Shkencëtarët izraelitë hedhin në treg një ilaç që trajton Diabetin 2

January 19, 2020 19:42

Shkencëtarët izraelitë hedhin në treg një ilaç që trajton Diabetin 2

Shkencëtarët izraelitë kanë zbuluar një ilaç të ri, që mund të trajtojë shkakun kryesor të diabetit të tipit 2: rezistenca e insulinës.

Ilaçi quhet Zygosid-50.

Shkaqet e diabetit të tipit 2 nuk janë plotësisht të njohura për mjekët. Ka faktorë si obeziteti, stili i jetës, ushqimet e pashëndetshme dhe plakja, të cilat e shtojnë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

Ka gjithashtu një lidhje me diabetit të tipit 2 dhe etnisë apo historisë familjare. Është një kombinim faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë, edhe pse ka ndryshime mes rajoneve të botës”, thotë bashkëthemeluesi i Concenter BioPharma, prof. Mottie (Mordechai) Chevion.

Sipas statistikave të dhjetorit të vitit të kaluar, në botë janë 463 milionë njerëz të diagnostikuar me diabet.

Prej tyre, rreth 95% kanë diabet të tipit 2. Deri në vitin 2045 pritet një rritje me 51% e rasteve të diabetit, që do të thotë se rreth 700 milionë raste do të diagnostikohen.

Kostoja ekonomike e trajtimit të kësaj sëmundjeje është e madhe.

Me Zygosid-50, ne propozojmë përdorimin e një ilaçi të ri, që do të jetë në formën e një pilule që merret nga goja, si ilaç që nuk ka nevojë të shoqërohet me të tjerë”, thotë Chevion.

Diabeti bën që niveli i glukozës në gjak, i quajtur ndryshe sheqeri në gjak, të jetë shumë i lartë. Glukoza e gjakut është burimi kryesor i energjisë së një personi dhe vjen nga ushqimi.

Insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi, ndihmon glukozën nga ushqimi të futet në qeliza për t’u përdorur për energji.

Kjo do të thotë që për të njëjtin nivel të insulinës që prodhohet, nuk ka infiltrim të mjaftueshëm të glukozës në muskuj. Insulina është ajo që lehtëson infiltrimin e glukozës në muskuj.

Diabeti shfaqet kur insulina nuk është në gjendje të mbështesë depërtimin e glukozës në muskuj.

 

d.a. / dita

January 19, 2020 19:42
Komento

1 Koment

  1. Tox January 19, 21:06

    Por sheqeri I ulët nuk kuptohet SI sheqeri I larte qe kerkon ujë. Per te moshuarit sheqeri I ulët te merr koken dhe nga I ulti te mbrohen. Shpesh shoqerohet dhe me anemi, hekur pak NE gjak.
    Ë..H. ruhej nga I larti dhe iku nga I ulëti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*