përdorin si maskë atë, siç e përdorte edhe shefi yt Gazidede që, sipas teje, na del të jetë një melek që i mungonin vetëm krahët për të fluturuar. Por më lejoni të shtoj edhe diçka: Gazidede ka edhe “meritën” që ka filluar ndër të parët përdorimin e fesë islame për të mbuluar veprimet e tij terroriste në dëm të qytetarëve të vendit të vet pa asnjë dallim feje. Në këtë drejtim, ka qenë edhe më i shpejtë se AL KAİDA apo İSİS,të cilat nuk kanë pasë filluar akoma veprimtarinë e tyre kur e ka pasë filluar “myslimani i ndershëm” Gazidede..

– A keni asistuar Izet, ndonjëherë, kur janë takuar Berisha me Gazideden në vitin 97?

– Jo, nuk kam asistuar asnjëherë as në 97, as në 92 në ndonjë takim të Berishës me Gazideden. Vetëm se njëherë, kur i kam treguar të dhënat që më kishte dhënë një polic krimesh në lidhje me bombën tek Vefa dhe autorët e saj. Megjithatë, e shifja Gazideden të paktën tre herë në ditë që vinte e raportonte tek Berisha, asnjëherë as nuk kam patur ndonjë përshëndetje e lere të kem biseduar me të. Nuk dua ta nxjerr veten edhe unë si të persekutuar të regjimit të Berishës, por po ju tregoj vetëm një gjë që më ka pasë treguar një miku im i ndjerë, Teodor Keko. Po pinim kafe tek kafe Evropa një ditë e më tha që ki kujdes se të ndjekin në çdo hap agjentët e Gazidedes. Duke ditur antipatinë e Teodorit për Gazideden, i thashë me të qeshur që më duket se do të më fusësh që të shkoj e ta rraf Gazideden, se ti e din që unë nuk ua përtoj këtyre të partisë time, se pala tjetër është kollaj t’i rrafësh…

– Sadoqë i vonuar, ky është një rrëfim i një nëpunësi të lartë të SHIK-ut. A mund ta konsiderojmë këtë edhe një lloj ndjese?

Nuk shikoj ndonjë ndjesë. Bujari në radhë të parë duhet të kërkojë ndjesë për masakrën e Përmetit dhe të shkojë përpara drejtësisë për këtë masakër se është urdhëruesi i saj. Pastaj të pranojë krimet shtetërore që ka kryer SHIK-u njëlloj si Sigurimi famëkeq i Shtetit. Të kërkojë ndjesë për veprimtarinë antikombëtare të shërbimit ku ai ka qenë drejtues bashkë me Gazideden. Të kërkojë ndjesë që kanë rrahur, torturuar, burgosur kundërshtarët politikë. Më tej, t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që një organ jetik kushtetues e të pavarur, siç është shërbimi sekret, e kthyen në një vegël qorre e persekutimi të partisë së tij e shefit të tij të madh, Berishë. Këto gjëra të mbrapshta bënë që gjithë qytetarët shqiptarë ta urrenin SHIK-un, ashtu siç urrenin armën e “dashur” të partisë së parë të Berishës, Sigurimin e Shtetit…

– Ju, Izet, lini të nënkuptoni se mbi Gazideden ishte Berisha, duke e bërë kështu edhe ish-Presidentin bashkëfajtor në krimet e SHIK-ut të asaj kohe?

– Këtu nuk ka ndonjë gjë për të nënkuptuar. Unë po flas hapur. Berisha ishte ai që lëshonte fermenet e Gazidede i zbatonte edhe me më zellshmëri qe mund ta imagjinonte Berisha. Binomi i pandarë Berisha – Gazidede është burimi i të gjitha të këqijave në atë kohë dhe për shumë vite më pas. Ky ka qenë binomi i së keqes së Shqipërisë, por edhe të vetë të ardhmes së Partisë Demokratike. Jo vetëm sepse kanë qenë bashkëfajtorë, por ata kanë ndërtuar së bashku edhe politikën e përzgjedhjes së kuadrove të PD-së, njerëz me dosje, me vese, me lidhje të dyshimta me shërbimet e huaja. Ata u zgjodhën dhe u përdorën nga Berisha e PD në qeverisjen e parë të PD-së si dhe në atë të mëvonshmen në vitet 2005 -2013. Nqs në historinë e një vendi ka një shembull të funksionimit të përkryer të marrëdhënieve midis shefit të madh të shtetit me atë të shërbimit sekret, është ai në mes Berishës dhe Gazidedes. Një tjetër krahasim i ngjashëm është një më i hershëm dhe nga një vend i largët, siç ishte Bashkimi Sovjetik, ai në mes Stalinit e shefit të KGB-së, Berias. Stalini thoshte që unë shof gjithë botën në sytë e Berias, ndërsa Berisha shifte gjithë vrimat e çelsave të dhomave të gjumit nëpërmjet syve të Gazidedes.

Intervistoi: Xhevdet Shehu

July 22, 2015 15:21
Komento

42 Komente

  1. TJ July 22, 15:28

    Kur do te vendoset drejtesi ne Shqiperi?!

    Reply to this comment
    • Toni July 22, 16:50

      Famekeqi+vrastari gazidede edhe atje ku prehet nuk i kane rehate rrashtet+shprti nga ligesite-vrasjet+zhdukjet qe ka bere ne emer te pjelles+klyshit te UDB serbe sali ram berisha,Thote mire Izet Haxhia nese stalini kishte beren kerma sali kishte famekeqin gazidede..

      Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) July 22, 16:52

      Izet Haxhia ne kete intervist brilante tregon se asht GJIGAND i fjales se Lire.
      Ai din shum dhe analizon ngjarjet me nji llogjik te admirueshme.
      Asht i sakt dhe preçiz.
      Perenija i ka dhane nji trup kolsi por dhe nje mendje brilante.
      Ndodh rralle qi fuqia e trupit te pershtatet me fuqine e mendjes.
      Faleminderit Gazeta Dita qe ne momenten e duhur dine te intervistoni personazhet e duhura.

      Reply to this comment
  2. i ri July 22, 15:52

    Me mire vone se kurre o Izet,,,!Ky plehra ne fjale edhe ai tjetri qe na la shendetin,kane bere si kane dashur.Keto deklarata tani nuk kane vlere juridike ,se drejtesia tek ne ka rene.Kemi nje sistem juridik te turpit ,i pa shembullt ne bote qe per cudi furka Bujar e Saliut akoma po reziston.Ke kohe qe me kurajo po dencon krimin.Por numuri i tyre akoma nuk eshte rritur.Po Haklajt cfar mund te thone me,,,,,,,!ERDHI KOHA E AVNI RUSTEMIT ,SE ME SA DUKET RRUGE TJETER NUK KA.Te pershendes ,e kurajo,,,,!

    Reply to this comment
  3. kolonel July 22, 16:00

    Shume shpejt. Ka lindur Aleksandri i trete pellasgo ilir. Dhe ai do vije si Aleksandri i dyte aka Skenderbeu. Emri Aleksander u perdore i perkthyer ne ebraisht ne kohen e tij si Johenion qe u pergor si emer kristian Jorgos and Gioge or Giorgio ose shqip Gjergje, dhe Sulltani nuk i vuri emer te ri Skenderbeut por vetem ia shqiptoje ate turqisht Iskander. Se ne kemi gjysem istoriane dhe kesaj pune i kane shkuar ne gjysem.

    Reply to this comment
  4. Ardenica July 22, 16:00

    Urime gazetws dhe xhevdetit pwr kwtw intervistw.

    Reply to this comment
  5. kolonel July 22, 16:02

    Mbase e dini se cfare u beri ai turkomaneve shqipte, serbo-malokve, dhe veneciano- malokeve.

    Reply to this comment
  6. ARJAN July 22, 16:08

    NJE MUT DO VENDOSET TREJTSI NE SHQIPBAJGN

    Reply to this comment
    • kolonel July 22, 16:16

      atyre qe urrejne e vetem shajne vendin e vet se vete jane te pazotet e presin nga te tjeret tu vije e mira do ja mbushim gojen plot.

      Reply to this comment
  7. yy le July 22, 16:10

    asnjehere. vec sipas logjikes se ketij vartesit te Gazidedes i cili pohon se Gazidedja vet ishte i ndershem po ja hidhnin vartesit maskarenj, i bie qe ku zoteria – duke qene se Gazidede ne kuadrin e Sh.I.K.-ut ishte eprori e s’varej nga njeri-, te kete qene kryevartesi e meqe vartesit ishin maskarenj -gjithmone sipas pohimeve te ketij- po kryevartesi si ishte?

    Reply to this comment
  8. Fier July 22, 16:17

    Zoti Izet ti e di mire se shqiperin pa demokraci e lane Tropojanet me poshtersirat e tyre ne te gjitha drejtimet populli tani po vuan vetem nga ju me shoke

    Reply to this comment
  9. p July 22, 16:26

    1991-1997 nuk ka nevoje per keto tregime te Izet Haxhise qe megjithate ja vlen te falenderohet fort.

    kushdo qe lexon rrjeshtat me poshte duhet te pyese:

    perse amerika zyrtare,europa e perenduar,mazhoranca e sotme,demokratet e ndershem,media,intelektualet me ismailkardarenjte,te perndjekurit politike..rrine e veshtrojne akoma perbindeshin e viqidolit ?!

    ***

    “Plani i veprimeve luftarake për asgjësimin e kryengritjeve rebele në Jug të Shqipërisë” dhe që do të zbatohej prej datës 1 deri në 30 mars. “Urdhri luftarak Nr.1” mban datën 02.03.1997.

    nga data 2, deri në datën 9 mars, brenda 7 ditëve, janë lëshuar 82 urdhra mobilizimi ushtarak.

    Vetë përmbajtja e këtij dokumenti, si edhe data kur është lëshuar, na çojnë në disa përfundime:

    Së pari, ky mobilizim ushtarak bëhet vetëm në rrethet e Veriut dhe drejtimi i operacionit tregon Jugun. Pra, gjysma e Shqipërisë vihet kundër gjysmës tjetër.

    Së dyti, urdhri për mobilizim mban datën 9 mars, pikërisht kohën kur po bëhen bisedime me partitë politike për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar. Presidenti Berisha bën një lojë me dy porta.

    Sekreti, Komanda e Operacioneve ushtarake i besohet një personi që nuk njihet as si politikan e as si ushtarak. Ai emërohet gjeneral jo me dekret të shkruar, zyrtar. Madje, nën komandën e tij vihet edhe Shtabi i Përgjithshëm, edhe ministria e Mbrojtjes, edhe SHIK-u. Kush e vendosi dhe kush e dha këtë urdhër? Një urdhër pa shkrim, verbal, nga ana e Presidentit, qe dhënë edhe për armatosjen e militantëve të Partisë Demokratike, gjë që edhe u zbatua.

    Tragjedia kombëtare e ’97-tës ka mbetur enigmë edhe deri sot, pas 15 vjetësh. Askush nuk u përgjigj dhe askush nuk dha llogari për tragjedinë, edhe pse dihen personat që drejtonin vendin. Ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Safet Zhulali, pasi u kthye nga arratisja jashtë shtetit, pati thënë: “’97-ta është një dosje e zezë, e cila nuk do të hapet kurrë”.

    A deshi të thoshte Zhu­lali se këtu kishin dorë edhe forca të huaja? Nuk i falet politikës shqiptare të lërë në errësirë dhe të pandëshkuar shkatërruesit e shtetit, një tragjedi që ka marrë mijëra jetë njerëzore dhe vazhdon të shkaktojë pasoja tepër të rënda edhe sot.

    Mendimi im është se heshtja rreth asaj tragjedie kombëtare vjen sepse fajtorët dhe shkaktarët e saj janë ende në pushtet. Këto ngjarje, ndofta, do të ndriçohen vetëm atëherë kur fajtorët do të jenë larguar nga pushteti. Kështu do të ndodhë edhe me Gërdecin dhe ngjarje të tjera tragjike.

    Dështimi i operacionit, shkaqet

    I ashtuquajturi Front i Jugut ishte i sajuar dhe ushtarët e oficerët i refuzuan urdhrat për të sulmuar popullin “rebel”. Ata dezertuan në mënyrë masive. Kjo qe edhe nisja e vetëshpërndarjes së armatës shqiptare. Në qytetin e Përmetit njerëzit rrethuan tanket e Zallherrit dhe i pyesnin tankistët se përse kishin ardhur aty. Nga Zallherri shkoi në Përmet një batalion tankesh. Ata do të pushtonin sektorin më të rëndësishëm të Jugut, siç e kishin menduar gjeneralët e operacionit.

    Operacioni i koduar kundër “rebelëve” filloi me nisjen drejt Jugut të forcave të Veriut, të transportuara me 72 autobusë dhe 113 automjete tip IFA. Forcave që do të sulmonin iu kishin thënë se atje, në Jug, kufijtë i ka shkelur greku, sipas thashethemeve, dhe se, edhe në Vlorë, ishte ngritur flamuri i huaj. Qe vënë në lëvizje edhe aviacioni. Madje, dy aviatorë u ngritën në ajër, por nuk pranuan të shkonin në “Frontin e Jugut”, por prej aty u arratisën në Itali.

    “Shpërndani ushtrinë”

    Ajo ka qenë një kohë kur shteti ra dhe kur urdhërat jepeshin me gojë, për të mos lënë gjurmë.

    . Më datën 12 mars 1997, në orën 8:00 të mëngjesit, u dha, në telefon, urdhri nga Tirana, për të larguar oficerët nga repartet: “Të shpërndahen ushtarët dhe të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, të lejohet populli të futet nëpër kazermat dhe objektet ushtarake.

    Brenda orës 12:00-13:00 të asaj dite, garnizoni ushtarak i Burrelit dhe 11 garnizonet e tjera më të vogla përgjatë gjithë luginës së Matit e në Qafë Shtamë, u pushtuan nga turmat laramane. Njëherësh me shkatërrimin e ushtrisë, më 13 mars, u shkatërruan komisariatet e policisë dhe u hapën burgjet.

    Ne nuk e mësuam asnjëherë se kush qe ai zyrtar “bujar” në Tiranë që e dha këtë urdhër.

    ka ardhur koha te mbahet nje conference nderkombetare me teme:

    Pse miqte dhe armiqte e kombit shqiptar e shkaterruan kaq hapur ate vend..dhe zgerdhihen akoma….me palloshin edi rama dhe palacon iler meta

    pse nuk varet ne litar monstra berishe ??……me cfare akuze pyesni ju ??…e thjeshte si VRASES I SHTETIT DHE PERDHOSES I DINJITETIT TE SHQIPTAREVE PER CEREK SHEKULLI

    Reply to this comment
  10. METEH July 22, 16:36

    Z.Izet Haxhia po flet dhe me qart ska ku te shkoi,qe tregon trimeri,kurajo..njeri i ndershem qe e do kete vend.Por kujt e pse vlejne keto kur e majta qeverisese siç duket nuk ka ndermend te merret me hajdutin e kriminelin SB e kelyshet e tij qe ne keto 25 vite e shkaterruan kete vend dhe perseri nuk pushojne se shpifuri,tritolvenie,vrasje,shkaterrime.Pra amnistia nuk abrogohet dhe plehrat e PD do sundojne tek ne.Athere lin pyetja:-Kush do pergjigjet per vrasjet qe nga A.Broci e deri S.Olldashi?A do e beje drejtesia kete pune apo pritet te ngjallet AVNI RUSTEMI? A e kupton Rama se Saliu nuk largohet nga politika pa ardhur edhe njehere ne pushtet e ta detyroj ate te largohet si refugjat neperbote ??

    Reply to this comment
  11. "BALASHI" July 22, 17:05

    Izet Haxhia i mrekullueshem. Bravo! Per mua je nje patriot. E do Shqiperine…

    Reply to this comment
  12. LABI July 22, 17:36

    Pershendetje Izet! Ti flet po RAMA eshte shurdhe. Nuk e kuptoj ca pret me ky popull e pse nuk del ne PROTESTA per nje REFERENDUME mbare POPULLORE e te coje te Gdafi mikun e tij Berishe e Lulash….
    Jane te huajt? Aleatja jone e madhe? Perendimi? BE-ja? Nga kush ka FRIKE SSHQIPTARI?
    POSHTE SKLLAVERIA. SHQIPTARI ESHTE NE TROJET E TIJA. KOHA NUK PRET. LE TI DALIM ZOT VATANIT.

    Reply to this comment
    • erin July 22, 18:48

      Se kupton o lab se me 21 qershor kur Berisha u zbyth dhe nuk beri me mnipulime te zgjedhjeve( ai nuk ka fituar asnjehere) qe nje marreveshje me nderhyrjen e te huajve qe i premtuan Berishes qe nuk do prekej, dhe Edi rama ra dakort.

      Reply to this comment
  13. DRENICA E KUQE July 22, 17:45

    Jam i prirur te besoj fort se Izet Haxhia e thote nje te vertete te hidhur qe kane kryer “shqiptaret” si Sali Fazlliçi ne kurriz te shqiptareve e te Shqiperise. Edhe pse thuhen me shume vonese, por, populli shqiptar thote: Me mire vone, se kurre!… E gjithe shqiptaria, populli dhe shteti shqiptar, duhet te qendrojne fort pas te vertetave qe zbardhe Izet Haxhia dhe ne mbrojtje te personit te tij!
    Te lumte, o Izet Haxhia!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  14. V.DUKA July 22, 17:54

    O zoti bujar rama per deri sa nuk te detyrojne, mos ha M…. se qelb dynjane!

    Me respekt per lexuesit,V.Duka.

    Reply to this comment
  15. chanel July 22, 18:21

    Jeni po ato qe keni qene ketu e nga 1941 dhe pse dikush nuk ka pas lindur por nuk eshte e veshtire te kutosh se te gjithe kelyshet qe lindin nga macja gjuajne per mij

    Reply to this comment
  16. kotandini July 22, 18:57

    Mbas viteve 91 ne shqiperi Saliu me Gazideden, krijoven nje organizim shoqeror mafjoz duke i larguar te gjite intelektualet e vendit nje shqiperija duke ju bere lloj lloj skenaresh dhe poshtersira per ta drejtuar ate popull ne injorance te plote, duke istaluar lloj lloj islamizmi i pa kontrolluar nga europa,per ta bere shqiperin vater te injorances, qe ne si popull kemi per ta vuajtur me breza,po mbas 24 viteve te trazicionit ku jana intelektualet e keti vendi qe e lejne akoma Sali berishen te jete ne parlamentin e shqiperise dhe te beje si person qe e do vendin dhe shqiperine, mos valle dhe keta mos jane pjella e te keqes,qe kan frike nga nje anti shqiptar qe vashdon te jete aktiv akoma,shikoni mire cfare lidhjesh ka shoqerusi kryhesor qe e ka prej 25 viteve mbrapa me nipat e vet dhe me kryeprokurorin e pergjithshem,qe vasshdojne te bejne lloj lloj skenaresh ndaj kundershtareve si ne bisnes ashtu dhe ne politik qe ky shtet eshte kapur keqazi,dhe po perdoret shum shum keqazi ndaj njerezve qe jane te perdorshem dhe te pa afte ndaj organizimit shoqeror njerezor,

    Reply to this comment
  17. I.Troplini July 22, 19:29

    Bujar Rama, si simbol i hipokrizise dhe shqiptarit te pafytyre,

    njerez te tille nuk posedojne as me te voglin format per te qene njerez te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem. “Realiteti” shoqeror qe perjetojne njerez te tille, eshte ai i servileve pa shtylle kurrizore,,,te atyre qe per nje dore para, vrasin, torturojne dhe zhdukin nga faqja e dheut, bashkekombas shqiptare.
    Per inat te kundershtareve politike te shefit te tyre,,,,Bujar Ramat e kesaj rraces sone, flejne edhe me serbin edhe me maqedonin edhe me bythen e dreqit. Krimet e bera,,,per hir te karrikes se shefit,,,,iu duken sot si medalje trimerie. Eshte fatkeqesi kombetare, qe njerez te tille, nuk perballen me krimet e kryera gjate kohes qe uzurponin dhe perdhunonin institucionet shteterore dhe mbillnin dasine midis shqiptareve, duke ngritur veriun mbi jugun apo duke i sherbyer makinerise vrasese se Miloshevicit.
    Njerez si Bujar Rama, jane perfaqesues te ordinerizmit dhe te se keqes shqiptare. Me deklarata te tilla, ata vetem se tregojne paaftesine per te qene njerez qe ia vlen ti marresh seriozisht.
    Duhet te jesh burre i perdale si Bujar Rama, te perjetosh perdite te birin e Remzi Hoxhes tek kerkon eshtrat e te jatit, te vrare nga “trimat e Bujarit” dhe te dalesh ne televizor, per tu treguar shqiptareve se cfare “mysliman i mire” na paskesh qene Gazidede.
    Nje komb, qe te drejtat kushtetuese ,per qeverisje ia var ne qafe, njerezve si Bujar Rama, eshte nje komb ne agoni.!!

    Reply to this comment
  18. Artur July 22, 19:37

    Pse Izeti, qe edhe nga roje e hoqen se ishte rrugac e harbut do beje poltike, do tregoje kush ishte njeri apo tjetri? Izeti genjen cdo here qe flet ose i shkruan dikush e i ve emrin e tij. Nuk besoj te kete rene aq poshte menderisht sa te marre persiper te sqaroje opinionin dhe te beje opinionistin. Izeti vete ka thene se kur u be Berisha president me larguan nga grupi shoqerues, e vetem kur ishte kryetar i PD, pra deri ne mars ’92 ishte roja i tij. A nuk e merrni vesh pse e ka kaq inat Berishen, sepse e ka larguar nga grupi, e per Izetin qe ishte kokebosh e cakmak ishte fyerje e madhe dhe ai nuk dinte te bente gje tjeter. Na gjeni ndonje me te besueshem ju te DItes jo Izetin.

    Reply to this comment
  19. Ibrahim Kelmendi July 22, 20:08

    Zotëri Haxhijaj, të falënderoj për këto informime që po bënë. Po ti varrosnit Ju, si e kur do ti dinim!?
    Në dhjetor 1996 u ndjeva i detyruar të shkoj në Tiranë, meqë bashkëluftëtarët e kishin bartë vëllain, Qerimin, nga Kosova në Shqipëri, për të mjekuar plagët që kishte marrë në një sulm kundër policisë serbe. Erdhi edhe vëllai tjetër nga Zvicra.
    Shkuam për të darkuar në restorant “Kumanova”, para Hotel Dajtit në Tiranë. Donim të shihni nëse ishte ndonjë marionetë e UDB-së aty pari, meqë ai restorant ishte një si qendër koordinues e spiunimit serb.
    Në një cep të restorantin shoh Zef Camaj. Ai ishte kuadër madhor i UDB-së së Mali të Zi, i atashuar në vitin 1982 në SHBA për të spiunuar malësorët e atjeshëm, sepse ata ishin përkrahësit kryesor të kërkesës Kosova-Republikë. U shqetësova kur e pash Zefa Camajn aty. E pyeta kamerierin nëse i njihte. Me kamerierin kishim një lidhje krushqie. Tregoi për Zefa Camajn, i afirmuar si patriot në Amerikë, dhe Bujar Rama, zv-shef i SHIK-ut. U them vëllezërve të ikim që andej, sepse po më pa Zefi do ta informon Bujarin dhe mund të na ndodh ndonjë problem.
    I njëjti Zefë Camaj, gjatë rrebelimit të vitit 1997 pat organizuar një autobus me minoritarë serbë nga Shkodra të shkonin në Vlorë, për të marrë pjesë në protestë. Ata u eksponuan para televizioneve me simbolikën e tre-gishtërinjve, që rëndom e përdorte lëvizja çetnike serbe. Dhe ajo simbolikë u përhap, meqë televizionet pro-serbe/Sale i dhanë publicitet vajtjes se tyre dhe simbolikës se tre-gishtërinjve…

    Reply to this comment
  20. ARBER RADOMI July 22, 20:10

    Moderatore , me sa duket i thone ne ditet tona ” tartufeve ” te dikurshem te Molierit !!! Si mundet ta shuani komentin tim , vetem se aty del e verteta e hidhur e disa intervistuesve dhe te intervistuarve , te cilet kane aty emer dhe mbiemer ! Jeni ende ne kohe ta vendosni komentin , e kjo ju nderon , perndryshe , del qe kjo pavaresia juaj , mban ere mish dhie!!!!

    Reply to this comment
  21. bobi July 22, 20:22

    respecte izet haxhia

    Reply to this comment
  22. Nazmi July 22, 20:48

    Po si nuk i dhimset boja kesaj Gazete qe merret me fantazit e nje njeriu jo normal si Izeti i ndershem, ku per nje kohe te gjate i ka sherbyer dhe ruajtur Berishen dhe ne Banjo, ka bere jo punen e rojes por te sherbetorit personal.

    Reply to this comment
  23. Illo July 22, 21:02

    Intervistat e Izet Haxhise , njeriut te afert te Berishes , jane nje deshmi e pa kundershtushme e krimeve mostruoze , qe ka kryer Berisha dhe banda e tij mafioze , Gazidede e Co. Izeti eshte I drejtperdrejte . Flet pa dorashka . Krimeve u ve autor . Tregon me gisht . Per bizesmenin e zhdukur , thote se trupin e tij e kane hedhur ne det . Jane shume krime , qe I denoncon nje per nje Izeti . A ka prokuror , ky vend ? Deshmite e izetit jane te mjaftushme , jo te arrstohen , por te denohen maximalisht te akuazuaeit , me emer dhe mbiemer. Ne nga jashte , e kemi pare , qe Berisha krijoi nje allosoj shteti , te pa krahasushem . Izeti e ka pare nga brenda . Si e merr rrogen prokurori dhe nuk ben detyren minimale , arrestin . Gjyqi le te thote fjalen e tij .Keshtu nuk mund te ngrysen ditet . I. Foto

    Reply to this comment
    • njeshi July 23, 10:43

      O illo, shih ato punet e grekut, sherbeje me devotshmeri, se s’te ka mbetur ti te besh detyren e juristit per te vleresuar krimet monstruoze. Pike se pari, fol per krimet e komunisteve, qe edhe sot e kasaj dite, jo vetem nuk kane kerkuar falje por, jane krenar.

      Reply to this comment
  24. Kandili July 22, 21:02

    Jam dakort me komentin e bere nga – p- .Me pelqyen shume shprehja e tije zgerdhihet akoma Edi palloshi dhe p a l a c o. lila floriri . Kur do vije dita qe tq dy keta vampire te dalin para togave te zeza dhe te marin denimin e merituar.

    Reply to this comment
  25. Kopaçe July 22, 21:50

    Mire Izet. Tregon se je malsor. Jo mi halesh si Bujar Rama.

    Reply to this comment
  26. lato July 22, 21:55

    Izeti tregon strofullen e bishave ashtu si e ka pare.E falenderoj per kurajen.Kurre nuk amnistohen krimet e dyshes Berisha-Gazidede,cfaredo vendimi te kene marre partite politike.

    Reply to this comment
  27. ai July 22, 23:10

    kryevepra e Izet Haxhise eshte deponimi i tij me titull:

    “Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92 me klanin e tyre ne Washington”

    me troc nuk tregohet se berisha eshte nje hibrid i felliqur i sherbimev sekrete ish jugosllave te ndihmuar nga disa segmente te dyshimta te cia-s me ca dylbere dhe elezbibere qe per kete te fundit duhet te flase me shume zoti izet

    Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

    Deshmite e mesiperme dhe faktet Horrorr te Izetit qe tregon sakte se intervistat e nendorit 2014 se Saliserbi:

    * Dha urdher te goditej ambasada amerkane ne 1997

    ** Te goditej kontigjenti gjerman qe u godit ne fakt dhe ka filmime ne Rinas

    *** fakti qe makina e presidenses ka shperndare droge me shkelzen berishen

    **** fakti qe saliserbi i ka dhene urdher direkt izetit per raprezalje liderve te opozites dhe intelektualeve

    tregojne se Berisha nuk eshte me nje problem shqiptar por nje problem i euoatllantikasve qe duhet ti japin fund lojes me serberishen dhe eshte koha te hapen letrat e super skandalit “Sali-gate” se neser do jete vone….

    edhe nje here faleminderit zoti Izet…….ti je kreshniku qe do mundesh bajlozin e lugut te zi te tropojes qe ka 25 vjet qe po i nxjerr uje te zi atij vendi….

    Reply to this comment
  28. berishovicc July 23, 00:31

    O IZET, NJE PYETJE PER KURIOZITET,, NE QOFTE SE SALI BERISHA NUK DO TE PERNDIQTE DHE DO TENTONTE ZHDUKJEN TENDE,, SE KY ESHTE MOTIVI I AZILIT TENDE NE TURQI,,, DHE PO TE VAZHDOJE TE ISHE TRUPROJA E TIJ,, A DO TE IKJE NGA DETYRA VETE ME DESHIRE DHE DO FLISJE KUNDER SALIUT DHE REGJIMIT TE TIJ TE NDYRE QE VENDOSI NE SHQIPERI,,,,,PRA IKE SE SALIU TE BERI TE IKJE APO IKE ME DESHIRE SE E PE TE ARSYESHME TE MOS BEHESHE ME VEGLA E TIJ,,, KETE SE KAM KUPTUAR AKOMA,,,, SEPSE HERE TE TJERA KE SHPREHUR QE NUK E NJIHJA MIRE DHE ISHE PA PERVOJE,,,,MBAS 7 VITESH SHERBIM NDAJ SALIUT ME DUKET SI SHUM PER TE KUPTUAR SE KUSH ISHTE SALIU,,,,, MUA ME DUKET QE AKULLI U THYE ME VRASJEN E AZEMIT,,,PRA ISHE MES DY ZJARREVE,,,KUJT TIA NDREQJE DHE KUJT TIA PRISHJE,,,, UN TE PERGEZOJ PER ZGJEDHJEN QE BERE TE PAKTEN HAKLAJT NUK I TRADHTOVE,,,,,POR NUK E DI SE SI DO VEPROJE PO MOS TE NDODHTE AJO NGJARJE,,VADH DO ISHE AKOMA NE SHERBIM TE SALIUT???????? PERGEZIME PER KURAJON QE KE,,PRESIM AKOMA DESHMITE E TUA,,,,, NA VLEJNE TE GJITHEVE PER TE KUPTUAR PERSONIN BERISHOVIC QE I BESUAM FATET E SHQIPERISE DHE FAMILJEVE TONA,,,,,

    Reply to this comment
  29. rilindasi July 23, 07:48

    Dhe kelyshi Gazidede vdiq i helmuar nga padroni Berisha per shkak se dinte me shume sekrete se duhej.Te njejtin fat paten dhe shume sherbetore te tjere te Berishes si Zhulali,Pashko,Arbnori,Ali Spahia ,Azem Hajdari etje.

    Reply to this comment
    • idi July 23, 10:57

      o rilindas, ju gjithe jeten tuaj keni vrare, e keni helmuar kundershtaret ne fillim, dhe shoket tuaj me pastaj dhe mendoni se qe te gjithe bejne si beni ju.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*