Ja çfarë date starton Kategoria Superiore

July 3, 2017 18:13

Ja çfarë date starton Kategoria Superiore

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e ditës së hënë, pas disa propozimeve të mbërritura në FSHF nga ana e të gjitha klubeve, mori vendimet përkatëse në lidhje me sezonin e ri të garave, i cili do të hapet zyrtarisht me nalen e Superkupës së Shqipërisë në datën 6 shtator.

Ndërkaq, në lidhje me datat e kampionateve, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi:

Kategoria Superiore, edicioni 2017-2018 starton në datë 9 shtator Kategoria e Parë, edicioni 2017-2018 starton në date 16 shtator Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të luhet në datë 6 shtator Komiteti në mbledhjen e sotme gjithashtu vendosi që:

Numri i kartonave të verdhë për një futbollist nga 3 të verdha me sanksionim me një ndeshje, kalon në 4 të verdha skualikim për një ndeshje, për edicionin e ri.

Në lidhje me futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, Komiteti vendosi të futet në rregullore dhe të konsiderohen si lojtarë shqiptarë, njësoj si parashikon rregullorja aktuale e garave me futbollistët kosovarë.

July 3, 2017 18:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*