Ja çfarë rrezikoni nëse nuk respektoni zilen e mëngjesit

February 19, 2016 18:48

Ja çfarë rrezikoni nëse nuk respektoni zilen e mëngjesit

Janë të paktë ata që sapo bie zilja e orës në mëngjes, ngrihen nga krevati.

Pjesa më e madhe e fikin dhe vazhdojnë të flenë. Megjithatë një studim i ri ka treguar se ky veprim mund të rrezikojë shëndetin.

Të flesh më shumë se tetë orë gjatë natës shton dukshëm mundësitë për të pësuar goditje cerebrale, pohon një grup shkencëtarësh amerikanë të Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Nju Jorkut, që kanë prezantuar studimet e tyre në Konferencën Ndërkombëtare mbi Iktusin të zhvilluar në Los Anxhelos.

Duke analizuar rezultatet e një studimi të realizuar mes 2004-2013 tek 288.888 të rritur, shkencëtarët arritën në konkluzionin se të flesh 7 orë redukton me 25% rrezikun për të pësuar një goditje në tru, ndërkohë që ata që flenë më shumë orë, kanë 146% mundësi për të vuajtur nga kjo sëmundje.

Në të njëjtën kohë edhe ata që flenë më pak se 7 orë shtojnë rrezikun me 22%. Në studimin e tyre hulumtuesit analizuan faktorët që kontribuojnë, si gjendja shëndetësore e pjesëmarrësve, stili i jetesës, origjina, ashtu dhe nëse kryenin aktivitet fizik si ecje, not, biçikletë apo kopshtari.

Fjetja 7-8 orë çdo natë dhe kryerja e ushtrimeve 30 – 60 minuta nga 3-6 herë në javë rezultoi se është kombinimi më efikas për parandalimin e iktusit. /DITA

February 19, 2016 18:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*