Ja aksidentet ajrorë më të rëndë në qiejt e Europës

March 24, 2015 14:49

Ja aksidentet ajrorë më të rëndë në qiejt e Europës

Një avion Airbus A320 i kompanisë me kosto të ulët “Germanëings” është rrëzuar në Alpet e Francës, sipas zyrtarëve të aviacionit francez dhe policisë. Raportohet se avioni kishte në bord 142 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.Avioni po fluturonte nga Barcelona për në Dyseldorf kur u rrëzua në alpet francezë, pranë Digne, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Po cilet jane disa nga aksidentet ajrorë më të rëndë te avioneve qe u perkisnin kompanive ajrore europiane?

2014: Avioni i Malaysia MH17 rrëzohet pranë Graboves në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e 298 pasagjerëve, 193 prej të cilëve holandezë. Rebelët prorusë akuzohen se kanë qëlluar dhe rrëzuar avionin duke përdorur raketa tokë-ajër.

2010: Një avion Tupolev 154 me të cilin udhëtonte presidenti polak, Lech kaczynski u rrëzua pranë aeroportit rus të Smolenskut, duke vrarë më shumë se 90 vetë që ishin në bord.

2009: Një Avion Airbus 330 i AirFrance që fluturonte nga Rio de Janeiro për në Paris rrëzohet në oqeanin Atlantik, me 228 vetë në bord. Ekipet e shpëtimit më vonë mund të gjejnë vetëm 50 trupa në oqean.

2008: Shtator – Në avion Boeing-737 përplaset teksa ulej në qytetin rus të Permit, duke sjellë vdekjen e 88 pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit.

Gusht – Një avion i Spainair del nga pista në momentin e ngritjes në aeroportin Barajas të Madridit, duke shkaktuar vdekjen e 154 vetëve dhe plagosur 18 të tjerë.

2006: Gusht – Një avion rus Tupolev-154 me 170 vetë në bord rrëzohet në veri të Donetskut, në Ukrainën lindore.

Korrik – Një avion rus S7, model Airbus A-310 del nga pista gjatë ngritjes në aeroportin e Irkutskut në Siberi. 124 vetë prej atyre që ishin në bord gjejnë vdekjen, por më shumë se 50 i mbijetojnë përplasjes.

Maj – Një avion Airbus A-320 i Armavia rrëzohet në Detin e Zi pranë Sochit, duke vrarë të 113 vetët në bord.

2005: Një avion i Helios Airëays nga Qipro për në Athinë, me 121 vetë në bord, rrëzohet në veri të kryeqytetit grek pas një rënie të trysnisë në kabinë.

2003: Një avion i Turkish Airlines me 76 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi rrëzohet teksa ulej në Diabarkir.

2002: 71 vetë, shumë prej tyre fëmijë, gjejnë vdekjen kur një Tupolev-154 rus, në një udhëtim shkollor nga Spanja përplaset me një Boeing 757 mbi jugun e Gjermanisë.

2001: 84 tetor – Një avion i Scandinavian Airlines System përplaset me një avion të vogël në mesin e një mjergulle të fortë në aeroportin Linate të MIlanos, duke vrarë 118 vetë.

4 tetor – Një Tupolev-154 i Sibir Airlines që udhëtonte nga Tel Avivi për në Novosibirsk në Siberi shpërthen në ajër dhe rrëzohet në Detin e Zi, duke vrarë 78 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit. 

3 korrik – Një Tupolev 154 rrugës nga Jekaterinburgu në malet Urale në drejtim të portit rus të Vladivostokut rrëzohet pranë qytetit siberian të Irkutskut, duke sjellë vdekjen e 133 pasagjerëve dhe 10 pjesëtarëve të ekuipazhit.

25 korrik – Air France Concorde, rrugës për në Nju Jork rrëzohet mbi një hotel pranë Parisit pak minuta pas ngritjes. 113 vetë gjetën vdekjen, bashkë me 4 vetë në tokë./bota.al

6

March 24, 2015 14:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*