Ja çfarë u diskutua në takimin Yee me Bregun

May 15, 2017 20:53

Ja çfarë u diskutua në takimin Yee me Bregun

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee është takuar për 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar përgjatë gjithë ditës së hënë takime me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha dhe Presidentin e Zgjedhur Meta.

Burime të “Panoramës” nga takimi mes deputetes demokrate, Majlinda Bregu e njohur edhe si kritike e qëndrimeve të Bashës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.

Sipas të njëjtave burime njësoj si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, Bregu ka theksuar se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike.

Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Takimet e zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillojnë edhe përgjatë ditës së nesërme, ku pritet që të ketë një tjetër takim Rama-Basha.

May 15, 2017 20:53
Komento

2 Komente

  1. Alnani May 15, 23:08

    Asnje nuk eshte engjell.
    Por Malinda mer nje dore PD n,q,s doni ate pjese te popullit apo edhe populli therret dum baben. Atehere Kane mare fund qe pranojne kriminelet antishqiptare, te pakten Edi Rama nuk eshte agjent.

    Reply to this comment
  2. corape kuqi May 16, 13:42

    Po te kete zera te tjere ne ps si kjo bregu ne pd, si psh blushi socialistet me ne krye ramen do ta kishin kryqezuar si krishtin.
    Mendoja se intelektualet i ishin bashkuar ps. Po ne fakt jane fanatik fondamentalist. Me ne keye rrumplallen e koncesioneve qe kush del kundra i pret qafen.
    Yyyyyyyytttttt. Parti leshi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*