“Litari në qafën e Enverit, është dhe në tënden, shoku Ramiz”

February 20, 2018 23:21

“Litari në qafën e Enverit, është dhe në tënden, shoku Ramiz”

Pas rënies së monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, më 20 shkurt 1991, pati një acarim të situatës dhe destabilitet në shkallë vendi.

Pikërisht në atë kohë dolën në skenë shoqatat për mbrojtjen e figurës së Enverit. Mirëpo a e kishte në dorë situatën Ramiz Alia dhe udhëheqja e asaj kohe? Ramiz Alia ato ditë për n jë javë me radhë ka thirrur drejtues të PPSH-së nëpër rrethe për t’u njohur me situatën në bazë, por edhe për të dhënë porosi për komunistët dhe popullin si të vepronin në rrethanat e caktuara.

Në redaksinë e DITA-s erdhi Ismet Balaj, me origjinë nga Tropoja, që në atë kohë ishte drejtor i shkollës së mesme në Fushë-Arrëz të Pukës. Së bashku me disa përfaqësues të rretheve të Shkodrës, Pukës, Kukësit e Lushnjes ai ka qenë pjesëmarrës në një takim me Ramiz Alinë një javë pas rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës.

Ai ka mbajtur shënime të detajuara gjatë asaj mbledhjeje dhe i ka renditur në formën e një shkrimi për gazetën. Janë shënime shumë domethënëse për të hedhur dritë mbi situatën që mbretëronte mes komunistëve e drejtuesve lokalë civilë e ushtarakë. Gjendja pas rrëzimit të monumentit ishte shumë e nderë.

Nga njëra anë ekonomia ishte në zgrip të skamjes, nga ana tjetër reagimi i shumë besnikëve të Enver Hoxhës mund të përshkallëzohej nga çasti në çast. Gjendjen ekonomike e pranon edhe vetë Alia, ndërkohë që raportuesit pohojnë se edhe pse në fshat kishte bukë, “atë nuk kanë me çfarë të hanë…”.

Për ata, është pakuptueshme heshtja dhe mpirja e drejtuesve qendrorë të PPSH-së, pa lënë mënjanë edhe akuza ndaj vetë Ramiz Alisë. Një ndërhyrje shumë të fortë bën ushtaraku komandant i brigadës së Lushnjes: “Për rrëzimin e bustit ka pasur hile nga brenda. Më duket se ishte bërë parapërgatitje…

Ju e hapët derën e pluralizmit. Kanë vërshuar tërë të liqtë: burgaxhinjtë, horrat. Shumica e tyre nuk kanë qenë të burgosur politikë, por batakçinj, hajdutë, kriminelë ordinerë, por kur janë akuzuar, akuzës i është vënë edhe një akuzë politike me qëllim për ta lënë brenda.

Tani ata batakçinj janë bërë pararoja e PD-së. Janë njerëz pa moral, pa ideale. Unë kam vërejtje për ju. Ku jeni ju që nuk dilni në radio, në televizion nuk flet, nuk orienton se si ta përballojmë situatën. Ku fshihesh? Nuk e di, kush je ti, Ramiz Alia?” Por pas ndërhyrjes sfiduese të Alisë, ai sikur tërhiqet.

Në gjithë këtë atmosferë ku përzihet hutimi, dëshpërimi dhe dorëzimi para këtij kaosi, bie në sy porosia e prerë e Alisë: Asnjë përplasje të dhunshme, aq më tepër me armë. “Jemi të dyja palët shqiptarë, nuk do vrasim njëri-tjetrin”, thotë Alia.

Për më shumë detaje, ja si e tregon Balaj atë mbledhje:

 

Nga Ismet Balaj

Më datën 28 shkurt 1991 në ora 17.00 në një sallë të Pallatit të Kongreseve u bë mbledhja e përfaqësuesve të partisë të katër rretheve: Kukës, Pukë, Shkodër dhe Lushnje. Mbledhjen e drejtoi Sekretari i Parë i KQ të PPSH, Ramiz Alia. Erdhi i shoqëruar me Haxhi Lleshin.

Ramiz Alia tha: “Ju jeni një nga 6 grupet që ka organizuar Komiteti Qendror me rrethet për t`u njohur me situatën e sotme dhe të përcaktojmë disa drejtime për të ardhmen. Sot e mbyllim. Gjithë ky aktivitet ka vlerën e një kongresi partie në rrethana të veçanta. Ju i dini rrethanat. Nga ju dua të dëgjoj si është situata poshtë në bazë. A orientohet organizata bazë dhe komunistët; në ç`pozitë qëndron; po punonjësit e kooperativistët si e kuptojnë situatën dhe ç`punë bëhet për të mbajtur qëndrimin e duhur. Si mendoni se duhet të veprojmë ne në qendër, që të mbajmë boshtin e drejtimit të vendit…”.

foto-ppsh Ramiz AliaLitari në qafën e Enverit, është dhe në tënden, shoku Ramiz!

Pas tij e mori fjalën drejtori i minierave të rrethit të Pukës, i cili ndër të tjera tha: “… Kur e kam parë litarin në qafën e Enver Hoxhës, e kam parë edhe në qafën tënde, shoku Ramiz, pastaj në qafen time e kështu me radhë. (Ramiz Alia, kthen kokën majtas dhe e shikon diskutantin se e kishte në krah ngjitur)…”. Gjendja në minierat e Pukës është në përgjithësi e qëndrueshme. Punohet dhe realizohet plani. Me shumë sforcime, po nuk kemi humbur asnjë ditë pune. Kushtet e minatorëve janë relativisht të mira. Ushqimi, veshmbathja për ta janë të mira. Kemi mundur të ruajmë sasinë dhe cilësinë e ushqimit, me gjithë vështirësitë e mëdha ekonomike të vendit tonë. Edhe eksportin deri tani e kemi realizuar. Vihet re se ka pakënaqësi të ndryshme, për pagesën e ulët, sidomos. Punëtorët flasin me njëri-tjetrin për hallet e shumta që ka fshati, sepse ata janë edhe fshatarë. Kushtet në fshat po rëndohen për ditë. Bukë kanë, por nuk kanë me se ta hanë; mungojnë yndyrat, qumështi, djathi, kosi etj., mbasi blegtoria ka pësuar vit pas viti rënie edhe për shkak të punës së dobët të drejtuesve të kooperativave, por edhe të disa gabimeve që u bënë nga qendra gjatë viteve tetëdhjetë… Do të bëjmë gjithçka të mundur për të mbajtur situatën në dorën tonë, por mesa po shohim e dëgjojmë, problemet po shtohen e përkeqësohen sidomos në qytetet kryesore si Shkodra e Tirana. Radiotelevizioni po transmeton gjatë gjithë ditës ngjarje pas ngjarjesh. Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës dhe heshtja juaj ka dhënë një mësim shumë të keq në bazë. Poshtë njerëzit pyesin ku janë anëtarët e Byrosë Politike? Po Sekretarët? Po sekretari i Parë, shoku Ramiz? Ky është problem qendror. Cili është mendimi dhe qëndrimi i tyre? Pse heshtin…? Ngjarjet që ndodhën në vendet e Europës Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik kanë ndikuar për humbjen e timonit të drejtimit. Pyetja shtrohet, kur të tëra vendet Europiano-lindore kanë përmbysur sistemin socialist, po ne a mund të qëndrojmë. Nëse po, si mund të qëndrojmë….”?

Drejtori i ndërmarrjes së përpunim-drurit Fushë-Arrëz, P.Gj.: “Më duket e pabesueshme për shpirtin dhe sytë e mi: E rrëzuan, e përmbysën, e tërhoqën zvarrë Enver Hoxhën për së vdekuri. Nuk doli një burrë i gjallë, ta kundërshtojë këtë turp që e mbulon Partinë e Punës dhe sidomos ju sh. Ramiz… Nuk po përsëris ato që tha shoku parafolës. Edhe unë i kam këto shqetësime. Punonjësit e ndërmarrjes së përpunim-drurit deri tash nuk kanë përçarje të dukshme. Dalin në punë. Edhe në kushte të vështira punojnë dhe realizojnë planin, bile ka edhe tejkalime. Po vihet re zbehje e rolit të Partisë sonë. Komunistët heshtin. Nuk dinë as ku janë, as si të veprojnë… Formimi i PD ka ngjallur shumë dyshime për drejtësinë e partisë sonë. PD-istët janë njerëzit më të pabindur, punëtorët që kanë qenë problem edhe më parë. Ata po propagandojnë se çfarë do të bëjë PD-ja për popullin. Dikujt-dikujt i krijohet përshtypja se e kanë mirë dhe, megjithëse deri tash për sa di unë, pak punëtorë kanë kaluar në anën e tyre, por janë shumë të çorientuar. Shokët e partisë përpiqen të bëjnë sqarimet dhe t`i bindin se ne kemi të drejtë, se ata premtojnë, por s`janë në gjendje të bëjnë asgjë. Në fakt shfrytëzojnë mungesat tona në ekonomi, dobësitë e komunistëve disa prej të cilëve janë sa për emër, se janë shembull i keq edhe në punë. Megjithëse gjendja është e turbulluar, sepse Europa Lindore ndryshoi, vetëm ne kemi mbetur, e kemi të vështirë shumë ta përballojmë situatën…”.

Ndërhyn Ramiz Alia: “Pikërisht për këtë jemi mbledhur dhe po diskutojmë…”

“- Unë, -vazhdon P.Gj. jam i bindur se shumicën e kemi me vete…. Po sa do ta kemi me vete? Varet nga zotësia jonë, nga mençuria e Partisë dhe sidomos e juaja sh.Ramiz. Kërkohet më shumë të jesh energjik….”.

Rrëzimi i Enverit, është rrëzimi i Partisë

Diskuton A.D. nga Kukësi: “Për gjithë Partinë, rrëzimi i Enver Hoxhës, është rrëzimi i Partisë. Si nuk paska pasë një burrë që të bëjë të pabërën… Të gjitha ato që thanë parafolësit janë edhe në rrethin tim. Ndryshimet e mëdha në Europën Lindore e kanë tronditur shumë edhe popullin e rrethit tonë. Klasa punëtore në minierat e Kalimashit dhe të Gjegjanit, por edhe punëtorët e ndërmarrjeve ekonomike: tregti, ndërtim, me gjithë çoroditjen, po punojnë dhe realizojnë detyrat. Organizatat e partisë ndjekin me vëmendje situatën dhe mblidhen herë pas here dhe përpiqen që të sqarojnë punëtorët. Por ka nga ata komunistë që kritikojnë shumë të metat e dobësitë e punës sonë. Sidomos mungesat për lëndën e parë që çon në mosrealizime plani dhe punëtorët mbesin pa punë e pa rroga. Ndonjë komunist është përvjedhur dhe ka kaluar në anën e pd-istëve. Zakonisht janë ata që kanë më shumë probleme në punë e në sjellje. Këta lloje njerëzish bëhen shembull i keq. Me gjithë këtë, shumica është e painfektuar deri tash, së paku kështu duket. Çka ziejnë në krenat e tyre, nuk e dimë saktë. Në fshat gjendja është më solide. Kjo poterë e madhe e Europës Lindore shkon më ngadalë. Fshatarët besojnë më pak nga ndryshimet dhe i shohin më me dyshim se sa punëtorët e ndërmarrjeve ekonomike. Por me qenë se punëtorët tanë janë me rrënjë në fshat, shumica, shpesh shkojnë në shtëpi dhe çojnë njëkohësisht edhe turbullirat që ndodhin gjithkah Shqipërisë, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Radiot e huaja dëgjohen më shumë se kurrë, por edhe radio Tirana është zhyer. Ajo po bëhet zëdhënëse e PD-së. Në fakt tek ne me PD-në janë njerëz nga klasa të goditura me të drejtë gjatë pushtetit popullor, por ka edhe ndonjë nga intelektualët, specialist që ose kanë kaluar andej, ose po heshtin dhe heshtja e tyre tregon se kanë rrëshqitur ose presin se si po zhvillohen ngjarjet. Komiteti i Partisë është mbledhur disa herë, analizon gjendjen dhe shtron detyra që komunistët të jenë shembull disipline, pune dhe morali. Po të jenë edhe aktivistë shoqërorë për t`u ballafaquar me mendimet e kundërta që na dalin në kolektiva punëtorësh a punonjësish. Vihet re edhe një tërheqje nga fronti i luftës ideologjike. Larg meje (larg b….sime), po bëhet sëmundje. Vështirë e kemi, ta themi hapur… Si do të veprojmë, ende nuk e dimë. Qendra dhe kur them qendra kam parasysh vetëm Ju sh.Ramiz, se të tjerët sikur kanë avulluar; nuk dëgjohen as shihen në televizion… Ku janë, xhanëm, paskan qenë për mish e pilaf, e jo për shpatë e hanxhar, për privilegje e jo për sakrifica… E kanë mjelë si lopë shoqninë e u mbettë në fyt..”.

Sh.Ramiz: “Pikërisht se është kohë e vështirë, për këtë jemi mbledhur të bashkëbisedojmë pozicionin e partisë në këto kushte të turbullta. Po edhe në këtë turbullirë, në këtë mjegull, kundërshtarët tanë duken, bile kanë dalë tashmë hapur në ditën për diell. Pra duhet të ndryshojë edhe puna e partisë sonë…”

RamizKush je ti, Ramiz Alia?

Diskuton komandanti i Brigadës ushtarake në Lushnjë: (Ishte ballë për ballë, nja tre katër metra larg Ramiz Alisë) – Shoku Ramiz e them hapur: Gjendja është shumë e rëndë. Për rrëzimin e bustit ka pasur hile nga brenda. Më duket se ishte bërë parapërgatitje… Ju e hapët derën e pluralizmit. Kanë vërshuar tërë të liqtë: burgaxhinjtë, horrat. Shumica e tyre nuk kanë qenë të burgosur politikë, por batakçinj, hajdutë, kriminelë ordinerë, por kur janë akuzuar, akuzës i është vënë edhe një akuzë politike me qëllim për ta lënë brenda. Tani ata batakçinj janë bërë pararoja e PD-së. Janë njerëz pa moral, pa ideale. Ideali i tyre është të sjellë konflikt në shoqëri, të sjellë luftë civile tek ne, që ata të jenë pararoja e kësaj lufte që të vjedhin pasurinë kombëtare dhe të marrin pushtetin. Unë kam vërejtje për ju. Ku jeni ju që nuk dilni në radio, në televizion nuk flet, nuk orienton se si ta përballojmë situatën. Ku fshihesh? Nuk e di, kush je ti, Ramiz Alia? Çfarë bën ti e Kryeministri që nuk ia mbledh atij, se edhe ai diçka po luan. Ndërhyn Ramiz Alia: – Hë, pra kush jam unë, thuaje ti. Hapur këtu, thuaje si burrat. Ja si mendon ti për mua…? Komandanti stopohet për një çast dhe vazhdon:

-Unë shkurt, nuk kam më besim, por çfarë të bëj unë, nuk e di. Veç të mbaj rregull absolut në repart; të forcoj vigjilencën dhe të rri në gatishmëri numër një: ditë e natë. … Ku janë anëtarët e Byrosë Politike? Asnjë nuk duket. Ku janë futur?

Ndërhyn shoku Haxhi: “Isha në Klinikën Speciale. Kur po ngjitesha shkallëve, takova Manushin (Myftiu) tek po zbriste. E pyeta: Ku i ke djemtë, o Manush? Ngriti kokën, shikoi egër, tha diçka që nuk u muar vesh, dhe shpejtoi hapat poshtë. I thashë: Poshtë, poshtë po bie, poshtë…

Ramiz Alia: – Me kryeministrin (Fatos Nanon) bisedojmë dy-tri herë në ditë për gjendjen e vendit. Të dy në linjën e vet jemi në gatishmëri. Ju i kuptoni mirë situatat. Disa anëtarë të Byrosë nuk kanë forcë për asgjë. Janë konsumuar…

Ndërhyn komandanti i brigadës: – Po ata ka herë që konsumojnë vetëm të mbushin barkun e jo mendjen… Kanë rrjedhur. Për këto ditë duhen burrat… Unë them se do të bëhemi si në Liban: luftë, luftë civile, fetare a çka di unë. Po luftë. …

Ramiz Alia: -Hë si thua ti çfarë të bëjë partia, çfarë të bëjë ushtria?…

Komandanti i brigadës: … Unë pres urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm…

 

Enver Hoxha nuk ka lënë burrë pas vetes

Diskuton Ç.J. nga Shkodra: (Ramiz Alia sqaron: Shoku Ç.J. ish-partizan, shok besnik i partisë i sprovuar disa herë. Burrë qelibar. Është historian i zoti. Po e dëgjojmë).

Ç. J: “Rrëzimi i Enver Hoxhës së vdekuri nga banditë burgaxhinj e turma që nuk dinë se ç`bëjnë, tregon se Enver Hoxha nuk paska lënë burrë pas… Siç tha shoku i Pukës. Litari në qafë të atij burri, është litari në qafë të Partisë sonë. A do ta mbajmë? Me çka duket deri tash? Heshtje varri, varri, gjithkah. Po pritni se çka do të kërkojnë tash?

Ramiz Alia: Çfarë do të ketë, shoku Ç.J.?

– … Ne kemi bërë shumë gabime tash dhjetë vjet. Gabim pas gabimi…(Autori foli gjatë për historinë)… Lufta e klasave vazhdon…( ndërhyri Ramiz Alia: …Ka shkuar shumë vonë. Po kalon ora 21.00. Mendoj se na kupton sh.Ç. J… Ç.J. kërkon falje dhe ulet.

 

Ramiz Alia: Asnjë fishek nuk do të zbrazet

Ramiz Alia: -Edhe ju e keni kuptuar situatën. Kur e kupton, është fillimi i punës. Duhet guxim dhe veprim. Partia Demokratike kërkon përmbysjen e Partisë sonë dhe marrjen e pushtetit. Si opozitë që nuk ka histori, pra nuk ka barrë mbi shpinë, gëzon privilegjin e kritikës dhe të mohimit të çdo arritjeje tonën në të kaluarën. Ne kemi bërë gabime dhe kemi mangësi, por kemi edhe mundësinë e korrigjimit dhe të realizojmë premtimet… Kundërshtarët tanë na mohojnë gjithçka të arritur dhe premtojnë lumturinë, parajsën. Të mos mashtrohemi me premtimet e saj.

… Rrëzimi i shtatores së sh. Enver Hoxha, është një ngjarje e dhimbshme madhore, por a mund t`i ruajmë idetë dhe mësimet e sh. Enver, ky është problem. Turqit e zhdukën edhe varrin e Gjergj Kastriotit, por nuk zhdukën dot dashurinë e popullit për Gjergj Kastriotin…. Rroi dhe rron prej pesëqind vjetësh. Historinë nuk e kemi në dorë. Ne kemi në dorë të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë kohë shumë të vështirë.

… Problemi më i madh sot është të shmangim me të gjitha mjetet dhe mundësitë tona një konflikt midis forcave politike shqiptare. Ne në qendër kemi marrë masa të rëndësishme. Komunistët duhet të jenë tribunarë: të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe të bisedojnë me shtresa të ndryshme, mbi rrezikun dhe qëndrimin e secilit. Gjendjen në ushtri e kemi të shëndoshë. Edhe forcat e Ministrisë Brendshme janë në gatishmëri. Asnjë fishek nuk do të zbrazet. Ushtria dhe organet e brendshme do të veprojnë vetëm me urdhrin e Komandantit të përgjithshëm. Ju në rrethe siguroni me roje me armë depot e armatimit që ndodhen në fshatra e në lagje.

Komandanti i brigadës në Lushnje, të forcojë gatishmërinë dhe vigjilencën. Ai shprehu shqetësimin për rrezikun e një lufte civile. Ashtu siç tha ai, edhe në rrethet tuaja merrni masa. Komunistët në këmbë natë e ditë. Po shmangëm këtë rrezik, kemi realizuar qëllimin final të afërt. Gjithë ndryshimet që janë bërë e po bëhen, do t`i pranojmë në këmbim të ruajtjes së lirisë e të pavarësisë. Armiqtë tanë janë të shumtë. Të jashtmit kanë kohë që diversojnë dhe kanë krijuar vatra, siç është edhe PD-ja. Europa Lindore e BS e përmbysën rendin socialist dhe po vendoset kapitalizmi. Kuptohet se sa vështirë e kemi edhe ne të ruajmë gjendjen. Ekonomia është e mbeti guri i provës i yni. Për rrezik tonin e të popullit tonë, ky gur është i dobët…

Asgjë nuk duhet të na duket e papritur. Kryesorja është ruajtja e qetësisë dhe shmangia e konfliktit me armë. Në të gjitha rrethet dhe në çdo ndërmarrje e fshat, kooperativë, të ngrihen grupet e vigjilencës ditë e natë. Aparati i KQ është 24 orë i hapur. Njoftoni për gjithçka; merrni masa, por pa përdorë dhunë fizike, as armë, aspak. Edhe kundërshtarët tanë janë shqiptarë. Do të ndeshemi, por jo kurrë me mjete dhune. Ne jemi pushteti i punës, por edhe i dhunës për kriminelët, por jo pushteti i vdekjes, as do të jemi ndonjëherë. Ruajeni gjakftohtësinë. Populli ynë, nuk don konflikt me dhunë fizike e as me armë, kurrë brenda njeri-tjetrit.

… Jemi në luftë ballë për ballë. Kjo luftë zhvillohet me mjete demokratike. Komunistët të jenë në ballë, tribunarë për të folur me masat, për të thënë të vërtetën. Kushtojini kohë punës individuale shtëpi më shtëpi, me mbledhje e takime të vogla. E theksoj: Mos jeni gjaknxehtë, por këmbëngulës e të durueshëm. Ne për ditë do të provokohemi nga kundërshtarët tanë. Provokimi është mjeti i tyre për të na hedhur ne në gabime, në veprime të pakontrolluara. Tani komunistët janë para provës më të madhe, sa ajo e luftës antifashiste, bile edhe më vështirë e më e gjatë. …

February 20, 2018 23:21
Komento

48 Komente

  1. Bef February 20, 16:23

    Keto i paska thene me dt 28 Shkurt ne KQ? Dakord. Po nje jave me pare, me date 21 Shkurt, cfare kishte pas thene? Po me date 2 Prill ne Shkoder cfare tha qe u be nami? Nena e genjeshtres dhe manipulimit me alibira te trasha, sa i pabese, aq i pabesueshem. Cfare thoshte ne mengjes nuk e zinte as dreka, e jo me darka. Keshtu e genjente mendja se do te dilte reformator. Dhelper e neveritshme!

    Reply to this comment
    • Ridi February 21, 18:00

      Dita jeni bere gazeta e nostalgjise se te vdekurve, atyre per te cilet duhet te keni turp qe ishin shqiptare. Harroni sa komuniste vrau dhe burgosi me kot ai Enveri juaj!
      Jeni te mjere, asgje me teper.

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi February 20, 16:24

    Hipokrizi e gjallë e ramiz alisë, agjentit të vjetër të disa shërbimeve të huaja. Çfarë të komentosh për kurvën më të madhe historike të Shqipërisë!? Nga njëra anë hiqet sikur i ka mbledhur t’i mobilizojë,nga ana tjetër nxiste turmat e vandalëve. Ptu putanë pa biografi !

    Reply to this comment
    • AULP February 21, 11:59

      Pellumb Zaimi – zhgarravites i deshtuar, qurravites i diktatures, llazore e veteraneve te kuq, shembelltyre gelbaze e pjeses me negative te ushtrise se diktatures, llapaqen e prapaskenaxhi i pandreqshem. Çfar mban kjo toke!

      Reply to this comment
      • Zbuluesi 3,4 February 21, 14:32

        Ja një “AULP” trim që hidhet në flakë për spiunët e simit! Trim kanalesh të shqupit që e ka tërbuar ajo që thotë z. Zaimi aq sa nuk di ç’flet i fshehur në gropën e zezë. Të paktên pëllumbi or jashtëqitje meriton respekt vetëm që del ballas në mejdan ndërsa ti zgjebo e kromë meriton acidin që të tê përvëlojë si rracë krimbash. Kuptove spio? Dhe mos kujto se nuk ta dimë emrin dhe ku komenton…? Surv. S77, 88,44,street ,tank, s9z,divers..”1″

        Reply to this comment
        • Spiuni i mirë February 21, 14:41

          Hakun ja ke dhënë “AULP” kanceroze krimboze zbuluesi 3,4. Eshtë një xheloz i tërbuar që pëllumbi ja verbon sytë. Një ish-kolegu i tij që kruhet te shqupi dhe lahet në lanë. Ka kaluar në depresion paranojak. Edhe unë e di cili është po lëre njëherë për njëherë këtë zhuzhu me apetit tubacionesh të ujrave të zeza. Nga m…i mutësira pret.

          Reply to this comment
    • Patriot Mekembenetok February 21, 21:52

      Trimerira pas trimerirash po kryen ki sorra! Apo do te na thote se ai ka shkrojtur pjeset me te ndritura te AULP-se, me idete e se ciles kemi triumfuar sa e sa here mbi armiqte e perjetshem te sorres. Tani na fantaks agjent pas agjenti, sepse ai nuk njeh arsye njerezore, vetem gjak, hakmarrje, bes-prerje, vlla-vrasje, Ptu! Mbeturine e kobshme e asaj diktature gjakatare, aventuriere, e te pa-pergjegjshme. Sorre, e more pensionin mor birbo?

      Reply to this comment
  3. Lleshi February 20, 17:23

    Pse e hapni kapakun e pusetes ? Per eren e fekales se fermentuar ? Na lini rehat , se na mjafton fekalja e fresket qe kemi para turinjve !
    Era e Ramiz Halese kuterbon akoma sot e kesaj dite ! C ‘te thuash me shume per boshnjakun antishqiptar …….. Kur nuk e varen atehere tek bolet e kalit te Skenderbegut , sot eshte me llap kot ! Nuk eshte pabesia e ndyre thjesht ne diskutim , por antishqiptarizmi i eger !

    Reply to this comment
    • Dibra A February 20, 18:05

      Lavdi shokut ENVER HOXHA
      Lavdi PPSH
      Lavdi Heronjeve te Pupullit.
      Poshte tradhetari Ramiz Alia , Hamzai i dyte qe pas kohes se Skenderbeut.

      Reply to this comment
  4. fanatiku February 20, 17:48

    Nje pergjigje per kete shkrim hokataresh:

    PO CFARE PO THU MO KUMANDAR
    RAMIZIN E BEN KREJT TRADHTETAR
    SE NUK DESH TE VRASE SHQYPTAR
    QE ENVER MONSTRES I VUNE LITAR
    ANTIKRISHTIN E TEROHQEN ZVARR
    QE KENAQI GJITHE BOTEN MBAR

    PO CFARE PO THU MO KUMANDAR
    SE PO BEHESH SHUME HOKATAR?
    ME KETO LLOGJE BARABAR
    ME XHELATET GJAKATARE
    KOMUNISTE GENJESHTARE

    DERI KUR O DITA SHQYPNIA
    DO NDIGJOJ KTO HISTORINA?

    Reply to this comment
    • Dibra A February 20, 18:27

      Nastradin or HAJVAN
      Nastradin or GOMAR sot a neser ne litar.

      Reply to this comment
    • Lleshi February 20, 18:40

      Nastradin miku Ramizit
      gen servili sherbetori
      antishqiptar i lindur
      rrogoz i cdo invazori !

      C’kujton ti more gjakprishur
      se po “qajme” socializme
      eshte Shqiperia e vithisur
      ne lengim e kataklizme !

      Eshte ky popull gjememadh
      qe vuan ne vend te tij ,
      qe Shqiperine ia bene germadh
      Ramiz langua edhe ti !

      Raca tuaj e putanes
      qe per “letren me ngjyre”
      nuk falni gopin e nanes
      Nuk njihni gjak e detyre !

      Per ju Atdhe eshte leku
      dhe mizori e pushtuesit
      shpirti i zi dhe gjak i pjerdhur
      Porsi fundi i nje pusi .

      Reply to this comment
    • Bio February 20, 18:46

      E shemtuara e kesaj pune or “fanatik” eshte e kunderta e asaj qe shkruan ti. Pra, Ramizi vrau si dhe sa mundi, duke fshehur doren si t’ia lypte interesi i tij. Pak dokumente dhe raporte jane zbardhur? Keshtu qe para se te frymezohesh per bejte, kthjellohu pak. Pak te duket qe i beri njerezit lesh me dredhirat e tij? Nuk eshte puna tek Enveri qe kishte vdekur me kohe, por tek njerezit qe Ramizi i frynte dhe i shfrynte si ti vinte per mbare. Si te duket ty, me keta fakiret trushkulur nga rrethet do ta mbante pushtetin Ramka? Alibira te ndyra!

      Reply to this comment
  5. Mark uk February 20, 18:02

    Kryetar i mbrojtjes se figures enver hoxhes per Cerrikun ishte Rexhep Mejdani.Per merita te tij ne vrasjen e gardistve partia e beri president.Ashtu si beri Luiza Hoxhen profekte,pasi kjo cau me sopat krahrorin e oficerit te shetit i nxuerr zemren dhe tha.Keshtu do ju a bejm te gjith demokratve.

    Reply to this comment
    • Richard Sorge February 20, 18:33

      @Mark uk
      Si Sorge qe jam ne informatike per 30 sekonda e zbuloj nickun tend dhe po deshe po te vej emrin e vertete.
      Pastaj le te shikojne Shqiptaret ç’fare burri ke qene.

      Reply to this comment
    • Damiano Damiani February 22, 21:04

      Ti Mark uk je nje zog gomarit i klasit te pare, nje njeri pa mend dhe plot mllefe. Rexhep mejdani ne ate kohe qe flet ti ka qene antar i Akademise se Shkencave, me banim dhe aktivitet ne Tirane dhe, gjithashtu, ishte caktuar Kryetar i Komisionit qendror te Zgjedhjeve, te te parave dhe te vetme zgjedhje pluraliste te pakontestuara as nga te brendshmit dhe as nga vezhguesit nderkombetare. Nuk mund te na tregojne per historine halabaket dhe injorantet e tipit ‘ Mark uk “, te cilet meritojne ate kengen: Hec e ngec, more Lec / Hec e ngec e ha nga nje spec.

      Reply to this comment
  6. rezart February 20, 18:39

    Kush paska qene ky TRIM I MADH,komandanti i Brigades Ushtarake ne Lushnje,qe ia paska perplasur ne fytyre TRADHETINE ketij agjenti te CIA-s???
    Lexojini se cfare pergjigjesh u jep pjesmarresve,lojra fjalesh,tamam sa per te kaluar radhen!
    Tamam si SPIUN I REGJUR!!!
    Ai me qetesine prej TRADHETARI luan me nervat e komunisteve,por kur vjen puna tek perdorimi i armeve merr ZJARR:ASNJE ARME NUK DO PERDORET!!!
    Ja kjo eshte TRADHETIA E HAPUR E RAMIZ ALISE!!!
    Dhe na dalin te DHJERET E DHJETORIT e na mburren se paskan RREZUAR DIKTATUREN DHE MONUMENTIN E ENVER HOXHES!
    Monumentin e rrezoi Ramiz Alia,ky PIS President,njelloj sic eshte sot AGJENTI I Sali Berishes,ish vullnetari harram i Enverit,Nishanlliu gjytyrym!!!
    TRADHETIA E COI SHQIPERINE DERI KETU!!!
    TRADHETIA nuk po e denon Sali Berishen dhe kliken e tij per te gjithe KRIMET e shumta qe kane bere!

    Reply to this comment
  7. Maloku February 20, 18:46

    “Me kan Shkodran, tana I ban” Alia ishte Shkodran, prandaj I beri te tera. Ai e drejtoni rezimin e Enverit pe betoni, se pe verteti nuk guxim kurre.

    Reply to this comment
  8. Ardenica February 20, 18:53

    ISMET BALAJ, NWPUNWS I BINDUR DHE I VEMWNDSHWM I AIJ PUSHTETI.
    EDHE SHWNIMET I KA MBAJTUR SI ME STENOGRAM OSE I KA RIKUJTUAR BASH NJASHTU SIç…. DMTH, NUK WSHTW PLAKUR ENDE, KA KUJTESW TW FRESKWT

    E KUPTONI SE KU QWNDRON TRIMWRIA E ASAJ KOHE? TEK LUSHNJA…
    VETWM KOMANDANTI I LUSHNJES I VWRSULET RAMIZIT PA FRIKW DHE AçIK…
    ISMET, KONTROLLO BLLOQET E SHWNIMEVE SE ME SIGURI DO KESH EDHE TW
    TJERA TW TILLA PWR T’I NXJERRW NW DRITW SA ENDE JE NW DRITW…
    URIME

    Reply to this comment
  9. zoti ju vraft February 20, 19:16

    O shoku Ramiz e rrexuat bustin me ok e Amerikes qe juve mos tu hynte ferra ne kembe me marveshje te fshehet.

    Reply to this comment
  10. Skifteri February 20, 19:42

    Kur kujtoi ngjarjet e çuditshme te rrezimit te shtatores se njeriut me te madhe ne histori te shqiptarve I komandantit ,organizatorit ,udheheqesit ,frymezuesit te nje populli liridashes ,me nje ushtri vullnetare te dale nga populli ,me te madhen per nga numri me mbi 70 mije juftetar te pa pare asnjeher ne histori te ushtrise shqiptare.ÇLIROI VENDIN ME BURRERI e ME HEROIZEM duke shkruar faqe te lavdishme te perjetshme ne histori te shqiptarve por dhe te shteteve aleate fituese te luftes,kunder nazizmit dhe fashizmit.NJERIU qe themeloi shqiprine e re. Shtatores se GJENRALIZMIT TE KETIJE NJERIU TE MADHE me 20 shkurt DISA KOPUK,KAÇAK,HAJDUT,MATRAPAZ,TRAFIKANT , rrezuan shtatoren te ndjekur nga turma amorfe ,dhe me ndihmen e disa sherbimeve sekrete I vuri litarin ne fyte ,me ket raste erdhi ne fuqi “demokracia”kjo I vuri litarin ne fyte gjithe shqiptarve u vodhi gjithe pasurine,i vrau pa meshire,krijoi drejtesine me kriminale ne 100vjet shtet shqiptar,nje klase politike vetem per tu pasuruar per vete,ngatrroi prona e pasuri ,ngatrroi shqiptaret neper gjyqe pa fund varferoi popullin deri ne prage varferie dhe urie,qe shume njerez jetoin duke mbledhur kanaçe ne kosha mbeturinash,kjo fitore eshte vetem e asaje klase te vogel politike qe ka vjedhur dhe grumbulluar gjithe pasurine kombetare,litarin ne fyte sot e ka populli,kjo demokraci eshte nje dhune e re nje diktature e re.

    Reply to this comment
  11. fanatiku February 20, 20:28

    Po te mos ishte Ramiz Alia dhe VAMPIRET gjakatare te Enverit do te kishin qelluar me plumba mbi turmen enveristet fanatike do t’i kishim ishin prej gjuhe tek pemet e Tirones sic ndodhi ne Rumani dhe do te kishim flakur njehere e pergjithmone enverizmin nga Vatani me gjithe Sali Komunistin dhe Shqypnia do te ishte sic jane popujt e tjere te rajonit, prandaj sot keta debila dhe dallkauke duhet t’i falen Ramiz Alise qe kane mbetur akoma si Dinosaure Prehistorike te Partise se Punes qe nuk hane pyka demokracie fare dhe vajtojne si kukumjacka pylli per MONSTREN boterore, per pederastin sadist dhe gjakatar, pa shkolle dhe pa arsim Enver Hoxha.

    Reply to this comment
    • Dibra A February 20, 20:39

      NASTRADIN HAJVANI
      Shqiperia pa shkolla, pa rruge, pa mjeke, pa drita,me jetegjatesi mesatare 40 vjeç
      Vetem ENVER HOXHA e nxorri nga sketirra.
      Ju qelbesira e kishit Shqiperine ne ferr.
      LAVDI VEPRES SE HEROIT LEGJENDAR SHOKUT ENVER HOXHA!
      LAVDI PPSH§
      LAVDI KOMUNISTAVE!

      Reply to this comment
    • Bureto February 21, 14:46

      Fanatik, Right! Ua thua po kujt ua thua se?….

      Reply to this comment
  12. padrino February 20, 20:48

    Jagua, i PPSH, ramiz tradhtari, Pati gisht në eliminimin e grupit të gjeneralve, të tre Luanëve Kapo, SHehu, Hazbiu. dhe renimit total të Shqipërisë, vuri në krye të pd, kryeudbashin sali që shkatëroi ekonominë e Shqipërisë nga themelet, me terapinë e shokut, që favorizojë helenizimin e jugut të vendit, që tradhtoi dhe spiunoi UÇK te serbia.

    Reply to this comment
    • fanatiku February 20, 22:05

      Ramizi fajtor per tre “LUANET”? E ke gabim! Se:

      DY LUA, MO DY LUA
      DY LUA KA SOT BOTA
      TE AZIA DHE EVROPA

      prandaj meso qe KAFSHET E EGRA te tua or Mik tu i vrau Enveri sikur te ishin “TIGRA” prej letre, LUANE e pare e coi ne France dhe s’u kthye me me ndihmen e Sillos, LUANE e dyte e coi ne shtepi dhe “vrau veten” me ndihmen e Sillos, LUANE e trete e la ta “hanin” kafshet e tjera te pyllit te Partise se Punes pa patur nevojen e Sillos fare.

      Reply to this comment
  13. ss February 20, 21:28

    rAjo qe me ben pershtypje gjate 100 vjet shtet Shqiptar periudhat qe kane qene verior ne qeverisje jane munduar me cdo kusht ta poshtrojne kombin Shqipetar Ndersa per jugoret ndodh e kunderta jane perpjekur gjithnje ti risin vlerat shqiperis dhe per keto flet historia vete jo se me bene pershtypje mua si indivit ndoshta ndikon kultura e trasheguar dhe e perparuar mendoj une per jugoret se njerez te mencur jugu ka nxier

    Reply to this comment
  14. Dardan February 20, 21:42

    Dikur, nje klase maturantesh i coi 40 pula (nje per cdo maturant) nej furrxhiu batakxhi me emrin Rrema. Kur erdhen maturantet qe organizonin darken e matures i kerkuan pulat dhe Rrema ua dha te pjekura mire. Njeri prej tyre e pyeti: Rrem, ketu vetem 39 pula jane, -Po, thote Rrema 39 jane. -Po ku eshte njera prej sepse mungon njera. Po, thote Rrema, mungon njera, -Po ku eshte pula pra? Rrema: E po he ku eshte?, Po ne sollem 40, Rrema, po pra 40 prute. Por njera mungon mor Rreme. Rrema, mungon, Po ku vajti he dreq? Rrema, e po ku vajti de?. Rreme, mos u tall i thane ata dhe rrema tha se nuk po tallej. Ata pyet dhe Rrema pergjigjej po me pyetjet e tyre deri sa u ndane dhe Rrema hengri pulen rehat.
    Edhe Ramiz Alia si Komandant i Pergjithshem fuqiplote, me te gjitha pushtetet te grumbulluara, luante budallane me popullin e vet ashtu si Rrema luante me pulat e maturanteve!

    Reply to this comment
  15. Taku halabaku February 20, 23:19

    Kocominjte fajesojne Ramizin per rezimin e diktatorit e te diktatures,ndjehen te turperuar se ju doli kallaji, qe ne te vertete i tregonte ndryshe nga c’e mburnin veten dhe regjimin e krimbur deri ne palce.Nje organizete me 200,mije antare te regjistruar dhe pesfishi me gjith familje,po dhe kaq te fshehte (kalece),qe bejne 1,5 milion,militante te “perbetuar”per mbrojtjen e dulles ne vecanti e te sistemit te tij ne pergjithesi,nuk ishin ne gjendje te mbronin te pakten nje te vetme mumje te dulles,por ja u perdhosen, dhjene, shurrosen, perpara syve te ketyre kocominjve te perbetuar per besnikeri, ndaj komandantit loqendar e vepres se tij “surealiste”.
    – Keta mytebere nostalgjke,te semure e te pafuqishem kane qene tere jeten,’zogj’ gomari,kane marre fryme vetem me urdher nga lart,s’kishin as me te voglen ndjenje te pavaresise e te lirise,gje qe po tregohet edhe ne debatin e tyre me Ramizin.-Kocominjte vetem dine te qahen e te vajtojne per impotencen e tyre,gje qe tregon se nuk kane kellqe te mbajne pergjegjesi per asgje, e cdo pergjegjesi ja hedhin shpejt e shpejt Ramizit,i cili duke e ditur e njohur se me c’monstra kish te bente (i rrethuar nga njerez xhahile e tinzare),gjeti rrugen me te mire te mundeshme e cila rezultoi shume e suksesshme,per lukunine e kocominjve.-Ramizi ju shpetoi jo vetem lekuren,por edhe pasurine kocominjve,se ‘nder’ s’kane patur kurre,prandaj kocominjte si race e bastarduar, tinzare,e pabese,ne vend qe t’i bejne labidar mirnjohjeje, e anatemojne dhe sulmojne gjoja per “poliagjent”.- Liria qe kemi fituar ne populli ndryshe nga kocominjte e inatosur,na ka hapur perspektiva te shkelqyera,vetem ne Shqiperi jane ndertuar njemilion banesa te reja me kushte te kohes,hotele edhe turisike,automjete me mijra,me mijra kane banesa te tyre ne perendim,ka dhjetra profesore e dekane ne perendim,nje femer eshte sot keshilltare ne shtepine e Bardhe,prane persidentit Obama,me mijra biznese private te suksesshme ne perendim,Shqiptaret duke perfshire edhe kocominjte e poshter,bejne pushime turizmi ne vendet qe as ne ender nuk i kishin pare,as ne perralla nuk i kishin degjuar,kjo liri e mirqenie e popullit te thjeshte i terbon e ja u prish humorin kocominjve impotente.POR NE JU THEMI ketyre shurramaneve qe mbajne ere perc,vrisni veten e zhdukuni nga jeta jone vajtoni mbi varrin e dulles gjersa t’u plase zemra nga marrazi,ne do ta gezojme LIRINE e DEMOKRACINE ne jete te jeteve.

    Reply to this comment
    • Bio February 21, 12:16

      Gjithkush ka te drejten e tij te jete dishepull a tifoz qofte i Ramizt, qofte i Mehmetit apo dikujt tjeter. Te mos harrojme se te gjithe keta i faleshin 24 me 24 Enverit. Ramizi nuk mund te fajesohetperfaktin se ia doli te ngjitej ne krye, qofte edhe si urith, duke i rezistuar spastrimeve te Hoxhes. Sa veta ishin spastruar para tij, qe nga 45-a e deri tek Mehmeti?Te mos harrojme se vete Mehmeti ka akuzuar dy persona: Kadriun dhe Ramizin. Sigurisht se nuk ia mbante te fajesonte Enverin. Se si do te kishin rrjedhur ngjarjet, nese do te kishte qene gjalle Enveri apo Mehmeti, kete nuk mund ta dime, vecse ia fusim kot. Nga ana tjeter, te legjitimosh R.Aline si timonierin e demokracise, kjo kercet. Akoma me shume kercet te ngresh mitin e Ramizit “qengj te bute” qe na paskesh qene i rrethuar me “xhahile ujqer”. Logjikisht i bie qe “qengji” paska bashkejetuar vllazerisht per ti ngrene “ujqerit” njeri pas tjetrit. Por edhe ky deduksion mund te mos qendroje. Askush nuk ka tagrin e se vertetes. Ne sot bejme vleresime karakteriale. Se si kane shkuar ngjarjet dihen dhe do te dihen edhe me mire, mjaft qe te mos pranojme vetem nje burim te se vertetes. Boll me mitin e Ramizit si viktime, perkundrazi, ka qene Ramizi qe ka mbijetuar mbi viktimat e tij, me driteshkurtesine se do te dilte me i mire se shoket e tij dhe e gjithe partia apo Shqiperia, qe sipas dishepujve te tij, i bie te kete qene “e vogel” per “koken e madhe” te Ramizit. Per mua Ramizi gjithmone ka shkuar pas ngjarjeve si kameleon. Nese kjo quhet aftesi, atehere ka qene i afte. Krahasimet me keta te sotmit nuk qendrojne, sepse kemi te bejme me sisteme te ndryshme. Flasim per karaktere politikanesh, jo per linja apo sisteme politike, qe nuk se kane qene shume dore te lidereve tane, teper te veckel per te ndikuar boten, dhe ketu nuk ben perjashtim as Enveri.

      Reply to this comment
  16. GJINOJA February 20, 23:36

    Ramiz Alia është një nga udhëheqësit më largpamës dhe më të butë që ka nxjerrë Shqipëria, megjithatë, më fatkeqi. Atë nuk e duan komunistët edhe pse, po të mos ishte ai, sot do të ishin ende duke bërë duart gjak me duartrokitjet për të nëpër kongrese, pa asnjë lek në xhep. Sot ata janë kthyer të gjithë në milionerë dhe sundojnë nëpërmjet parasë. Atë nuk e duan as ish- të persekutuarit edhe pse, po të mos ishte ai, sot do të ishin ende nëpër burgje apo duke bërë dallkaukllëqe për të. Fati nuk është shumë i drejtë.

    Reply to this comment
  17. February 21, 00:07

    “Jemi të dyja palët shqiptarë, nuk do vrasim njëri-tjetrin”, thotë Alia——-Po pse para asaj periudhe ku enveri e ramizi korren e shine si deshen nuk ishin shqiptare ata??????? Akoma me lloqet e ketyre te rrjedhurve merreni ju???? Meqenese e keni aq merak bejini nje lapidar ketij idioti me emrin Ismet Balaj me titullin: je suis ismet tralalaja. Ju keni pje*dh , hapni tema me nastradina

    Reply to this comment
  18. Alfade February 21, 04:13

    Per ” Dibren A”- Zoteri, mos ia ha hakun Vicidolasit ! Pas Hamza Kastriotit vjen dushmani
    i Vicidolit, ndersa Ramizi u tregua brekdhjere e frikacak ! Me sa duket pleqeria dhe komo-
    diteti 50 vjecar me benz te prapanica e korrozionoi karakterin e tij perfundimisht …!
    Pikerisht keto dobesi te karakterit te Ramizit i shfrytezoi agjentura e huaj duke i hapur
    driten e jeshilte agjenteve te tyre, biberajve, berishoviceve, etj per te ardhur ne pushtet
    kollaj fare pa zbrazur asnje fishek, packa se diktatori primitiv i Vicidolit tash na thuar
    “heroizmat ” e dhjetorit , sikur te kishte plasur L3B ! Dhe bajraktari i Vicidolit ishte vene
    NE KRYE TE KESAJ “EPOPEJE,,….!!!

    Reply to this comment
  19. charlie February 21, 08:59

    Boshnjaku Ramiz Bora na u bâ tash shkodran!..
    Edhe engjel,kur ai ishte ai qe vendoste cdo gje pas sulmit ne tru qe e la sakat En vérin!
    Pyetni ne hon,se ajo e ka pas ur dashnor qe para Enverit,edhe ia di mire biogrfine Raliz Bores!

    Reply to this comment
  20. Idhujtari February 21, 12:32

    Shume luane ka patur bota,nga Azia dhe Evropa,Mao Ce Dun e Enver Hoxha,por luan qe i varej kordha eshte vetem Salirampordha.Kete e di gjithe bota mbare,fanatik e makuk me radhe,e di gjithe turma e harbuteve, me partine e tyre te hajduteve,e dine kuislinge-feudalet,qe nderojne vrases-tradhetaret,e dine komunistet e Dulles,qe u rreh qelbi brenda lekures, e dine shpellaret e malit, qe lehin kot si qente e stanit, e dine sejmenet e Sales,tmerri i rruges e i mehalles,vjedhin, vrasin, perdhunojne,me gejshat e Lulit gezojne, me gejshat e Lulspurdhiakut qe bejne karrieren e dafllakut.

    Reply to this comment
  21. ben tironsi February 21, 13:24

    Richard Sorge, n.q.s e ke mundesine per ate ukun nxirrja koken plehut se per cudi spo shkruan me kushedi cfar lloj gabzeri do jete.

    Reply to this comment
  22. Shahisti February 18, 23:53

    Vetem nje pietje kam une per Enveristet e dhjere te ketij forumi qe vjen era nevoje: “Ku ishit ju o trimat e leshit ate dite qe ua pshurrnin turmat ate liderin historik psikopat e idiot i lavdishem, qe i ishte mbushur mendja se ishte me i mencuri i Botes? He mo trima, ku ishit? Apo ishte futur neper vrimat e miut dhe e benit shurren neper shalet tuaja. Tashti pasi ai komunisti nga Vicidoli ua shpetoi lekuren, ju ngjallen puplat perseri dhe s’keni as turp, e shani Saliun e gjore e beni sikur e keni inat. Po ai mut ju shpetoi te gjitheve ju or legena materniteti, tregoni pak mirenjohje.

    Reply to this comment
    • Sallakja February 19, 06:43

      Ishin tek greva e studenteve more shahiste,
      si e pake harruar keshtu ?
      Po luftonin per demokracine

      Reply to this comment
      • Shahisti February 20, 17:49

        Sallake ketu gjerat diskutohen me seriozitet te madh. Ja nuk e shikon ti Neti Shurra Vjosen, shqipen, Pellumb Zaimin etj. etj, prandaj te lutem mos u tall…

        Reply to this comment
  23. demo February 19, 00:19

    Ramiz Alia shmangu vllavrasjen.C`montoi rregjimin kriminal te Enver Hoxhes..Ramiz Aline e urrejne enveristat,;e urrejne banditet e burgjeve;e urrejne kulaket e kanaleve..Diga qe mbajti vershimin e llumit ishte Ramiz Alia.Mekate,qe mbajti edhe Bujar jevgun e shkolles se bashkuar.Mbi kurriz te tij hodhi valle maloku arrivist Sali Berisha.Nuk u be dot nje Hrushov,;nuk u be as Gorbacov,jo e jo si Ten Hsjao Pini,..Se ky popull e do tja q ..sh nenen,qe te njohi per babe.

    Reply to this comment
  24. alphade February 19, 03:07

    Ismetin e kam patur mik dhe shok ne Puke e F.Arres dhe
    me behet qejfi per saktesine e henimeve qe ka mbajtur …
    Ismeti ka qene drejtori me i mire i rrethit te Pukes, njeri i
    ndershem, skrupuliz, kerkues, i afte si drejtues,organiza-
    tor dhe mbi te gjitha nje studjues e hulumtues i shkelqyer,
    Pershendetje, i dashur Ismet , qe pas 30 vjetesh u takova
    te Pallati i Kultures ne Tirane ! Vura tek Ju se ishe dobe-
    suar shume por mendjen e kishe shume te kthjelkte..
    Pershendetje nga larg..
    Juaji Alphade !

    Reply to this comment
  25. Padrino February 21, 18:15

    Enverin mire gjeti,se do eliminonte shoket e tij tè luftes dhe tè punes.e filloi me Alqi Kondin,Nako Spiru ,e shume tè tjere duke ardhur radha Omer Nishanit ,grupit tè GJeneralve ,Beqir Ballukut,Hysni Kapos , Mehmet Sheut ,per ta mbyllur me Kadri Hazbiun.ne vend tè hiqte qafe Ramiz serbo_boshnjakun,dhe Nexhin merimangen e zeze ,fajtoret e shkaterimit tè shqiperise ,qe zgjodhen saleun è vicidolit ,pas ndryshimeve tè 90tes .

    Reply to this comment
  26. Arben February 22, 07:34

    fatkeqesi, gjithe keto komente per nje artikull

    injorantesh

    Reply to this comment
  27. info analitike February 22, 08:44

    Mooos se ia trazove shpirtin enveristeve te forumit. Ore shoke po a e lexuat qe vetem ata qe ju i quani “shpellare, cecene” paska “luftuar” per kumandari. Bdersa ju trimat e tastieres fshiheshit si minjte ne ate kohe te veshtire per partine meme. Aaa jo keshtu shoke veterrane, mos e beni si me perrallat me beteja ku na dolet te gjithe trima pas lufte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*