Harta e rrugëve të vdekjes

November 21, 2013 21:55

Harta e rrugëve të vdekjes

Aksi ku humbi jetën në aksident automoblisitik deputeti Sokol Olldashi është i identifikuar nga autoritetet si një ndër zonat me rrezik të lartë ose thënë ndryshe si një ndër vendet ku ndodhin më shpesh aksidente, ashtu siç edhe në qindra njolla të tjera ku humbasin jetën në aksidente shtetasit shqiptare. Por kjo është vetëm një nga njollat e zeza sic quhen në gjuhën teknike, dhe që kështu emërtohet cdo pikë ku ndodhin të paktën tre aksidente në vit.

Harta e rrjetit rrugor në të cilat ndodhin më shpesh aksidente me pasojë vdekjen apo dëmtimin e rëndë të përdoruesve të rrugës prej vitesh vijon të zgjerohet me njollat e zeza ku automjetet përplasen me shpesh duke shkaktuar viktima, kryesisht përgjatë akseve nacionale e më pak ato rurale.

Njollat e kuqe në hartë janë pikat tradicionale ku vijohet të ketë jetë të humbura, ndërkohë që njollat blu dhe jeshile janë krahasimi me vendburimet e aksidenteve në vite.

Shkaqet e këtyre aksidenteve janë nga më të ndryshmet, që nga tejkalimi i shpejtësisë, rrugët në ndertim, mungesa e sinjalistikës, pakujdesia njerëzore që shoqërohet me problematikën e rrugëve.

Në ditët në vijim Top Channel do të sjellë për cdo aks problematikën e tij të shoqëruar me pikat më të nxehta të aksidenteve dhe me shkaqet se përse ndodhin shumica e këtyre aksidenteve.

Një ndër vendet më problematikë është Autostrada Tiranë-Durrës ka 39 njolla të zeza ose thënë ndryshme të rrezikshme për shkak se në secilën prej tyre brenda një viti kanë ndodhur të paktën tre aksidente.

Të tilla janë Mbikalimi Flakës, Mbikalimi i Sukthit,  Koxhas, Mbikalimi i Kasharit, Mbikalimi i Kashar-Bërxullit, Vora dhe segmenti rrugor përballë QTU njihen si akse të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta. E po ashtu segmentet e rrugës Fushe-Krujë – Thumanë, Lezhë – Shkodër, aksi Lezhë – Milot në kryeqëzimin e Milotit, superstrada Lezhë – Shkodër në Dajç dhe Kryebushat dhe Harku i Bërdicës.

Në Kukës,  aksi Kukës-Morinë dhe segmenti i Rrugës së Kombit Kalimash-Kukës ku në aksin e ri rrugor janë evidentuar një numër aksidentesh me pasoja të rënda për shkak të dëmtimit të elementeve mbrojtës të trafikndarësit dhe dëmtimit të sinjalistikës vezulluese për natën.

Në segmentin Durrës-Rrogozhinë njihen si të rrezikshme njolla në Vorrozinë, kryqëzimi Ballutaj. Në segmentin Lushnje-Rrogozhinë në vendin e quajtur Zhame. Gjithashtu si njollë më e re është futur së fundmi edhe aksi Elbasan-Peqin në vendin e quajtur “Ura e Madhe” e ku vetëm tre ditë më parë humbën jetën katër persona.

Në Fier janë më të rrezikshme tre kryqezime në nivel, ai në Savër, Pushimi i Shoferit dhe në Rrapës ku janë regjistruar një numër i lartë viktimash.

Nga Fieri drejt Vlorës shënohet si i rrezikshëm segmenti Fier-Levan e po ashtu kryqezimet në aksin e ri Levan-Poçem-Tepelenë. Në jug-lindje të vendit kemi njolla të rrezikshme në Dishnicë-Devoll si dhe aksi Korçë-Ersekë./TCH

November 21, 2013 21:55
Komento

4 Komente

  1. Bocari November 21, 22:40

    Gjynah per jeten qe humbi, por nuk do ishte keq qe te njihej edhe i ndjeri me rezultatet e punes se tij si minister. Paska shume njerez qe do takoje ne ate bote per shkak te aksidenteve rrugore ku faji bie mbi ndertuesit dhe ministrine qe i ka drejtuar. Mjer ne qe jemi gjalle. Te pakten qeveria te beje nje sinjalistike te ketyre njollave qe kush ka tru ne koke e sy ne balle te mos iki per lesh nga padija.

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit November 21, 22:49

    Ruget jane ato qe jane, por nuk jane se sjellin vdekjet e shumta,
    Harta e vdekjeve eshte ALKOLI dhe CMENDURIA SE KETU MUND TE BEJME CFARE TE DUAM SE SKA SHTET.
    Duhen masa radikale, per te ndaluar aksidentet dhe masa me e mire eshte qe ate person ta fusesh ne borxh deri ne gryke, kjo gje funksionon, gjoba te nje pas njeshme, deri sa te ngordhi per copen e bukes, atehere personi ka per te shitur jo makinen, por edhe bythen.
    Te gjithe jemi deshmitare te gjobave pa kompromis ne perendim, te gjithe sna e mban bytha ti themi nje fjale policit dhe te gjiht shkojme me vrap ta paguajme gjoben, se ne perendim nuk jemi ata trimat me flete, qe tregohemi ne Shqiperi, por i lutemi policit te na fale, bejme edhe teater duke ulur dinjitetin deri ne toke, kjo eshte e verteta e shqiptareve, por ne Shqiperi te gjithe jemi bosa, jemi parrellinj qe spyesim as per polici dhe as per rregulla.
    Rruget jane ato qe jane, por aksidentet ndodhin per shkak te fodullekut tone, qe duam te tregojme se sa te zotet jem, por bota e di sa te zote jemi, kemi ngelur ne fund te botes, jemi DHI E ZGJEBOSUR DHE BISHTIN PERPJETE.
    Rruget jane ato qe jane, mund ti ndryshojem per me mire, por deri sa ti ndryshojme keshtu do sillemi ne? ne nuk kemi respekt per jetet tona, per nje cope P… hidhemi si te marre duke shtuar shpejtesine, per ti treguar se sa te zote jemi, por duhet te dini se ata qe mundohen te tregohen trima ne timon, jane thjesht trima per sy e faqe se kur jane para P… su cohet.
    Doni me te dini,
    Shteti duhet masat me drastike per kedo qe shkel rregullat.

    Reply to this comment
    • Arioni November 22, 09:55

      Nuk kane faj rruget jo. Edhe rruget e Gjermanise te importosh ne Shqiperi, me shume viktima do te kete.

      Gjithshka eshte e lidhur me “llojin e bagetise”. Thjesht jemi race e papergjegjshme. te papergjegjshem per jeten, te papergjegjshem per pasojat, te papergjegjshem per pergjegjesite shoqerore.

      A ka vend per diskutim kur ai tjetri vret gruan, apo vellain, apo komshiun, apo shokun dhe te nesermen me papergjegjshmerine me te madhe deklaron “isha i pire dhe tani jam penduar”. Edhe banoret e getove dhe bidonvileve te Rios, Delhit, Mexicos, etj jane me te pergjegjshem.

      Reply to this comment
  3. Dritani November 21, 23:28

    I ndertuan edhe per koken e tyre, keshtu eshte kur vjedh leket e rrugeve dhe i nderton ato me mangesi vrastare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*