Izrael, arkeologët zbulojnë qytetin 5000 vjeçar në veri të Tel Aviv

October 7, 2019 10:56

Izrael, arkeologët zbulojnë qytetin 5000 vjeçar në veri të Tel Aviv

Arkeologët izraelitë pretendojnë se kanë gjetur një qytet të lashtë, 5000-vjeçar në veri të vendit.

Autoriteti izraelit i Antikiteteve tha se qyteti antik ishte zbuluar gjatë punës përgatitore për të ndërtuar një autostradë afër Harish, një qytet 50 kilometra në veri të Tel Avivit.

Ata e quajtën një “qytet kozmopolit dhe i planifikuar” që daton nga epoka e hershme e bronzit.

Qyteti ka një sipërfaqe prej 65 hektarësh dhe llogaritet të ketë patur një popullsi prej rreth 6 000 banorësh.

Gjatë punës, arkeologët zbuluan një tempull ceremonial të pazakontë, kockat e kafshëve të djegura, një skulpturë me kokë njerëzore, si dhe fragmente qeramike dhe enë prej guri. Studiuesit thonë se gjetjet japin një pasqyrë të re për të kuptuarin e tyre për periudhën kur popullsia rurale filloi të popullonte zona urbane.

j.l./ dita

October 7, 2019 10:56
Komento

1 Koment

  1. Donald October 9, 00:00

    Kane shtet e besojne né zotin e tyre qe eshte Israel .
    Kurse né jemi te ndare né 5 besime né vend Te kemi Zot shqiptarine.
    Bota I zbulojne né I shkaterojme ose I varrosim.
    Bota I ruajne e I grumbullojne, né I vjedhim e shesim.
    Mire apo keq ai sistem , Por Te pakten grumbulloi e ngriti muzeume.
    Cgi bejme arkeologut neritan ceka apo ……… qe meren me pollitike e nuk flasin per kulture

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*