Franca: Izeti në udhëkryq, të gjithë po fshihen, një lëmsh gënjeshtrash

July 28, 2018 11:47

Franca: Izeti në udhëkryq, të gjithë po fshihen, një lëmsh gënjeshtrash

Kërkesa e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ku ai është dënuar si bashkëpunëtor me 25 vite burg ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Pak ditë më parë u hodh shorti që përcaktoi se relator do të jetë gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

Ndërkohë që ende nuk është caktuar data e zhvillimit të seancës në apel dhe përzgjedhja e dy gjyqtarëve të tjerë.

Për këtë situatë, e dashura e ish-bodigardit të Berishës, Franca përmes një statusi në Facebook e zhgënjyer shprehet se Izeti ndodhet ne udhëkryq.

    Miq te mire, miq te shtrenjte!

    Kur fola pak mnuta me pare me Izetin ( qe ju pershendet te gjitheve nje nga nje) me beri pak per qeshur, sepse ne nje moment tha me nje çudi shume te natyrshme:asnje s po me merr ne dore, ç eshte kjo? Dukej i habitur, i miri im prej drite..  dhe qesha me sinqeritetin dhe spontanitetin ,qe m a tha kete..

 Izet Haxhia u vetedorezua per te kerkuar drejtesi dhe ri-hapje te çeshtjes Hajdari, duke marre parasysh gjithe problemet kolosale ne drejtesine shqiptare, duke marre parasysh edhe rrezikun e nje mos-hapje te çeshtjes….Sepse mjaft, ishte mjaft! Teper eshte teper!

 Por tani… tani, askush nuk e priste kete doreheqje dhe ikje me vrap te cdo gjyqtari nga dosja e tij! U kthyen te gjithe ne struca, askush nuk do t a marre persiper… Kembet e lehta e faqja e bardhe..!

Izeti ndodhet ne udhekryq! Drejtesia nuk po prononcohet as me data, as me shorte, as me emra te perveçem.. Posta shqiptare, ben si e paditur dhe refuzon te kete kontakt me avokatin apo me punonjesit e burgut qe shkojne per te terhequr pakot per Izetin. Me preteksin qe s ka ardhur gje ne Shqiperi..

Nderkohe harrojne, qe mua posta franceze me nxjerr me dokument diten e sakte kur jane futur ne Shqiperi… , nje lemsh genjeshtrash!

    Midis Vettingut, dosjes se vrasjes se shekullit, vapes, Dhermiut, pushimeve, frikes dhe panikut,sic duket, te gjithe po fshihen mbrapa plazheve dhe harrojne qe do iki dhe kjo vere.. si cdo vere tjeter! Nuk i shpetojne dot pritjes dhjetera vjecare te Izet Haxhise per drejtesi!

 Edhe sikur asnje gjykates te mos pranoje( meqe jane kolege me Fatmira Hajdarin) ne nje moment, do detyrohet dikush, qe t i futet punes, qofte edhe vete Fatmira Hajdari! Perlyerja nga te gjitha anet, i ben te panikuar per shkak te deshmitareve te thirrur nga cdo krah i politikes shqiptare!

 Por nuk kane ku shkojne.. Vetem se po i zgjasin burgun Izetit, po zgjasin shkeputjen e ne te dyve, qe eshte teper e dhimbshme per te dy…

Izeti po duron me modesti, me besim, e me shume gjera qe i rendojne padrejtesisht…

Une , une nuk jam shume fanse e modestise ,sepse besoj tek nje thénie e Shopenhaurit:

    “…kur më në fund mendon se je dikushi dhe vërtetë je rritur në vlerë, personalitet, dije, fillo tregohu krenar me meritat e tua, virtyti i modestisë është një shpikje që u shërben vetëm budallenjve, sipas modestisë secili duhet të flasë sikur të ishte në rrafshin e krediteve vetiake të të tjerëve. Kështuqë, duke u rrafshuar të tërë, në botë nuk do të kemi veçse teveqelë.”

    Te dua shpirti im, jam me ty ne cdo pritje , e shkurter apo e gjate qofte!

    Ps: asaj Postes Shqiptare, nuk do t i ndahem, sepse sjam as modeste, as e duruar dhe as mire-kuptuese ne lojrat e tyre prej sklleverish te bindur…!!

    Tung te gjitheve prej Izetit!

    Une ju falenderoj personalisht gjithsecilin ,per qendresen dhe besnikerine tuaj!  Pushime te mbara!

o.j. / dita

July 28, 2018 11:47
Komento

10 Komente

  1. O Shtet i degjenruar .Perse Hesht ? July 28, 12:04

    Izeti ka shume te drejte .

    Un e kuptoj mafien e fshehur Brenda Kazanit Medie,

    sepse dijme mire se cfar plehrash perbejne ate medie Shqiptare ,
    qe tentojne mos te zbardhet e Verteta e Krimit Politike ,
    qe ka karakterizuar jeten e pushteteve ne Shqiper dhe
    ka ndikurar direkt ne sabotimin e Demokracise Shqiptare dhe ne masakrimin e jetes se Shqiptareve ,duke i bere te lene Shqiperine e arartisen ,

    por ajo qe te irriton me shume ,
    eshte indiferenca e Shtetit ,i cili duhet te vinte ne funxion Juristet me te mire ne vend ,Prokurorine
    dhe sensibilizonte ne cdo kohe e kishte ne faqet e para
    te gazetave ceshtjen;
    Deshmitari Shekullit & Vrasja e Demokracise

    ne vend qe ti mbushin faqet e gazetave medieve
    dhe emisionet e tv-ve me plehrat e politikes ,

    deklarata e komente idiote nga jeta e X politikani
    apo diarete e pseudoanalisteve ,qe i hidhen si
    ushqim trurit te shqiptarit , per ta helmuar ate
    e heci ne jete i coroditur i tallur ,abuzuar nga Kazani i Medies ,duke cuar gjithcka ne skicofreni ate shoqeri
    e cila kerkon Drejtesi .

    Qenka Shteti Shqiptare i kapur nga bandat krimineleve pd -lsi ?

    Apo bashkpunon me te dy bandat

    Reply to this comment
  2. Iliri July 28, 14:14

    Izet Haxhia nje dordolec qe ka dale ne skene fill pas ardhjes se Rames ne pushtet. Me gjoja deklarata e letra te Izetit jane mbushur faqe te gazetes . Asnje rrjesht nuk eshte i Izetit, gjithcka eshte e stisur nga duar gazetaresh. Ato qe e njohin Izetin e dine mire se ai nuk lidh dot dy fjali bashke. Kete e dine dhe ato qe e kane perdorur emrin e tij si autor intervistash. Dhe pra tani jane ato qe nuk e dergojne ne gjykate Izetin. Se atje ne salle te gjygjit Izetit do ti duhet te flase pa Sufleret e qeverise afer. I duhet te flase vete, ai nuk mban mend permendesh, aty do duket farsa bajate e atyre intervistave, letrave, deklaratave te bera ne emer te Izetit por jo nga Izeti. Sepse Izetit ju premtu heqja e denimeve ne kembim te firmes tij poshte hartimeve qe pregatisnin ustallaret socialiste. Aq e asgje me shume, Izeti nuk del para gjygjit, nuk e nxjerrin ato qe ja perdoren emrin. E dine se Izeti ne gjygj sa te hape goje do tregoje se eshte vetem nje dordolec i perdorur. Ai nuk meson dot ato qe jane shkruar ne emer te tij. Nxirreni Izetin para gjygjit, sot drejtesia eshte socialiste, gjykatesit, prokuroret te gjithe. Nxirreni Izetin e do ju mbuloje llumi i mashtrimit qe keni shkruar ne emer te tij, te atij dordoleci te mjere qe kujton se do shpetoje nga denimet duke u vene ne sherbim te mashtrimeve.

    Reply to this comment
  3. info analitike July 28, 14:51

    O shoke te Dites nuk ishte Izeti ai qe vendosi te kthehej por e detyroi vendimi i Gjykates turke qe te ekstradohej ne Shqiperi. Mire qe doni te perdorni kete limonin e shtrydhur por mos geneni kaq paturpesisht.

    Reply to this comment
  4. fteri July 28, 17:28

    Asnjë se merr në dorë ?……….PËRSE ?,sepse :
    Sepse lista është shumë e gjatë. !…

    Siçë e dinë dhe e ka deklaruar dhe vetë IZETI :

    “Në qoftë se duhet të vëmë drejtësi për këtë vend që është në prag të falimentimit, duhet të fillojmë që me ngjarjet kriminale të 2 prillit ‘91, që me ngjarjen e Fushë Arrëzit ku u dogjën me qëllim 42 vetë të pafajshëm vetëm për të mbjellë kaos e pasiguri. Pastaj duhet të vazhdojnë që nga vrasje të ndryshme të bëra nga Grupi Antikrim i krijuar në ‘94 e që deri më tani nuk ka folur askush për të, edhe pse e kam përmendur disa herë ekzistencën e tij; duhet të fillojë nga zhdukja e Remzi Hoxhës e deri tek vrasja e Artur Rustemit në Vlorë.

    Duhet të fillojë nga vrasja e punonjësve të Shik-ut në Vlorë e të policëve nga Fieri në qafën e Koshovicës, kur po përgatitej sulmi ndaj Jugut. Duhet të fillojë me vrasjet pa gjyq që u bënë fill pas marrjes së pushtetit nga Nano në ‘97 dhe të vazhdojnë me rastin Tropoja:

    Kjo është dosja më e errët që tregon bashkëpunimin e shtetit me opozitën dhe agjenturat e huaja për të futur në vëllavrasje e vrarë një krahinë të tërë.!!!!!!????…

    Duhet të merret me dosjen e bombës tek VEFA si një shembull i terrorit dhe vrasjes shtetërore mbi popullsinë civile.

    Ka plot raste të tjera, si ai i vrasjeve në Përmet etj,. Po nuk u hapën këto dosje, asnjëherë nuk ka për të pasur drejtësi në vendin tonë.”

    -Janë shumë…Dikush do thoshte, sikur edhe njërën nga këto të hetojnë, do ishte fillim i mirë.

    Në qoftë se kërkojnë me të vërtetë të pastrojnë politikën nga krimi, atëherë duhet filluar me këto. Pa fol për vrasjen e 26 vetave të gërdecit , 300 të plagosurve dhe pushkatimin pa gjyqë të katër protestuesve në bulevard me 21 janar të v.2011 dhe mbylljen e çeshtjes me urdhër të S.Berishës në Strasburg.

    Për të hyrë në zbardhjen e krimeve makabre shtetrore në çështjet e pronave që është një faqe tjetër kriminale e zezë e drejtësisë shqiptare në bashkëpunim me politikën. Sepse ky është krim mbarëkombëtar.

    Po nuk u bënë këto veprime nga institucionet e reja, atëherë çdo gjë do ngelet e mangët dhe pa vlerë në vendosjen e drejtësisë.Shqipëria në luftë të përjetëshme.

    Ka ardhur koha thotë i penduari IZET Haxhia që të gjithë që kemi pasur diçka në dorë apo kemi kontribuar për këtë gjendje katastrofike ku ndodhemi, të ballafaqohemi me të vërtetën e drejtësinë sado të hidhura të jenë ato të vërteta apo sado i madh të jetë ndëshkimi i drejtësisë.

    Pa bërë këtë pastrim radikal, do vazhdojmë të notojmë në ujërat kriminale ashtu si këto 25 vjet.

    Reply to this comment
  5. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) July 28, 17:55

    Asnje se merr ne dore? Perse?
    Sepse askush nuk e merr seriozisht perrallen me Izet!
    Jane vetem deklarime nga Zeri Popullit qe gjoja i thote Izeti!
    Pse nuk ka asnje interviste me ze e figure te Mira Kazanit me Izetin? Pse askush nuk ka pare e degjuar kurre Izetin vete se c’fare thote?
    Perrallat me Izet jane vetem per nje gazete, asnje tjeter nuk ja ka ngene karagjozlleqeve. Nuk dini as te mashtroni por gjithe artikujve te Zerit Popullit i vini poshte emrin e Izetit…. Ahahahahaha

    Reply to this comment
  6. Po , Po July 28, 19:29

    Pergezime zonje , per kurajon , vendosmerine dhe mencurine ! Urojme qe ti shkoni deri ne fund asaj qe kini nisur dhe te triumfoje e verteta !

    Reply to this comment
  7. MH July 28, 19:31

    Ilir!
    Izeti erdhi kur Vettingu mori detyrat.Ndaj ardhja e Izetit tregon bindshem qe do gjykohet me drejtesi te paanshme.Do jete dita e gjyqit si per Izetin ashtu dhe per Mareshallin Berisha e klyshin e tije Zenin.Do jete gjyqi ku ndahen te ndershmit me te pandershmit.Fakti nga shpifja.E verteta nga e paverteta.Do jete dita ku pritet bileta per ne Rec te Malcise se Madhe dhe lirise vertete.Do jete gjyqi i vendosjeve te hekurave ne duar dhe shterngimi e perqafimi i ciftit te lumtur Izeta Haxhise.
    Mbeshtesim me guxim e force z.Haxhia deri ne gezimin e LIRISE se Tije ne diten e fitores.

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu July 28, 21:11

      Sa do te deshiroja te ndodhte ashtu si mendoni ju shume i nderuari MH, por te them te drejten jam skeptik. Le te shpresojme te dalin fjala juaj!

      Reply to this comment
  8. rudi July 28, 19:56

    AH MOJ XHAN !FATMIRA E SHITI TE SHOQIN BERI PAZAR

    Reply to this comment
  9. damam Damashi July 28, 23:35

    ka apo nuk ka te drejte Izeti,kwtw e vendos gjykata. Le te filloje gjyqi dhe te paraqiten te gjitje mata burrecet qe jane thirrur me ne krye Berishen,dhe pastaj nese shpif Izeti le te denohet ai. Por kujdes mos ka ndonje marreveshje mes Rames dhe Berishes, se as Shkelzenit nuk po ia gjejne faktet edhe pse i di gjithe poiulli shqiptar.Eshte e thelle loja ,lum daja!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*