Ja faqezinjtë!

Arben Duka June 24, 2016 10:25

Ja faqezinjtë!

(Pjesa e dytë)

Dhe pse është bërë,
kokoshi një thelë,
s’ndahen nga e keqja,
këta kriminelë!

Dhe pse mund të ketë,
konsensus të gjërë,
nuk mund t’ju harrohen,
krimet që kanë bërë!

Në SHQUP del pisllëk,
nga gojë e çdo zgjyre,
po ne i dimë mirë,
gjithë krimet e tyre!

Ne e dimë mirë,
se ç’ka bërë çdo horr,
e dimë ç’do të thotë,
krimi shtetëror!

Janë katër shqiptarë,
që vrau katrani,
jo persekutimi,
i një kalamani!

Jo persekutimi,
nga një psikopate,
që kish hapur vetë,
një çerdhe private!

Akti i shëmtuar,
tmerroi gjithë miletin,
po ky krim nuk ka,
lidhje hiç me shtetin!

Po s’nguron aspak,
llumi buzë Lanës,
që dhe këtë krim,
t’ia veshë Edi Ramës!

Sikur dhe një pordhë,
të bëhet në Kinë,
llumi akuzon,
direkt qeverinë!

Avokati i Ramës,
s’kam qenë e nuk jam,
po gjërat që ndodhin,
duhen ndarë tamam!

Duhen thënë tamam,
jo si ç’flet çdo horr,
fjala vjen Gërdeci,
është krim shtetëror!

Është krim shtetëror,
dhe pa zbardhur mbeti,
se atë punishte,
e kish ngritur shteti!

Punishtja e vdekjes,
ku u bë mynxyrë,
familja e Salës,
shumë keq qe përfshirë!

Ajo në Gërdec,
shtruar kish konakun,
dhe pse xha Saliu,
s’njihte baxhanakun!

Dhe Shtatori i zi,
kur u bë grusht shteti,
në derë të Saliut,
vulë turpi mbeti!

Dhe krimi i SHIK-ut,
ku u vra Remziu,
që të gjitha rrugët,
na çojnë te Saliu!

Po të kthehesh mbrapa,
në gjithë ato vjet,
del Nëdhjetë e Shtata,
një mynxyrë më vete!

Ne që e jetuam,
e dimë shumë mirë,
jo mynxyrë më vete,
po kryemynxyrë!

Shteti i vëllavrasjes,
s’është më thashethem,
futi në varreza,
mbi katërmijë djem!

Dua që ta ketë,
në kujtesë çdo horr,
nëntëdhjetë e shtata,
është krim shtetëror!

I them-se shumë krime,
nuk i dinë të rinjtë,
dhe se i mashtrojnë,
çdo çast faqezinjtë!

Rama ka probleme,
e dimë të tërë,
po një krim Berishe,
kurrë s’e ka bërë!

Arben Duka June 24, 2016 10:25
Komento

3 Komente

  1. Aretia nga Zagoria June 24, 15:38

    Faqezinjte o Beni
    Ma kendoi Ulija
    se syte po me lene
    tu befte Aretia
    Qe te gjitha fjalet
    ishin gure qosheje
    fisheke pa barut
    dale prej qyleje.
    Thua, kujt ja thua
    ketyre qe jane
    me duken nje sua
    ne nje canak hane.
    Ti ben mire qe shkruan
    dhe i kashait
    te dy palet duan
    tua shtrengosh burgjite.
    Me parate qe kane
    nuk duan tia dine
    hane a s’hane te tjeret
    le te ulerijne.
    Duar edhe kembe
    s’i kane bere dybek?
    thone pikerenet-
    qe askush s’i prek.
    Faqezinjte Beni
    i ke ne cdo pale.
    Une them tartabiqet
    sheshit kane dale.
    Ndaj nga Zagoria
    po te dergoj fjale
    te me kesh shendene
    djal e krye djale.

    Reply to this comment
  2. skifteri June 24, 20:48

    *****Të lumtë pena poet i neruar A.Duka !..,dhe poetët gjithmon fjalët i kanë të vërteta se e vërteta buronë nga thellsia dhe zemra e pastërt e poetit .Si drita e diellit shkëlqen mbi gërmadhat e KRIMIT 25 VJEÇAR të Salushit dhe të Lulushit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. MeteH June 25, 08:30

    Ju lumt Beni.Me qetson sidomos :
    “Sikur dhe nje pordhe,
    Te behet ne Kine,
    Llumi akozon,
    Direkt Qeverine.! Qe diten e pare kur Qeveria Rama mori detyren,Saliu tha “…do te punoj me force te bie ne pushtet sezben PD ne pushtet…” Dhe ne keto 3 vjet,qe diten e pare, ai me hordhine e tij shqupase nuk ka lene gure pa levizur duke shpifur çdo dite dhe drejtesia e kapur prej tij nuk ka hetuar asnje.Ne keto kushte PS ka qendruar e terhequr,ne mbrojtje,ku efekti i llumit ka bere punen e vet,pasi edhe maxhoranca ka pasur fraktuara dhe eshte gati te çahet,ku Rama po punon e lufton si ne RRETHIM.Kjo po shifet dhe me Refomen ne drejtesi,ku perveç PD edhe Likja po nxjerr kryet-hapt,drejt sabotimit te saj.Veç SB,J.Topallit del dhe Spahiu i LSI qe nuk duan qe RD te drejtohet nga SHBA+BE,duke u kthyer te parimi socialist….me forcat tona.Eshte fatkeqsi, e padurueshme kur SB flet sa te doi e kur te doi ne foltore dhe nuk e nderpret kush,shpif e provokon dhe nuk merret kush me te.Kjo do te thot se Likes i behet qejfi kur shahet Rama,qeverisja…ndaj zedhensat e Likes po deklarojne hapur…ne 2017 Likja-Kryeminister..! Dhe kush,ai me vidjo 700 mij Eu,ai qe per te u be protesta e 21 janarit dhe SB vrau 4 vet duke qene dhe ky ne b/qeverisje…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*