Ja faqezinjtë!

Arben Duka June 22, 2016 10:15

Ja faqezinjtë!

Si të vjetrit dhe të rinjtë,
në PD njëlloj mendojnë,
janë të lumtur faqezinjtë,
Reformën kur sabotojnë!

Del Ina e vockël,
për të recituar,
me gjuhë labërishte,
krejt të palatuar!

Unë e ndjek tek Topi,
Topi-kapedani,
tri ditë deklaratën,
s’e heq nga ekrani!

Bërtet kot së koti,
na ishte ç’na ishte,
ato që thotë Luli,
kthen në labërishte!

Që gjendja të duket,
tamam alarmante,
del i njëjti lajm,
në njëzet variante!

Pas Inës-Ristani,
i këput një graso,
më pas një me syze,
më pas një me Kaso!

Te Topi i ndoqa,
gjithë ligjërimet,
të pestë lektorët,
folën për përgjimet!

Të pestë na sollën,
lajmin gjithë kashtë,
në darkë foli Luli,
dhe u bënë gjashtë!

Me shumë vëmendje,
e kam ndjekur unë,
se dhe ditën tjetër,
ndodh e njëjta punë!

Përmbi mikrofona,
hidhen me yryshe,
me të njëjtin lajm,
po me zëra ndryshe!

PD i mban ngrehur,
lektorët e saja,
të lërë përshtypjen,
se po ndodh hataja!

Duan që të tyret,
t’i mbajnë në tiro,
po Halimkë e Vogël,
pse s’është më në xhiro?!

Halimka i Vogël,
vetë e bëri gafën,
u qas ca si shumë,
me Kryetar Xhafën!

Tek ai, Lulashi
zbuloi armikun,
ndaj shpejt e largoi,
dhe vuri Bylykun!

Pyes seriozisht,
tash që erdhi fundi:
“Ku është Halimi,
që s’duket gjëkundi?!”

Se tej e tëhu,
qarkullojnë llafe,
që mund t’i kenë hedhur,
ndonjë send në kafe!

Bashkëkryetarët,
në vëmendjen tuaj,
figurativisht,
janë si dy buaj!

Janë si dy buaj,
për punë të rëndë,
që tërheqin tok,
të njëjtën parmëndë!

Po Bylyku iku,
dhe duart i lau,
dhe në fakt Bylyku,
është një emër kau!

Në fakt Luli bëri,
një punë sakllam,
bashkëkryetarin,
e gjeti tamam!

Bylyku i shkretë,
i paska ca huqe,
sa herë që flet,
bëhet lulekuqe!

Jo se i ka mbetur,
në grykë një karotë,
por skuqet i ziu,
se nuk di ç’të thotë!

Se ç’heq për të folur,
veç ai e di,
se edhe pisllëku,
e ka një kufi!

Se ç’heq për të folur,
Bylyku e di,
duket faqekuq,
po është faqezi!

(Vijon nesër)

Arben Duka June 22, 2016 10:15
Komento

3 Komente

  1. xhimi June 22, 11:18

    Eh,more Beni! Keta Bylyket,Halimkat,Dumkat e..ku di une jane si bubuzghelat(brumbujt) qe germojne e prodhojne rrumba nga bajga Berisha. Ja u ke cjerre masken por ku kan cipe keta krimba!

    Reply to this comment
  2. Arben June 22, 14:58

    EKONOMIA KA MARRE TE TATEPJETEN.

    PRAPE FAJIN E KA OPOZITA

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 22, 20:46

    Faqeziu ma i madhi i kti vendi jeni nju o poetaruc servil partiak.Mesa duket ju paguajn si dikur ne punen qe benit fshehur dhe popolli i quante fuksa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*