Ja cila nga këto banane është më e shëndetshmja

February 22, 2018 18:16

Ja cila nga këto banane është më e shëndetshmja

Shpesh herë teksa blejmë banane gjendemi përballë dilemës se cilat mund të jenë më të shëndetshme, ato që janë me ngjyrë jeshile, apo ato të pjekura më shumë që janë me ngjyrë të verdhë? Një studim i kryer së fundmi nga ekspertë të shëndetit në Japoni ka arritur t’i japë përgjigje kësaj dileme.

Rezultatet e dala nga ky studim që u bë në Japoni, kanë treguar se një banane plotësisht e pjekur përmban TNF (aspekt të nekrozës tumore), një substancë që ka aftësinë për të hequr qelizat anormale në trup. Kur banania është e pjekur, ajo tenton të zhvillojë njolla të errëta në lëkurën e saj.

Prandaj sa më shumë pika të errëta të ketë një banane, aq më shumë e shëndetshme është. Kjo pasi bananet me pika të errëta përmbajnë substanca që kanë aftësinë të rrisin sistemin imunitar të trupit.

Po sipas këtij studimi, duhet të dini se banania plotësisht e pjekur është e përkryer për sistemin tuaj tretës për shkak të sheqerit që përmban dhe absorbohet lehtësisht, ndryshe nga bananet e gjelbra që janë të vështira të treten për shkak të niseshtesë së fortë.

p.k/dita 

February 22, 2018 18:16
Komento

1 Koment

  1. MH February 22, 19:55

    Ne fund te skjarimit te ma siper.
    Ne te gjithe boten nuk hahen bananet e pjekura ne normalitetin e natyrshem si frutet e tjere.
    Vilen te blerta,rruges per ne destinacion tregut zverdhen dhe sima siper ndryshken dhe keto jane ma te pjekurat e te shendetshme.Verttetohet nga enciklopedia shkencore e Japonise.Nuk pranohen kurrfare diskutimi.
    Konkluzioni.Mileti i botes jeton e nuk din cfare han(ushqehet).Kjo dijeni varet nga potenciali i zhvillimit ekonomiko social i interresit te cdo shtetit per te ruajtur shendetin e miletit.
    Nji shtet i fuqishem kontrollon shume ma mire cilesit e prodhimeve ushqimore se sa nji shtet si shqiperia qe mendon te dalin ne diten e neserme e te mbijetuarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*