Ja cili është boksieri që i trembet tingullit të gongut
Nga Arkiva
Në një sport të dhunshëm e po aq burrëror, siç është ai i boksit, rrallëherë të ndodh të shohësh momente qesharake. Megjithatë, kur ndodhin janë për t’u mbajtur mend.
Në duelin midis Curtis Harper dhe nigerianit Efe Ajagba, çdo gjë po shkonte mirë.
Të dy boksierët hynë në ring dhe pasi dëgjuan udhëzimet e arbitrit, ata përplasën duart me njëri-tjetrin. Në momentin që ra gongu për të filluar sfida, Harper u pa duke dalë nga ringu dhe duke ecur në drejtim të daljes.
Publiku ka reaguar menjëherë, duke lëshuar “booo” në drejtim të Harper-it, i cili nuk u pa të kthehej më.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento