Sa kemi fituar nga turizmi kulturor?

Edlira Shehu May 18, 2013 10:15

Sa kemi fituar nga turizmi kulturor?

Muzeu më i vizituar në Shqipëri rezulton Muzeu Historik Kombëtar me 1 037 589 (një milionë e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind e tetë dhjetë e nëntë) vizitorë vendas dhe 9 668 (nëntë mijë e gjashtë qind e gjashtëdhjetë e tetë) vizitorë të huaj. Nga këto vizita janë gjeneruar 2 778 480 (dy milionë e shtatë qind e shtatë dhjetë e tetë mijë e katër qind e tetë dhjetë) Lekë të ardhura. Ky muze ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë dhe është institucioni muzeor më i madh dhe më i vizituar në vendin tonë. Pas tij numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2012 e ka pasur Butrinti me 41 802 vizitorë vendas dhe 38 730 vizitorë të huaj. Të ardhurat nga vizitorët në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit arritën shifrën e 30 140 650 (tridhjetë milionë e njëqind e dyzetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) Lekë duke tejkaluar dhe të ardhurat e gjeneruara nga Muzeu Historik Kombëtar. Shifrat tregojnë që Muzeu Historik Kombëtar dhe pse vendi më i preferuar për t’u vizituar si nga vizitorët vendas dhe nga ata të huaj renditet i treti për nga të ardhurat që i sjell vendit tonë. Vendin e dytë e zë Apollonia, një qytet antik në pellgun e Adriatikut, me 2 933 600 Lekë të ardhura. Jo më pak të rëndësishëm për nga të ardhurat që gjenerojnë paraqiten dhe vendet e tjera shumë të vizituara nga turistët si: Shkodra, Berati, Kalaja e Gjirokastrës, Muzeu Etnografik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, Durrësi etj. Të dhënat vijnë nga Open Data e cila ka kryer një hulumtim lidhur me të ardhurat e gjeneruara nga turizmi gjatë vitit 2012. Të ardhurat nga vizitorë vendas janë të ardhurat që gjenerohen nga turizmi i vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë me shtetësi shqiptare.

Edlira Shehu May 18, 2013 10:15
Komento

1 Koment

  1. lulu May 18, 10:22

    Muzeun kombetar ka shume grupe te huajsh qe e vizitojne per te shkuar ne tualet. Vete agjensitesite ngaqe i sjellin te huajt neper tirane, dhe nuk kane ku te kryejne nevojat personale i bejne hyrje ne muze vetem per kete arsye. NE muze kombetar stafi eshte i ionjorance te plote, me ca gra te lodhura qe rrijne duke pire kafe turke e qe sdine nje fjale gjuhe te huaj. Sigurisht dhe Drejtori Luan Malltezi (kunati i Sales) i cili merret vetem me shoferin dhe ceremoni shteterore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*