Përplasje Haxhia – Klosi: Çfarë lidhje ke me “treshen e UÇK”?

February 26, 2018 23:17

Përplasje Haxhia – Klosi: Çfarë lidhje ke me “treshen e UÇK”?

 

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, teksa pret ekstradimin nga Turqia drejt vendit tonë, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, madje duke lëshuar akuza të forta, këtë herë ndaj ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Haxhia e akuzon Klosin se ka bashkëpunuar me “grupin e Rognerit” dhe “treshen e UÇK” që sipas tij, janë vrasësit e Azem Hajdarit.

Haxhia e akuzon se ka kryer tregti armësh, si agjent të shumëfishtë dhe se ka urdhëruar një sërë vrasjesh.

Reagimi i Izet Haxhisë erdhi pasi Klosi në një intervistë për “Albanian Free Press” i pyetur për ekstradimin e ish-truprojës së Berishës dhe fakteve që ky i fundit do të sjellë rreth vrasjes së Azem Hajdarit, u përgjigj kështu: “Kjo çështje  për mendimin tim është mbyllur. Izeti me deklaratat e herë pas hershme në shtyp do që të duket, do që të evidentohet, do që të jetë në qendër të vëmendjes. Por tashmë është shumë vonë. Izeti kur duhej të tregonte, kur duhej të dëshmonte, kur duhej të jepte fakte, u struk, u tremb. Izeti më shumë flet broçkulla, sesa fakte. Shumë gjëra që ai mendon se janë fakte, i sjell tani dhe jo në kohën e duhur. Ky është problemi më i madh i tij. Historia e tij ka marrë fund, pasi është treguar burracak. I friguar dhe pa ekuilibër në momentet e duhura”.

Mesazhi i plotë i Izet Haxhisë

Analisti” i kudogjendur, Klosi në një intervistë të serialit të tij të intervistave, më bënte shumë akuza duke më quajtur edhe burracak, se koha ime kishte marrë fund, se çështja Hajdari ishte mbyllur njëherë e përgjithmonë, se ato që kam rrëfyer, duhet ti kisha rrëfyer me kohë se tani nuk kanë vlerë etj.

E prisja një reagim të këtij ish-spiuni, që mbi kurrizin e tij rendojnë me dhjetëra vrasje të pazbuluara akoma, të kryera me urdhrin e tij. Po përse ky spiun i shumëfishtë, pervers e bastard kërkon të mbjellë në opinionin publik idenë, se rrëfimet e mia nuk kane me vlerë?

Desha ta pyes, çfarë lidhje ka ky me treshen e UÇK të grupit të Rognerit që janë organizatorët e vrasjes së Hajdarit? Po me vrasjen Ahmet Krasniqit, çfarë e lidh këtë ‘veteran’ të UÇK që merita e tij është që ka përçarë shqiptaret e Kosovës dhe u ka shitur arme me çmime marramendëse. Pse trembesh o bandill nga hapja e çështjes Hajdari. Të njëjtën frikë ka edhe ‘armiku ‘jot Berisha si nxjerrës në prite i Hajdarit. A të kujtohet kur prokurorët e kësaj çështje me në krye Haxhi Giun, shkonin një ditë në zyrën tënde, takoheshit në darke tek Kartodromi i Mirit të Xhikes, dhe te nesërmen po këta prokurore shkonin në zyrën e Berishës. Nga njëra ane, ti u hiqeshe si mik Haklajve, ndërsa nga ana tjetër u shisje me anë të njerëzve te tu, bombat e telekomanduara të ardhura nga Austria, të porositura nga miqtë e tu të Rognerit, për të vrarë Rugovën, dhe kur nuk ju zbriti Rugova nga avioni në Rinas, bombat ju dhanë komandos që vrau Haklajt. Desha të kujtoj, se ndoshta e ke harruar ngaqë ke urdhëruar shume vrasje, përse e vrave Milan Vason? Për llogari të kujt? Ata tre personat që erdhën e të takuan te cilit shërbim sekret të huaj ishin? Kam shumë gjera për të thënë zoti 007, por mos harro se ke bërë shumë krime, dhe do vije dita qe do mbytesh në gjakun e atyre që ke urdhëruar për të vrarë, se me gjakun tonë nuk arriti dot ta derdhje edhe pse thure shumë plane për vrasjen time dhe të vëllezërve te mi. As pallati ku banon me 14 kafe nuk të shpëton dot o Fatos Klosi.

a.s/dita

February 26, 2018 23:17
Komento

11 Komente

  1. Val Bona February 26, 23:44

    Izet jeni mjaft i besueshèm, megjithatè drejtèsisè i duhen fakte. Po i disponon ato, nuk èshtè mè e nevojshme tè japèsh pèrgjigjie asnjèrit nè fb, as kètijè Klosit qè mè duket po i rrèshqet toka nèn kèmbè ! Shèrbimi qè mund ti bèsh Shqipèrisè e justifikon çdo mèkat qè mund t’ju pèrkasè.

    Reply to this comment
  2. Bledi February 27, 01:48

    Kjo po behet telenovele.
    Cna duhet ne vrasja e Hadarit.
    Izetit ti falet burgu
    Vllezerve te Izetit ti njifet pafajsia dhe te demshperblehen
    Leket ti paguaje Saliu me kete Fatosin meqe kane perfituar.
    Edhe nusja dhe femite e Hajdarit jane kompesuar dhe jane te kenaqur qe u vra.
    Problem ketu me shume jane Haklajt.Me vra
    Zenin Saliu si kurban dhe mbyllet kjo histori intrige.

    Reply to this comment
  3. Lisi February 27, 07:22

    Izeti kërkon ballafaqim , në gjyqë , me Berishën . Klosi flet me gjuhën e Saliut !
    Klosi qënka një njeri i trashë , një gomar , në mos edhe maskara . Avokatia e tij ndaj Saliut është presion mbi drejtësinë .
    Shefi i sherbimit inteligjent , por , pa intelegjencë !

    Reply to this comment
  4. Sali Berisha eshte kanceri i kombit shqiptar February 27, 08:15

    O klosi kur izeti duhej te tregonte dhe te deshmonte, ju kerkonit te eleminonit. Ti dhe saliu nuk keni dallim nga njeri tjetri.

    Reply to this comment
  5. Shqiptari February 27, 08:38

    Izeti ka te drejte, Klosi nuk ju eshte pergjigjur as akuzave qe ka bërë publikisht ish oficeri i SHISH Ylber Zyberi ne Facebook.
    Ky Klosi eshte fytyre e neveritshme dhe antishqiptar 24 karatsh.

    Reply to this comment
  6. Oerdi !?! February 27, 10:23

    Cudi ; s’ kam pare njeri, t’ i thote ketij kallepi….”lekur derr”, ose ..pse je kaq i zgjuar ti?!?

    Reply to this comment
  7. Astriti February 27, 13:09

    Klosi eshte pjese e skenarit antishqiptar ne ngjarjet e 97-98. E pjese e kupoles mafioze qe organizoi vrasjet e atyre viteve. Ka hedhur gurin dhe fshehur doren. Duhet te dali ne gjyq te japi llogari bashke me berishen

    Reply to this comment
  8. Ylli February 27, 13:51

    Kur Izeti akuzon Berishen ,socialistet eksitohen.Kur Izeti akuzon Klosin ,Idajet Beqirin e ndonje socialistet nervozohen dhe irritohen.
    Qe Izeti te jete hero ,duhet te veproje dhe flase sipas udhezimeve komuniste.Perndryshe ???
    Perndryshe Zani Caushi dhe Nehat Kulla jane shembuj tipik i Heronjve te Shtrydhyr.
    Ne keto lloj formash ,komunuster jane kampion.Kujtoni Nako Spirun qe 6 muaj e benin Hero dhe 6 te tjere Tradhtar.Le qe nga varri e ben fut e qit te shkretin.
    Keshtu qe Izet djali ,te Berisha rri .Hero te bene keta karagjozet e Dites (komentuesit) ,honorare pa fund more ,mos e kalo vijen e kuqe.
    Malok thone per ty komunistet ,por “malok i mire” ama.!!

    Reply to this comment
  9. I.Troplini February 27, 17:27

    Kur Klosi bèn gjyqtarin dhe kèrkon edhe tè vendosè me njè fjali, se çfarè qènka herèt apo vonè, bèn “vlerèsuesin e burrèrisè” apo paburrèsisè, èshtè momenti i duhur pèr tè vènè pikèpyetjen dhe pèr tè pyetur vetveten,,,,,,,, çe gjeti Zotèrinè, tè veshè kostumin e profetit dhe shantazhuesit?
    Ky komb, ka nevojè pèr njè proces gjyqèsor pèr kèto insinuata qè mbajnè tè ingranuar shoqèrinè shqiptare. Arta Marku, do i bènte shèrbimin mè tè madh shtetit dhe popullit tè saj, nèse hap dosjet e vrasjeve tè bujshme tè sè kaluarès, qè mbajnè peng tè sotmen dhe tè ardhmen e kèsaj shoqèrie.
    Çfarè mankthi kanè kèta burra tè vjetèr si Berisha apo Klosi, pèr njè sjellje tè tillè? A mos i lidh tè dy, mè shumè se sa i ndan?
    Janè pyetje qè vetèm drejtèsia do ti japè pèrgjigje, nèse ka ndèrmend tè bèhet njè e tillè. Pèr momentin, kemi vetèm DIZINFORMACIONIN DHE SKIZOFRENINÈ e atyre, qè po ti kishin duart e pastra, nuk kishin pse çirreshin si tè rrjedhur dhe ordinerè, para kamerave tè televizioneve, tè kèrcènojnè dhe shantazhojnè çdo njèrin qè “guxon” tè thotè tè vèrtetèn.
    Ose ky shtet shkon vetvetiu drejt shpèrbèrjes morale, ose vendoset drejtèsi dhe kriminelèt, marrin nofkèn qè meritojnè, nè emèr tè kètij populli qè nuk do ti durojèj mè, kèta turkoshakè qè bèjnè tè rèndèsishmin dhe bajraktarin.

    Reply to this comment
  10. Adih February 27, 19:02

    O Izet Djali …… Fatosi eshte i nomeklatures , si te gjithe birbot e Katovices ,ku me keqardhje na kane lene ne mjerim , i perkedheluri i regjimit , qe ne kohe te Dulles ,pyet nje here, ku ka punuar i jati ne Durres ne kohe te diktatures .Prandaj ti o Izet djali ,erdhe pa perkrahje dhe smore as edhe nje post ,por populli i zgjuar i kupton fare thjeshte keto gjera .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*