J. G. Hahn për historinë e dy dialekteve të shqipes dhe reagimet ndaj tij

November 26, 2017 09:30

J. G. Hahn për historinë e dy dialekteve të shqipes  dhe reagimet ndaj tij

 

Nga Bahri Beci

 

J.G. Hahn më 1854 në librin e tij “Studime shqiptare” shkruante se “Populli shqiptar ndahet në dy fise kryesore, në toskë, që banojnë në Shqipninë e Jugut (me gjithë krahinën e Beratit) dhe në gegë, që banojnë në Shqipninë e Mesme dhe të Veriut”.

“Kufinin e gjuhës në mes toskëve dhe të gegëve, shkruante ai, e formon Shkumbini ( …); në jug të këtij lumi sot nuk ka ma gegë, por në pjesën veriore të krahinës së Beratit flasin nji dialekt, i cili asht toskënisht, ndonëse ka shumë elementë nga gegnishtja. Gjithashtu elementë të gegnishtes gjejmë edhe në dialektin që flasin banorët e fushës së Vjosës së Sipërme përreth Përmetit”.

Sipas Hahn-it, Strabon-i shënonte se ky kufi i gjuhës asht shumë i vjetër “Koha e ndarjes së tyne bie të ketë qenë në kohët prehistorike”.

Pra, J. G. Hahn ndarjen e sotme dialektore në gegërishte dhe toskërishte e çonte në rrethanat e kohës antike.

          Ai nuk e ka shtruar problemin e vendit të formimit të dy dialekteve të shqipes drejtpërsëdrejti. Po duke folur për origjinën e shqiptarëve shkruante se  “duhet të pranojmë që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë të vendit; që kanë qenë këtu para se me ardhë sllavët” ose “stërgjyshnit e shqiptarëve të sotëm, kanë banuar në ato vende që zotnojnë shqiptarët sot, qysh në kohën e romakëve dhe të grekëve (…)”.

Për pasojë J. G. Hahn-i edhe formimin e dy dialekteve të shqipes e vendoste në territoret e tyre të sotme.

Shkakun  e krijimit të dy dialekteve të shqipes J. G. Hahn-i e gjente në praninë e  ilirishtes dhe të epirotishtes, folësit e të cilave, sipas Hahn-it ishin farefis.

“Shkumbini i ndan edhe sot gegët prej toskëve, shkruante ai, si pat nda dikur ilirët prej epirotëve (…) të cilët ishin farefis shoq me shoq”.

“Po të ndjekim Rrugën Egnatia (që shkon buzë Shkumbinit), tue dalë prej rrethit të Epidamnit (Durrësit) dhe Apolonisë (Pojanit), në krahun e djathtë, do të kemi fiset epirote (…) deri ke gjiri i Ambrakisë, ndërsa në të majtë malësinë e Ilirisë (…).

“Për Strabon-in, vijonte Hahn-i,  kjo rrugë (rruga “Egnatia”) nuk ishte vetëm nji kufi politik, por edhe nji kufi etnik që ndante në përgjithësi fiset ilire prej atyne epirote.

Reagimet lidhur me  pikëpamjet e J. G. Hahn-it

Studiuesit pas Hahn-it, pa përjashtim, në pajtim me të, kanë pranuar që shqipja dialektore ndahet në dy krahina dialektore ose dialekte dhe si kufi ndarës të dy dialekteve të shqipes Shkumbinin.

Mospajtime ka pasur lidhur me të folmet poshtë Shkumbinit, të ashtuquajturat “të folme kalimtare”, po kjo problematikë del jashtë objektit të këtij punimi.

Studiuesit pas J. G. Hahn-it (kam parasysh këtu:  G. Meyer-in, N. Jokl-in, C. Tagliavin-in, E. Çabejn, V. Polak-un, A. V. Desnickaja-n, J. Gjinarin) nuk e kanë pranuar pikëpamjen e tij për vjetërsinë e dy dialekteve të shqipes.

G.Meyer, lidhur me pikëpamjen e Hahn-it për vjetërsinë e dy dialekteve të shqipes, ka shkruar se « Në çdo rast ndryshimi i sotëm në mes të gegërishtes dhe toskërishtes, i cili në fund të fundit nuk është edhe aq i madh, mund ta ketë burimin nga një dallim i mëvonshëm. Studimi i shqipes së folur në Greqi më bën të ruaj këtë mendim si më të pranueshëm ». N.Jokli shtonte: « (…) nuk është e vështirë për vëzhguesin gjuhëtar të vërtetojë risinë relative të ndarjes dialektore të zënë në gojë më sipër ».

Edhe Tagliavin-i ka shkruar se ndryshimi ndërmjet toskërishtes dhe gegërishtes është relativisht i vonë.

E. Çabej më 1967 theksonte se “në kundërshtim me J. G. Hahn-in, i cili ndarjen e sotme dialektore në gegërisht e toskërisht e shpie në rrethanat e kohës antike (…), G. Meyer-i, duke pasur parasysh dhe shqipen që flitet në Greqi, me të drejtë anon ta çojë këtë dallim te një diferencim më i vonë. Kështu afërsisht dhe N. Jokli mendon se nuk është vështirë të vërtetohet risia relative e ndarjes dialektore. Edhe të tjerë dijetarë, si J. Rrota, G. Petrotta, C. Tagliavin-i, M. La Piana kanë mbrojtur pikëpamjen se dy dialektet kryesore kanë qenë më afër dhe se vetëm në këta shekujt e fundit u larguan nga njëri-tjetri.

V. Polak, duke ju referuar G. Meyer-it, N. Joklit e O. Myderrizit, pohonte se ndarja e shqipes në dy dialekte është e re (shek. XVI-XVII) dhe “nuk duhet t’i atribuohet ndarjes që bëhet në Ilirë dhe Epirotë, sikurse pohonte Hahn-i”.

Lidhur me vendin e formimit të dy dialekteve të shqipes studiuesit pas Hahn-it, kam parasysh këtu:  G. Meyer-in, N. Jokl-in, C. Taliavin-in, E. Çabejn, V. Polak-un, A. V. Desnickaja-n (të cilët nuk e kanë pranuar vjetërsinë e formimit të dy dialekteve të shqipes), nuk e kanë shtruar për diskutim as problemin e vendit të formimit të dy dialekteve të shqipes. Për ata dialektet e shqipes janë formuar në territoret e tyre të sotme.

Lidhur me pikëpamjen e J. G. Hahn-it për shkaqet e formimit të dy dialekteve të shqipes Tagliavin-i ka shkruar se ndryshimi ndërmjet toskërishtes dhe gegërishtes nuk mund ta ketë burimin tek ndryshimi midis gjuhës së ilirëve dhe epirotëve siç besonte Hahn-i.

Edhe E. Çabej mendonte se  “me të drejt është lënë mënjanë nga ana e gjuhësisë mendimi i J. G. Hahn-it, që ndarja e sotme më dysh, në gegërisht e toskërisht, e ka burimin te ilirët e epirotët e antikitetit”.

V. Polak, duke ju referuar G. Meyerit, N. Joklit e O. Myderrizit ka shkruar se “ndarja në dy dialekte e shqipes, nuk duhet t’i atribuohet ndarjes që bëhet në ilirë dhe epirotë, sikurse pohonte Hahn-i”.

Po kështu I. Ajeti, duke ju referuar N. Joklit, dhe në pajtim me E. Çabejn, e quante të drejtë që “mendimi i Hahnit lidhur me ndarjen më dysh, në gegërishte e toskërishte sipas ilirëve dhe epirotëve të lashtësisë u la mënjanë nga ana e gjuhësisë”.

J. Gjinari, lidhur me pikëpamjen e J. G. Hahn-it që e lidhte ndarjen e shqipes në gegërishte dhe toskërishte me ndar­jen e territorit të ilirëve në Iliri dhe në Epir ka shkruar se “ i pari që është marrë me këtë çështje ka qenë J. G. Hani, i cili, duke u mbështetur vetëm në faktorë historikë, pa analizuar shkaqet e lindjes së njërit ose të tjetrit tipar dialektor, ka dhënë një mendim të përgjithshëm se ndarja e shqipes në dy dialekte e ka burimin tek ndarja e dikurshme e territorit të Shqipërisë në Iliri dhe në Epir”.

“Një shpjegim i këtillë do t’i binte ndesh faktit që Epiri, d.m.th. treva jugore e Ilirisë që arrinte në Veri deri tek bregu i majtë i Vjosës, përfshinte një territor tepër të ngushtë në krahasim me atë të toskërishtes së sotme (…)

Pikëpamja jonë për kohën e formimit të dy dialekteve të shqipes

Për kohën e formimit të dy dialekteve të shqipes ne më 1972, 1979, 1982, dhe 1986 kemi shkruar se tiparet e pranuara (…) prej nesh si veçori dalluese  të dy dialekteve të shqipes janë të periudhës parasllave, gjë që do të thotë që edhe ndarja e shqipes dy dialekte është e kësaj periudhe.

Për vendin e formimit dy dialekteve të shqipes kemi shkruar se “duke pasur parasysh njërin nga ligjet më të rëndësishëm të gjeografisë gjuhësore sipas të cilit « afria kronologjike pasqyrohet me anë të afrisë gjeografike », mund të pohohet që tiparet dalluese të dy dialekteve të shqipes, të cilat përkojnë edhe kronologjikisht edhe gjeografikisht duhet edhe të jenë përhapur pak a shumë në të njëjtën kohë.

Duke u nisur nga  rrethanat historike të vendit tonë mendojmë se këto tipare (të përftuara para shek. IX) nuk mund të fitonin shtrirjen që kanë sot (deri në afërsi të Shkumbinit) as në periudhën e mbretërive bullgare e serbe (shek. IX-XII) as në periudhën e formimit të shtetit të Arbërit (shek. XII-XIII), po as edhe në shekujt e mëvonshëm, në kushtet e sistemit feudal ushtarak turk, kur dihet që gjatë këtyre shekujve nuk ka pasur një ndarje politike, kulturore e administrative të qëndrueshme që të favorizonte shtrirjen e këtyre tipareve deri në afërsi të Shkumbinit. Shtrirja e tyre në kufijtë e sotëm duhet të jetë më e vjetër dhe duhet të lidhet me kushtet politike, ekonomike dhe kulturore të vendit tonë para pushtimit sllav, pra në Mesjetën e hershme (shek. VI-VIII) ose në antikitetin e vonë (IV-VI), gjithsesi para shek. IX.

Lidhur me shkaqet e formimit të dy dialekteve të shqipes më 1982 dhe 1986, ndër të tjera, kemi shkruar se “Zona ku shfaqen dukuritë dialektore të shqipes historikisht ka qenë e banuar nga fise epirote, etnikisht të një trungu me ilirët.

Strabon-i e bën fare të qartë që “kufiri etnik ndërmjet epirotëve (etnikisht të një trungu me ilirët) dhe ilirëve kalonte përgjatë rrugës Egnatia që do të thotë përgjatë luginës së Shkumbinit, që përbën edhe kufirin ndërmjet dy dialekteve të shqipes, kurse gjiri i Ambrakisë shënon kufirin jugor të tyre”.

Në vijim kemi shtuar se zhvillimet fonetike të emrave të vendeve të dëshmuara në këto territore nga koha antike ose Mesjeta e hershme si : Aulona > Vlona / Vlora, Tamarus > Tomor, Aoos > Vjosë, Arachthos > Artë, Germinium > Dhërmi, Xiµaipa > Himarë, Thyamis > Çam etj. dëshmojnë se këto emra kanë qenë pandërprerje në gojën e shqiptarëve dhe se vetëm gjuha shqipe ka mundur t’u japë trajtën që kanë sot”.

Sh. Demiraj për kohën e formimit të dy dialekteve të shqipes

Me vështrimin e historisë së strukturës dialektore të shqipes, në fakt të disa dukurive dialektore të shqipes, Sh. Demiraj është marrë më 1988 në librin e tij « Gjuha shqipe dhe historia e saj », po pa na thënë në mënyrë eksplicite se cila ishte, sipas tij, vjetërsia, vendi dhe shkaqet e formimit të dy dialekteve të shqipes.

Përkundrazi më 1999 ai ka pranuar në mënyrë eksplicite si kohë të formimit të dy dialekteve të shqipes periudhën pasromake dhe parasllave.

Lidhur me vendin e formimit të dy dialekteve të shqipes, po aty ka shkruar: “Këto dy dialekte të gjuhës shqipe me veçoritë përkatëse nuk mund të jenë zhvilluar veçse në trevat, ku vazhdojnë të fliten. Përndryshe, do të duhej të supozonim që folësit e dialektit verior dhe ata të dialektit jugor janë vendosur në trevat e tyre të sotme duke u shpërngulur në një kohë të caktuar nga treva të tjera, të ndryshme nga ato të sotmet, por një supozim është i pambështetur si gjuhësisht dhe historikisht”.

“Duke u mbështetur në vjetërsinë mjaft të madhe të ndarjes dialektore të shqipes dhe duke pasur parasysh se viset ku është zhvilluar dialekti jugor i shqipes përkojnë në një pjesë të madhe me ato që në lashtësi bënin pjesë ne trevën e të ashtuquajturit Epir”, ka shkruar Sh. Demiraj më 1999 “mund pohohet se banorët e lashtë të asaj treve, në pjesën më te madhe, kanë folur një gjuhë, e cila nëpërmjet evolucionit të saj të shkallëshkallshëm ka dhënë variantin jugor të shqipes së sotme”.

Pra, më 1999 po edhe më 2015,  Sh. Demiraj ka pranuar:

  1. që dy dialektet e shqipes janë formuar në periudhën pasromake dhe parasllave në territoret e tyre të sotme.
  2. që shkaku i krijimit të dy dialekteve të shqipes është prania e  ilirishtes dhe e epirotishtes.
  3. që në të ashtuquajturin Epir gjuha amtare gjatë shekujve nuk ka qenë e ndryshme nga ajo e stërgjyshërve të arbëreshëve a shqiptarëve në përgjithësi.
November 26, 2017 09:30
Komento

13 Komente

  1. Alban Hamzai November 26, 11:21

    Nga artikulli del qarte qe epirotet nuk jane ilire .Ne teritorin e ilireve(mbi lumen Shkumbin) nuk eshte zbuluar asnje teater antic (pervec qyteteve qe ishin koloni greke) dhe eshte e kuptueshme pasi gjuha e ilireve nuk ishte e shkruar dhe niveli I zhvillimit te ilireve ishte jashtezakonisht I ulet .Iliret erdhen dhe dolen nga historia pa I dhene asgje asaj . Kurse teritori I Epirit eshte mbushur me teatro ,qe cfaqeshin komedite dhe tragjedite e autoreve greke ,pra ne gjuhen greke dhe populli qe I shihte patjeter qe dinte greqisht .Pra ne Epir populli fliste greqisht .Mora si shembull teatrin si dicka popullore ,pa hyre ne analiza shkencore . Kur feston vetem me mendjen tende eshte mire vetem per vehten tende ,por tek te tjeret shkakton vetem humor .Ju lutem shume botoni komentin tim!

    Reply to this comment
    • mirel November 26, 14:32

      Cpo ha mut kot.Greqia fliste shqip, Athina fliste shqip.
      Doli ky kllouni i Greqise qe te tregoje cflitet ne Epir.
      Nje fjale greqisht nuk dine epirotet, ama shqip-arvanitas di tere greqia

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati November 26, 20:13

        Sipas meje Dialekti Veri -Jug nuk ka lidhje me faktin e Epirot dhe Ilir ,kjo eshte nje rastesi qe ndarja ka ndodhur midis Ilireve dhe Epirit

        Dhe ja pse :…..

        Le te marrim emrin e Vlores, QE ESHT EMER SUPER I LASHTE

        Vlora ne Lashtesi eshte quajtur Avlona apo Vlona

        Mirpo edhe dialekti Gege e quan Vloren: Vlona

        Pra ne lashtesi,atehere kur ishte i theksuar identieti epirot, Vlora thirej nga epirotet ne ate kohe , sipas dialketit Gege, Vlona,
        dhe nuk thirej Vlora, apo Avlora , ose Auvlora , sipas dialektit tosk

        Pra ky emer , qe esht super i lashte , tregon se ne Epir eshte folur dialekti Gege i shqipes

        Me vone ndoshta , para se te vinin sllavet ka ndodhur ky ndryshim gradualne Jug , duke krijuar dialektin Tosk
        Porse me perpara , ne kohen e Epiroteve aty esht folur dialekti Gege

        Biles ne Vlore kemi edhe malin me emrin Mali i Cikes, qe esht nje emer shume i lashte
        Cika eshte emri Vajze ne dialektin Gege

        Po ashtu ne Vlore ke dhe fshat me emrin gege : Tre-vllazen ,qe do te thote : tre vellezerit
        , Ky esht emer i vjeter, por jo aq i lashte, Megjtihate ky emer tregon se deri kur esht folur gjuha Gege ne Jug,

        Sepse ky emer i ketij fshati i ka shpetuar emerimeve qe benin Bullgaret apo Sebret ne fshatrat shqiptare

        Dihet qe te gjitha fshatrat ne Vlore por edhe ne gjithe jugun kane emra sllave,( si psh Ramice,Vodice,Smokthine, Kuc, etj etj) ,
        dhe jane shume pake fshatra qe kane shpetuar nga kjo ofensive gjuhesore dhe kane emer shqiptar

        Pikerisht ky fshat me kete emer duhet studjuar ne arkivat osmane dhe te shihet se kur esht vendosur ky emer

        Une kam pershtypjen qe ky emer i fshatit Trevllazen tregon se gjuha Gege esht folur ne Jug deri sa ka ardhur pushtimi nga Bullgaret

        Dihet qe Perandoria Bullgare ka qene e shtrire ne Jugun tone ne vitin 1100 pas Krishtit
        Pra deri ne kete vit, aty ne Jug esht folur Dialekti Gege

        Pasandaj gradualisht dialekti Gege esht transformuar ne dialektin Toske

        Ky eshte mendimi im

        Reply to this comment
        • Nik November 27, 18:47

          Iteresante argumentet tuaja R. Vlonjati.
          Duken te pa kundershtueshme.
          Nik

          Reply to this comment
          • Raimond vlonjati November 28, 05:05

            Ne fakt tani mu kujtuan ca emra rugesh te arberesheve

            Dhe nje nga ata emra te ruges se Arbresheve ne Itali e kishte emrin :…
            ………..Rruga Skambi –dmth ruga Shkembi

            Por shkronja A aty tek fjala Skambi ,esht tipike qe perdoret ne te foluren Gege , Geget thone Shkambi

            ,Natyrisht tani ata nuk e shqiptojne me S por me Sh, dhe kete kalim te S ne SH e shpjegon prof.Shaban Demiraj, qe ka ndodhur gjate kohes se Turqise ne shume emra te GJUHES SHQIPE

            Mirpo ajo germa A tek emri Skambi , esht nje tregues qe deri ne ate kohe esht folur gjuha Gege tek shqiptaret e Jugut dhe deri ne Greqi

            Pra me duhet te kundershtoj veten, se Gjuha Toske esht formuar jo gjate periudhes se pushtimit Sllav, por gjate periudhes se pushtimit Turk

            Dhe ka dicka ne lidhje me pushtimin Sllav,

            Bizantinosi thote se :. Stefan Dushani erdhi me Iliriane dhe shkretoi gjithe veriun e Greqise.Pastaj Ilirianet u vendosen aty ne veri te Greqise dhe nuk iken me lart nga kishin ardhur

            Pra ajo vendosje e ushtareve Ilire te cilet ishin te gjithe Gege ka theksuar elementin Gege ne gjuhen shqipe te Jugut

            Dhe me vone me ardhjen e Turqise filloi te ndryshonte dialketi i Jugut ,nga Gege ne Toske , sic e tregon ai emri i ruges Skambi tek Arbereshet e Italise

            Dhe qe te vertetorhet kjo gje –Duhen pare te gjitha emrat e shqipe te fshatrave dhe te rugeve tek Arbereshet ne Itali,
            sepse ata mbajten emrat origjinale shqipe te para-ardhjes se turkut

    • Raimond vlonjati November 28, 03:54

      Po ja psh Amantua ka teatro , por ata jane fis ilir qe dikur jane jetuar ne veri te Kosoves
      Dhe Rona kur i pushtoi , i hoqi nga andej meqense ata e kundershtuar me arme pushtimin romak
      Rona i internoi te gjithe aty ku esht sot Amantia ne fshatin Plloc te Vlores

      Pra vendbanimi i Amantias jane Ilire dhe kete fakt e ke te shkruar ne Wikipedia

      Reply to this comment
  2. demo November 26, 11:27

    Jane te pakten tre elemente qe vertetohen me dokumenta(Deshmi te shkruara te autoreve te lashtesise dhe shkrime te gjetur nga germimet),qe ndarja e Gegnishtes nga toskerishtja,fillon para shekullit VII te e.s..
    1-Rotacizmi i pranuar tashme pa kundershtim nga gjuhetaret.2-Assimilimi i grupeve te bashketingelloreve-mb,nd,ng Mbare-Mare,etj 3-Asimilimi i grupit Kl -Q.Klumesht-Qumesht.4-Shnderrimet e diftongjeve fundore te toskerishtes ne zanore te gjata hyndore ne gegnishte;Perziej-perziiij,punuar-punuuuu5-shnderrimi i zanores a ne e,Amel,-Embel,lang-leng etj..Disponoj deshmi te autoreve te lashte qe keto ndryshime nuk kane ndodhur vone,pamvaresisht se disa elemente arkaike te toskerishtes gjinden tek Buzuku dhe autore te tjere pas tij dhe ne te folme periferike (Kraje,Diber etj)Psh shnderrimi i Y ne I,q eshte karakteristik per Gjirokastren,-dallendyshe-dallendishe,Byroja-Biroja, ,ndodh edhe ne Diber.Ndaj te njejtin mendim me autorin Bahri Beci dhe Hahnin qe sheh tek ndarja dialektore nje deshmi te lashte te vendosjes se dy grupeve te te njejtes Ethni:Grupi i fiseve Ilire dhe ato Epirote.

    Reply to this comment
  3. labi November 26, 12:25

    Vertet qe prof. Bahri Beci ishte nje nder ndihmesit kryesor te albanalogut Cabej por ai e coj me tej studimet linguistike shqiptare ne nje shkalle me te re e dialektikisht me te perparuar.Albanologjia shqiptare ka nevoj per kte njeri,studius I kalibrit te larte qe pa tjeter nuk krahasohet me asnje nga profff….soret e shumte titull mbajtes per nga niveli I studime cilesore gjuhesore.Shteti shqiptar si kujdeset per kte personalitet shkencor I cili vazhdon sot studimet per linguistiken shqiptare ne atdhe te huaj (France) rrethuar nga respect I pashembullt I akademis francize.Shteti shqiptar cfar ben?A ishte me I rendesishem dekorimet e artistave e pseudo aktoreve te ndryshem e te mos vlersohet ky professor I famshem.

    Reply to this comment
  4. Varthi November 26, 13:47

    Veç hundorësisë, i periudhës parasllave është edhe rotacizmi (kthimi i n në r në toskërishte). Të tjerat janë tipare të reja, dmth. të periudhës pas vendosjes së sllavëve në trojet arbërore (fillimi i shek. VII)

    Reply to this comment
  5. Kor + ca November 27, 06:13

    Nje mendim :
    !=Perse poemat e Homerit marin kuprim duke perdorur kuptimin disa dialektikor brenda te asaj qe konsiderohet gegerishte ?
    2= Cfare kuptimi mund ti perafrohet ne latinisht emri E+Pirum dhe a ngjason ky kuptim i shiperuar duke e krahesuar me emerin Dar +da +ne sikur donte thote Dar(I) ,mbreti persian + dha + ne ; pra e=purum = eee+dardhe , ndersa fjala latin shkon me gjemat qe ata benin :late + hine dhe nje tjeter shiperim Romak per Rro+me +hak
    # Mendimi im: gege dhe greke kane kane qene nje vazhdimesi territorial dhe nje rrjedhje popullate nga lart poshte, ndersa tosket jane gege qe latinizuan gjuhen qe u tjetersua ne toskane, toskerisht
    * Perse Homerjanet kane shkruar ne gegerisht ndersa arkeologjia tregon qe banoret e hershem te mbi Shkumbinit kane shkruar greqisht.
    Shikoni me kujdes se sa popuj dhe sa gjuhe ka kombi sllav dhe ju do te kuptoni se historia e ilireve eshte tretur tek ajo qe quhet Elene nga E+lena ne Sparte+shparte. Te me pareshmit ilire+epirjote + elene jane ne nje truall, ne nje ngjashmeri te hereshme gjuhesore ku historia e njeres pale shkrihet tek tjetra pale dhe pjese e histories se pales tjeter nuk marin kuptim pa pjesen e histories se pales tjeter. E te tjera e te tjera qe ndonje qe nuk e di mire sa anadollak eshte nga psikologjia e tij , mburet se eshte me shqiptar se nje tjeter vella shqiptar qe pa ruajtur psikologjine e kultures pa e ndryshuar ate per 500 vjet.
    Jemi nje gjak , nje gjuhe dhe nje teritor por te tjeret i kemi joshur te na vuten neper kembet shekullore, dhe tani sikur nuk e kemi kuptuar akoma se koka, trupi dhe gjymyret i perkasin nje trupi te vetem.
    Se fundmi: Gegerishtja duhet te shpallet nje gjuhe e mbrojtur nga OKB, ndersa tjetra ka nje autoritet te szyrtarizuar.

    Reply to this comment
  6. uskania November 27, 12:16

    Edhe brenda dialekteve kemi nendialekte.Na ka lodhur ndarja, si u ndame etj. Ka ardhur koha qe gjuhen ta perafrojme shume e me shume. Na pelqen te themi “ranishte”, por nuk mund te themi “rane”. Duhet te themi patjeter “nene” dhe jo “nane”. Pse duhet patjeter te mbytemi ne “e”, apo “mb”.ng” etj? Le te ecim perpara duke i njesuar dialektet ne gjuhe letrare.

    Reply to this comment
  7. demo November 27, 12:35

    O Hamza Karofilaqi stafidhi Mavromaqi! Me ate punen e teatrit na e ke dhi keq punen.Po Bylinet ,Amantet,qe kane pasur Teatrot me te medhej te botes antike dhe nga historianet greke permenden si fise Ilire,cfare jane sipas teje?Mos degjo priftin e Kosines,se ai kafshar me dru ne Kooperative ka qene,por meso te lexosh autoret e antikitetit helen.As greke kane qene quajtur ndonjehere,deri ne shek.XIX.Greke quanin Romaket helenet qe u vendosen ne Sicili dhe brigjet e Kalabrise

    Reply to this comment
  8. Arben November 28, 08:38

    ORE GEGET JANE TRAKASIT E TINISE,

    TE CILET U VENDOSEN NE KOSOVEN E SOTSHME

    PASI I SHPERNGULEN BULLGARET NGA TRAKIA.

    KY ESHTE FILMI I DIALEKTEVE.

    TRAKET, DAKET, ILIRET, MAQEDONET, KANE

    QENE E NJEJTA POPULLSI.

    SA NDRYSHOJNE SOT DY DIALEKTET E

    SHQIPES, AQ KANE NDRYSHUAR NE KOHE

    GJUHET E KETYRE FISEVE NGA NJERA

    TJETRA.

    PER ME SHUME LEXONI “FUNDI I MISTERIT

    ETRUSK” TE ZAHARIA MAJANI.

    NE FUND TE LIBRIT JEP NJE FJALOR

    ME FJALET E NJOHURA TE GJUHES ETRUSKE

    I KRAHASON ME GJUHEN LATINE

    DHE ATE SHQIPE TE SOTSHME.

    EDHE ME SHQIPEN E SOTSHME

    DO TE KUPTOHEJ GJUHA ETRUSKE

    E JO ME ME GJUHEN E ILIREVE, TRAKEVE

    A DAKEVE.

    I GJITHE KY “MISTER”, NGRIHET NGA ATA

    QE DUAN TE NA GODASIN NE, SHQIPETARET

    E SOTSHEM.

    “FUNDI I MISTERIT ETRUSK”, TITULLI ESHTE

    IRONIK, PASI STUDIUESIT LATIN KISHIN

    NGRITUR NJE PSEUDOMISTER PER PREJ-

    -ARDHJEN E ETRUSKEVE, A THUA SE

    ISHIN UFO E NUK PO U GJENIN DOT RRENJET.

    “FUNDI I MISTERIT ETRUSK”, I JEP FUND

    VERTET KETIJ PSEUDO-MISTERI.

    I NJEJTI MEKANIZEM FUNKSIONON

    EDHE PER TE GJITHE “MISTERET”,

    QE MBUSHIN HISTORINE TONE.

    PERFSHIRE “MISTERIN E MADH” TE

    DEKLARATES SE PAVARSISE, MEQENESE

    ESHTE SOT FESTA E FLAMURIT.

    HAPNI SYTE, O MILET QORR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*