Ja çfarë zbuloi mjeti që fluturoi me 58 mijë km në orë mbi Pluton!

June 4, 2018 14:45

Ja çfarë zbuloi mjeti që fluturoi me 58 mijë km në orë mbi Pluton!

Në sipërfaqen e Plutonit, shkencëtarët e NASA-s kanë diktuar duna metani të ngrirë.

Një zhvillim ky, që tregon se kjo botë kaq e largët është më dinamike nga sa mendohej më parë.

Atmosfera e Plutonit konsiderohej si tepër e hollë për të krijuar tipare, nga ato që mund të gjenden nëpër shkretëtirat e planetit tonë.

Por, analizimi i imazheve të dërguara nga misioni i NASA-s, “New Horizons”, që fluturoi pranë Plutonit korrikun e vitit 2015, dëshmon tjetër gjë.

Pas udhëtimit epik gati një dekadësh nëpër Sistemin Diellor, “New Horizons”, i grumbulloi të dhënat ndërsa kalonte me një shpejtësi prej mbi 58 mijë km/h.

Në studimin e tyre, shkencëtarët shpjegojnë sesi kanë vëzhguar pamjet e rrafshinës së njohur si “Sputnik Planitia”, disa pjesë të të cilës janë mbuluar me ato që duken si duna të ndodhura shumë pranë një vargmali ujërash të ngrirë, 5 km të lartë.

Kërkuesit dolën në përfundimin se dunat janë 0.4-1 km larg dhe përbëhen nga grimca metani të ngrira, me një diametër rreth 200 apo 300 mikrometra, që do të thotë gati sa një kokërr rëre.

Që dunat të arrijnë të formohen nevojitet një atmosferë e dendur mjaftueshëm, aq sa për ta bërë të mundur transportin e grimcave nga era, një furnizim me grimca të thata, si dhe mekanizmin që i ngre ato nga toka.

Në pamje të parë dukej se asnjë prej këtyre kushteve nuk plotësohej në sipërfaqen e Plutonit, por studimi tregon të kundërtën, duke krijuar kështu një perceptim të ri mbi planetin e akullt.

k.a. / dita

June 4, 2018 14:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*