Izeti e tepron? Apo kjo përfolje brenda fisit ishte arsyeja që Berisha ndërroi datëlindjen?

August 31, 2016 10:03

Izeti e tepron? Apo kjo përfolje brenda fisit ishte arsyeja që Berisha ndërroi datëlindjen?

Dihet që ish-kreu i PD, ka në dokumentat e tij, dy ditëlindje.

Sali Berisha ka lindur më 1 korrik 1944, por më pas ai e ka ndryshuar dhe e ka bërë atë 15 tetor 1944.

Nj nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës, Mero Baze ka shkruar më herët se Berisha si ish-komunist fanatik dhe i ngjitur pas njerëzve me pushtet, e ndërroi datëlindjen për ta patur një ditë përpara 16 tetorit, që është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës.

Por një tjetër nga njerëzit që i kanë qëndruar shumë afër Berishës, ish-truproja e tij familjare Izet Haxhia, jep një version krejt tjetër në një reagim sot në DITA.

Ai rrëfen një histori të çuditshme që nis në vjeshtën e vitit 1943, me strehimin e një partizani të plagosur serbo-boshnjak në kullën e Viçidolit. Që u ndoq me pushkë pasi fyeu nderin e kullës, por shpëtoi.

Një histori që ka qarkulluar nën zë për vite me radhë brenda fisit Berisha dhe që  e detyroi më pas Berishën të shtynte 4 muaj datën e lindjes për ta larguar hijen e atij dyshimi nga vetja.

Ish-truproja Haxhia reagoi dje pas një thirrje të “befasishme” të Berishës për hetimin dhe dënimin e krimeve serbe në Kosovë përmes një komisioni të posaçëm të OKB-së, si “ngacmim” ndaj mbërritjes në finalen e kandidatëve për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, të ish ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç.

Në një reagim fillimisht në FB pas kësaj deklarate të Berishës, Haxhia shkruajti dje ndër të tjera:

Sali Berisha

Sali Berisha

“Na paska kërkuar “patrioti” i madh, dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943, të dënohen krimet serbe në Kosovë…  Çfarë hipokrizie… Harroi ky i paftyrë se nën petkun e trafikimit të armëve relike në Norvegji, dërgoi tonelata armatim për paramilitarët e vëllait të tij biologjik Radovan Karaxhiç për të vrarë civilët në Bosnje…”

Nuk mund të mos ngjallnin kureshtje në këtë tekst pjesët: “dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943”, dhe në vijim, “vëllai i tij biologjik Radovan Karaxhiç…”.

DITA e kontaktoi z.Haxhia për ta pyetur se çfarë nënkuptonte ai me këtë “lojë fjalësh”; a mos ishte një romuz për shkak të ngjashmërisë vërtet të dukshme mes Berishës dhe Karaxhiçit?

Me z.Haxhia foli zv.kryeredaktori i DITA, Alqi Koçiko. Ai dha sqarimin e mëposhtëm:

“Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Izet Haxhia

Izet Haxhia

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë  i kompleksuar nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. I ati i Radovanit ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori  për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës. Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët”

Vetë Berisha është pyetur nga gazetarët mbi arsyet e ndërrimit të ditëlindjes kur u mbushën formularët e dekriminalizimit.

“Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej – u përgjigj ai.

****

Reagimi i Haxhisë për deklaratën e djeshme të Berishës mund të lexohet KËTU

Reagimi i Berishës për ditëlindjen mund të lexohet: KËTU

August 31, 2016 10:03
Komento

38 Komente

  1. biometri August 31, 10:19

    e dija qe ishte kopil!

    Reply to this comment
    • Mark uk August 31, 10:23

      ju komunistet e Dites jeni te pacipe e te paturp ne perdorjen qe i beni nje vrasesi sahanlepires si ky Izet haxhia.
      Ju nuk e duroni dot ate qe Sali Berisha i ka bere diktatorit idhullit tuaj Enver Hoxha.
      Ne djall vafshi nuk ju lexoj me kurre!!!!

      Reply to this comment
      • opozitar i sfilitur August 31, 10:27

        Ore ky i Izetit qenka lajm.
        Por lajm mbi lajme qenka shpallja qe ka bere Mark Uka ketu ne blogun e Ditas.
        Shpetuam nga Marku o shoookkeee
        Nje URRAAAA shenojeni ne kalendar diten e sotme.
        Paska qene i bekuar ky fund gushti

        Reply to this comment
        • red por jo i kuq August 31, 10:41

          Na iku Mark ukuuu???
          🙂 🙂 🙂
          Boboooo!! Te shpetoje kush te munde burra!!!

          Reply to this comment
        • MIXHA ELEZ August 31, 15:10

          nje mesazh per zotin Izet:

          i nderuar ke dhene nje kontribut te madh per demaskimin e berishizmit dhe po degradohesh per dite me kete artikuj pa vlere….ose kane vlere si biznes mediatik.

          Nqs do te vesh ne vend nderin tend dhe te shpetosh kombin ju duhet te “perlesheni” me sali berishen e vertete qe eshte ne amerike..emri i tij

          ELEZ SERBIBERAJ….qe ka qene mentori i berishes dhe ky i fundit kobure e tij se krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
          Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
          Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
          Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

          Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
          .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
          Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
          PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
          Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
          Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
          Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
          Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
          Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
          1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
          2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
          Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
          Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
          Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
          Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
          [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
          Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
          Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
          Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
          Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
          Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
          A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
          Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
          Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
          Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
          K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
          Me ndryshe:
          Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
          A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
          Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

          Pra zoti Izet pse nuk merresh me elez biberajn qe eshte kllonuesi i berishes me lobin serb ne amerike

          Reply to this comment
        • O Shoku... August 31, 23:40

          Ju duket se shpetoni, o Kuqalash!
          Thate se shpetuat nga Inglizi , me 44-en, shpetuat nga amerikaney, nga JugoRuset, kinezet….por prape amerikanit i keni ngritur te dyja kembet dhe po ia merrni me goje edhe Papes…se jeni vulehumbur…
          Iken Marku, dmth ne Angli eshte nuk permjer mendjen me ji kuqot …
          Po ju aq doni, Enveri mbeti vetem me Memetin dhe ate e vrau…!

          Reply to this comment
        • Leka September 1, 06:29

          Sa rri qeni pa hengur mut ,aq do ri edhe Mark Ujku pa shkrujt!

          Reply to this comment
      • GR August 31, 10:31

        aaahahahahahahahaha
        UUaahahahahaha
        OOO sa kam qesh….
        u ofendove o mark uk o klysh serbi….hahahaha
        Ooo ca rreagimi prej BQ lulishtesh….

        Reply to this comment
      • ardi August 31, 14:35

        Po c’i beri Enverit o debil, vetem sa i ngriti vlerat me teper me mutin qe beri pr 25 vjet, po ku merr vesh ti koqe maloku.

        Reply to this comment
      • Samiu August 31, 16:02

        Se pari ate qe i ka bere Saliu Enverit e dine te gjithe qe i ka transportuar mutin per te bere analizat…
        Se dyti:… Kete historie tregon Izeti , qe ka qene si “biri” i Saliut…. gjate gjithe veprimtarise se tij , qe nuk eshte dhe s’ka qene ndonjehere i majte dhe nuk e thone ata komunistet (qe ne fakt kane qene dhe jane koleget e Saliut…
        Se treti: pse ato qe thote Saliu me b*thlepiresit e tij per Edi Ramen se ka nxjerre jashte te emen dhe ka akuzuar te jatin per marredhenie me te shoqen qenkan te verteta, apo se jane thene nga kundershtari politik… ( gje qe e zhvlereson direkt, dhe e ben automatikisht thashethem)….

        Reply to this comment
      • Tarrasi . August 31, 16:26

        Ne qofte se kjo eshte e vertet atehere arsyeton sjelljen e Sali Berishes kundrejt popullit Shqiptar dhe krimet e tij kundrejt popullit Shqiptar.

        Vetem nje njeri bastard pa ndjenje atesie/familjare dhe kombi mund te bente keto krime monstruoze kudrejt nje populli te shumevuajtur.

        Reply to this comment
      • Toli August 31, 20:20

        Po edhe ky mark i m,,,,t ujkut i bje që të jetë këlysh sërb prandaj e zënë ethet e zeza kur flitet për këlyshin dhe spiunin e sërbisë,,Nuk ka llogjikë,,,
        tjetër

        Reply to this comment
      • I ri August 31, 20:22

        Nuk ka mundësi të ndahet qeni nga zakoni i tij i pa diskutushëm për të ngrënë m,,,t.PRANDAJ MOS IK O MARK,,,,

        Reply to this comment
      • korçari August 31, 22:27

        Ngushellime o Mark UKU dhe po pati mundesi mos u largo se do te mbetemi pa asnje idiot qe mund te shkembejme batuda se mendime nuk e ke intelektin e duhur o Mark UKU ,poshte Sali SERBI i vellai i Karaçiçit

        Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit August 31, 10:21

    hahahaaa 🙂
    O Izet ti je hakmarrja qe dergoi Zoti per gjithe viktimat e thashethemeve te Saliut qe nuk la grua e burre pa marre neper goje.
    Tani mire e gjet.
    Qelbesira plak.
    E mbytshin fantazmat e atyre fukarenjve qe vrau ne 21 janar

    Reply to this comment
  3. macukull August 31, 10:22

    shiko nuk eshte pa gje ky version
    redaksia le te botoje foton e Karaxhicit dhe ate te Saliut
    Floke, buze, mjeker hunde jane thuajse identike
    sidomos floket

    Reply to this comment
  4. abc August 31, 10:23

    ketu nuk ka asgje te re, ky muhabet eshte folur me kohe dhe s ka asgje sensacionle.

    Reply to this comment
  5. Gani USA August 31, 10:26

    Ne fakt perher e kam vrare mendjen cne nje bir fshataresh anonim nga nje fshat i humbur si Vicidoli te kete ne gene kaq etje per pushtet.
    Ky eshte nje shpjegim. Tjeter gjak i rrjedh ne deje ketij. Njesoj si Karaxhici ne Serbi qe bashke me Ratkon e Sllobodanin per opushtet benin gjithcka dhe e mbyten ne gjak e konflikt vendin e tyre.
    E njejta race bastarde vrasesish ballkanike gjaktrazuar

    Reply to this comment
  6. normali August 31, 14:07

    Edhe data perputhen me datelindjen e Saliut, por nje vit me vone ka lindur Karaxhiçi. Po fytyrat, po krimet, po hajdutelleqet; po keta jane si binjake e jo si vellezer te lindur nje vit me vone.

    Reply to this comment
  7. we people August 31, 14:12

    Pershendetje Izet.

    Jam absolutisht kunder ketyre “mikroskopeve” qe keni vene brenda shtepise se Sali Serbit.(SS)

    E kam thene gjithmone se (SS) eshte KRIMINEL MOONSTER I LINDUR por me teper eshte nje viktime e mjere e teorise antishqiptare..antiamerikane..anti humane e DEKOMUNISTIFIKIMIT e dyshes serbofile Rajerson -biberaj qe erdhen nga beogradi ne nj ekohe qe amerika dhe jugo-serbia ishte ne muaj mjalti dhe shqiperia konsiderohej shtet armik…..

    Edhe sot politika zyrtare amerikane me krimet kozmike qe ka bere Berisha (kujtojme aktin terrorist ne tentavive ndaj ambasdes amerikane dhe sulmi terrorist ndaj kontigjentit gjerman i kryer direkt me urdher te (SS)

    KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?

    1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJERSON BERISHES
    2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
    3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI ELDORADON E ARMATIMITSHQIPTAR ??

    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    -diskretitoi veteranet
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    -reabilitoi ish fashiste
    -e beri hero kombetar zogun
    -aplikoi teorine e shock-ut
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    -poshtroi Fan Nolin..
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj
    ++++++++++++++++++
    Nga sa me lart konkluzioni eshte se ” nderkombetaret” mbrojne Sali kriminelin pasi ai ne menyre” te shkelqyer” duke vepruar si
    DEMON,
    SHTRIG,
    DEVIL,
    TRADHETAR,
    VRASES
    ,KRIMINEL,
    PERVERS,
    MANJAK realizoi ate qe thame me lart..defuckomunistifikimin qe ishte me me shume se DIRTY JOB….

    pra saliu eshte kriminel por jo fajtor…

    fajtori sot eshte edi rama ilir meta dhe donald lu qe po bejne nje toleerim kriminal me dyshen berish bash serbin

    Reply to this comment
    • Lal Prenga August 31, 16:01

      Komenti I nje patrioti! Por e ke gabim vetem tek emri Sali Leshi! Emri I sakte I tij eshte Doktor MORTJA ! Nuk ka Doktor ne historine boterore qe te jete pergjegjes per humbjen e mijera jeteve, e mbi nje milion emigranteve te cileve u ka djegur token e te pareve per te mos u kthyer me! Bashkepergjegjes me te jane dhe keta te sotmit , pa asnje dyshim dhe mire e thua!

      Reply to this comment
  8. Une August 31, 14:25

    MUNDESI E ARTË. DY FIJE FLOKU NA DUHEN NJE E BERISHOVICIT DHE NJE E KARAXHIÇIT.

    Reply to this comment
  9. Briklona August 31, 14:53

    Te doli boja o Saliiiii !!!Mire gjithe te tjerat, po qenke dhe dobic!
    Tani shjegohen shume gjera pasi ke gen dhe gjak krimineli.
    Mjere ne, mjere Shqiperia!
    Prandaj mbijetove, se diku ke folene me gjarperinj te tjere qe te ushqejne, por do vije dita qe do ta derdhin te gjithe helmin mbi ty, o faqezi! Ata do te ta hane koken!
    Ke shume gjynahe Sali krimineli!
    Femijte e Gerdecit ulerijne ne varr , ca pa kembe e ca pa koke!
    Si nuk te perpin dheu o ndyresire, si nuk keni turp o familje gjarperinjsh kur shikoni sypeshkaqenin qe shetit tyryfycken b… jashte neper bote me parate e gjakosura te Gerdecit!

    Ptu, ptuuu fare e keqe!

    Reply to this comment
  10. fteri August 31, 14:55

    A’more Sali të donim shumë unë e Mark uku por sot na zhgënjeve ,na dole kopil !,kjo e turpron Malësinë e gjakovës dhe NDERIN e kullën tre katëshe të Viçidolit .,Mark uku shumë na është mërzitur !!!./ OR SALI ,ORE SALI TI NA DOLE KOPIL I ZI , 70 VJET TI NA MASHTROVE , KULLËN E VIÇIDOLIT SI MUZE NA E PËRDORE, SE Ç’I DOLI BOJA KULLËS ME DASHTËNI TË BOSHNJAKUT SUMËS, NGA KJO DASHTËNI NA DOLI SALIU I ZI,QË MBOLLI VETËM KRIME NË SHQIPËRI /..

    Reply to this comment
  11. spata August 31, 15:02

    Germo Izet germo vec mo na e nxjerr Saliun dobic.

    Reply to this comment
  12. Mark ramy uk scotland irland August 31, 15:02

    Thone qe ram berisha me sheqeren dhe kte serbin e kan pas bo treshe.

    Reply to this comment
  13. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd August 31, 15:12

    Me nji here qe ka shku sheqerja me ate serbin ska mundesi te ket ngel me barre. Kam pyt nji doktorr ketu ne uk.

    Reply to this comment
  14. LLL August 31, 15:32

    Në vitin 1916 Stalini ishte i interrnuar në Siberi dhe pati një lidhje intime me një vajzë fshatare 14-15 vjeçare .Xhandari i zonës e thirri Stalinin dhe e kërcënoi se , po se mori për grua këtë adoleshente do dënohet me burg sipas ligjit . Stalini premtoi ta merrte për grua dhe çështja u mbyll .
    Revolucionet e vitit 1917 I përmbysën gjërat .adoleshentja u martua me një tjetër dhe djali që lindi nga lidhja me Stalinin mori mbiemrin e burrit të nënës dhe jo Xhugashvili siç I takonte .
    Ky djalë mori pjesë në Luftë kundër nazistëve dhe arriti gradën major në ushtrinë e Kuqe .
    Djali I këtij majori që jeton edhe sot thoshte se ishte I nipi I Stalinit por me të njerëzit talleshin .
    Ai kërkoi me këmbëngulje analizën gjenetike dhe rezultoi se ishte I nipi I Stalinit .
    Në se Saliu nuk kërkon analizë gjenetike atëhere ai , me të vërtetë , është vëllai biologjik I Radovan Karaxhiçit !
    Sali , ku je , na thuaj kush je ?!

    Reply to this comment
    • 1995 August 31, 16:53

      LLL

      je komentuesi me inteligjent te Dita..por mos u lodh ne shekullin e kaluar me salinin.

      eshte nje rast tjeter qe nje serb shqipfoles IbRAHIM rUGACI ka bere namin me azem hajdarkurvarin qe izeti di aq intimitete sa dhe ti mund te jesh kopil i ibrahimoviqit.

      Ka qenë viti 1996, mesa më kujtohet. Berishës, thuhej se nga personeli i shërbimit qeveritar dhe pikërisht nga punonjëset femra të vilës 31 i kishin ardhur ankesa në drejtim të Ibrahim Rugovës, se kishin pasur ngacmime seksuale nga ana e Rugovës. Ky rrinte duke pirë alkool deri në orët e vona të darkës. Në atë kohë Rugova vinte shpesh nga Perëndimi në Shqipëri. Por aty nga mesi i vitit 1996 u krijua një ftohje mes tij e Berishës, për arsye që nuk i di. Gjatë kësaj kohe pati një afrim të Azem Hajdarit me Rugovën, të cilin e shoqëronte në seancat e gjatë të pirjes së alkoolit. Këto ankesa i përcillen Berishës, i cili reagon duke thënë: “Çfarë pret nga një maniak seksi dhe pijanec si Rugova… nuk i mjaftojnë si duket femrat, që i çon kodoshi Azem…”

      Reply to this comment
  15. MH August 31, 16:42

    Pra mos diskreditoni parardhesin MurrDetin me kete kopil shkjaut.
    Nga Murrdeti dhe nipi i Tije Lek Pogu asht krijue e gjithe krahina e Merturit.Krahin koj e vecant per atdhetarizem e patriotizem te flakte.Te vorfer.Po trima dhe krenar.

    Reply to this comment
  16. asnjeanesi August 31, 17:22

    Sipa Izetit del qe partizani serb ne daten 15 shtator 1943 ka fjetur me gruan e tij dhe ne pas 15 ditesh ka ikur nga shtepia, ka shkuar ne lufte, ka bere ndeshje me (ate e di Izeti se kur e ku me gjermanet), eshte plagosur, e kane sjelle ne Vc[idol dhe ashtu i plagosur per vdekje, sepse e kane strehuar per ta mjekuar, ne daten 30 shtator ka fjetur me nenen e Sali Berishes. Qe do te thote s e ema e Saliut mezi ka pritur t’i vinte nje mashkull ne shtepi e te bente flirt me te. Intrige tropojane. Deri ta sh Izeti ka treguar gjera qe edhe besohen, por me kete qe tregon sot te ben te dyshosh edhe per ato cka thene me heret. Nuk duhet qe njeriu rte bjere kaq poshte. Saliu boll t’i thuhet se e ka djegur 2 here Shqiperine, ne 1992 dhe 1997 dhe ia ke thene te gjitha. Por kjo eshte jashte logjikes njerezore. Turp, nese tropojani Izet ka turp.

    Reply to this comment
  17. Plaku Xhuxhumaku August 31, 18:15

    Qe Saliu mund te jete vellai i Karaxhicit, kushedi edhe i Milloshevicit, madje edhe gjysem-nipi i Micotaqisit, kjo edhe ka mundesi, si psh qe edhe Edvin Rama eshte nipi i Zogut, ose qe Gregor Rama eshte vellai i Edvin Rames. Nga keto gjera njerezit mund te fantazojne sa te duan. Por kjo nuk i ben automatikisht FAKTE.

    Ajo qe me ben pershtypje eshte qe vete Izet Haxhia thote qe kur e kishte degjuar kete histori per here te pare nuk e kishte besuar dhe e kishte quajtur si shpifje komunistesh. Pyetja qe kam une per Izetin eshte perse atehere nuk e besonte, kurse tashti e beson? Kjo eshte nje pyetje e thjeshte vetem per Izetin.

    Per ju komentuesit e tjere qe mos filloni te na cani trapin, jo Saliu keshtu, e jo krimineli ashtu ja ku po ua them vete une “Poshte Sali Berisha, pasardhesi direkt i Enverit”.

    Reply to this comment
  18. Arber Iliri August 31, 19:28

    Ka nderru emrin dhe ditelindjen per regjistrimet ne librat e spiuneve, asgje me shume, qe mund te jete kopil kjo nuk ndonje gje e madhe se edhe i biri keshtu eshte.

    Reply to this comment
  19. the truth August 31, 20:16

    PERSHENDETJE PLAKU TUC MAKU …XHUXH

    jam 100% dakort me ty se Izeti i kish ndegjuar me kohe kete pallimin e sheqers nga serbi dhe tani u kujtua…se paska qene genjeshter komunistash.

    Izeti ashtu si shumica e tropojaneve te “Tiranizuar” ne Tirane kane qene sume-lepires te enverit dhe u bene kellefa cari te elez biberit.pas 1992

    si mund ta quash saliun enverist kur ai i hodhi varrin me dinamit ne 5 maj 1992 si kanibal….

    si mund ta quash saliun enverist kur ai futi ne burg te gjitheve atyre qe i kishte pire shurren para 1991

    prandaj ti TUC MAKU XHUXHUMAKU dhe gjithe hordhia juaj e mehmut elezeve duhet ta dini mire se berisha nga ENVERIST U BE ELEZBIBERIST-MAKARTIST NGA DY BABALLARET E TIJ RAJERSONOVIQ-BIBEROVIQ.

    Por kjo nuk e shpeton nga hakmarrja popullore se Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.

    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.

    Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.

    Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.

    Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm,

    Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.

    Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

    Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

    me nje fjale zoti Tuc maku xhuxhumaku mos ngaterro sali pordhen si enverist sepse pas 1992 u kthye ne elezbiberist-xhaferrdevist u kthye ne nje perbindesh qe nuk ka obame dhe merkel ta shpetoje o nga prangat ose nga plumbi

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku September 1, 08:29

      Ti or trushkulur qe kesaj rradhe na paske vene nje nick ne anglisht, degjo me kujdes:

      1. Qe te jane ngulur ne tru ca gjera qe i perserit si papagall vazhdimisht kjo vetem tregon qe ke marre rrugen per Janine e truri nuk te bindet me.

      2. Qe nuk merr vesh fare se cfare kam thene une ne komentin me siper eshte ashiqare nga menyra se si pergjigjesh. Edhe nje prove tjeter qe truri ta ka lene shendetin.

      3. Une pyetjen ia kisha bere Izetit, po ti si koqe enveristi qe je, megjithese nuk e ke kuptuar pyetjen time, prape se prape nuk te eshte ndenjur pa dhene pergjigjen tende standarde prej papagalli.

      4. Se fundi, te 10fsha Enverin qe nisi katastrofen e Shqiperise ne 1944, e pastaj edhe Saliun qe e vazhdoi sipas instruksioneve enveriste te Ramizit. Qe ta dish ti m*ti nuk eshte me i mire se [email protected]@.

      E mundohu te behesh origjinal, mjaft me me budallalleqet qe shkruan vazhdimisht. Torrollak!

      Reply to this comment
  20. idriz August 31, 21:45

    Izeti futet na ca tema dhe histori qe nuk i njeh por i degjon nga ata qe vetem me thashetheme merren
    Pre e tyre ka qene dhe vet Izeti ne histori me motive te dobta dhe jo nje here
    Gjithesesi problemi i tij,Eshte turp qe fjala e nje krimineli ka kaq vlere.Kjo ndodh vetem ne Atdheun tim

    Reply to this comment
  21. Burimi September 1, 06:46

    Kur i thane Sales per çka ka shkruej Izeti aie u skuq ne fytyre dhe e mohoi duke dhan versionin e vet per kete deshmi te Izetit:Jo tha ai s’ashte e vertete!Baba jem duke kullotun bagetite ka shkue edhe ne anen tjeter te kufinit e per rrjedhoje ka pas te baj me nenen e Karaxhiçit.Thojne qe ka ba nje femij me ta ,prandaj me ngjan shume!Bashkefolesi iu drejtue duke i thane ;Po çfare lidhje ka e ama e Karaxhiçit ,me Tye!Ne kete kohe nderhyni Mark Ujku duke i thane bashkefolesit me “prijsin e tij” se une kam ken deshmitar okular ne kete ngjarje e per keto merita sot jam i paisun me pasaporte diplomatike prej njeriut ma te pasten ne boten shqipfolese.Nderkohe nderhyn prijsi e i thot :Rri aty ku e ke venin ti Mark se ndryshe te kam dosjen ne kasaforte e ti nqse je patriot shkon e me takue Izetin e me bisedue kok me kok.Ndaj dhe Marku mori vendim mos me shkruejt ma ne kuvendin e burrave por me zbatue urdherin e “prisit te tij legjendar qi vjen pas satrapit Zog per nga bemat qi i ka ba ketij veni e poplli duke marr rugen per Turqie e me ia çue nderin ne vend korbit Sali”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim