Izraeli ka përgjuar bisedimet për programin bërthamor të Iranit

June 12, 2015 13:40 Updated

Izraeli ka përgjuar bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Specialistët e kompanisë ruse “Kaspersky Lab” kanë zbuluar një program spiunimi në tre hotelet europiane ku u zhvilluan negociatat për marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Sipas “The Wall Street Journal” programet e përdorura për të përgjuar negociatat me Iranin i përkasin inteligjencës izraelite.

“Në bazë të të dhënave të hetimit ku pati qasje ‘The Wall Street Journal’ dhe një grup ekspertësh të pavarur, programi i spiunazhit i zbuluar është një version i përmirësuar i virusit Duqu, i krijuar për të realizuar operacionet më të fshehta të inteligjencës izraelite”, thekson e përditshmja amerikane.

Pavarësisht se kompania nuk ka mundur të përcaktojë saktësisht se si është përdorur virusi dhe çfarë informacioni ka marrë, Kaspersky Lab ka theksuar se ai mund të jetë përdorur për realizimin e përgjimeve, vjedhjen e arkivave apo kontrollimin e çdo sistemi të hotelit që ka të bëjë me informatikën, si telefona, ashensorë dhe alarme.

Virusi gjithashtu mund të prekë rrjetet wifi dhe të futet në kompjuterët kryesorë të hotelit, gjë që i ka lejuar personit që ishte pas tij të kontrollonte numrat e dhomave të anëtarëve të delegacionit.

Gjetja ka qenë e mundur për shkak se hetuesit e firmës ruse “Kaspersky Lab” vendosën të hetonin se kush tjetër kishte qenë viktimë e teknikave të spiunazhit, pasi zbuluan në sistemet e tyre një virus të destinuar për të vjedhur informacion.

Virusi është lokalizuar gjithashtu edhe në disa kompjuterë të përdorur gjatë ceremonisë për përvjetorin e 70 të çlirimit të kampit të përqendrimit nazistë të Auschwitz, event ku ishin të pranishëm shumë liderë botërorë. Irani po zhvillon bisedime për programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Izraelin se ka përgjuar disa nga bisedimet me qëllim që të shtrembërojë qëndrimin e tyre karshi këtyre bisedimeve.

Ndërkaq, Izraeli ka denoncuar bisedimet me Iranin, duke thënë se ai dyshon se çdo marrëveshje që del nga to me të vërtetë do të frenojë ambiciet bërthamore të Iranit.

June 12, 2015 13:40 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*