Rishikimi i historisë, Xhufi: Zgjidhja për dy historianët e huaj ishte e imponuar

September 21, 2014 04:05

Rishikimi i historisë, Xhufi: Zgjidhja për dy historianët e huaj ishte e imponuar

Shtatë historianë, dy prej të cilëve të huaj, do të rishkruajnë historinë e Shqipërisë. Ndërkaq është mësuar dhe përbërja e plotë të komisionit të posaçëm të ngarkuar nga qeveria shqiptare për të rishkruar historinë. Kreu i Komisionit, Paskal Milo, do të rishohë historinë nga vitet 1912 deri në vitin 1939. Veç Pavarësisë të vendit, historiani i njohur, do të ketë një detyrë jo pak të lehtë, që është trajtimi i figurës së mbretit Zog, për të cilën ka pasur jo pak kundërshti, gjatë këtyre viteve.

Periudhën e Perandorisë së Bizantit, do ta trajtojë Pëllumb Xhufi, ndërsa Lorenc Bejko, periudhën ilire.

Sundimin osman, do ta kalojë në lupë, Dritan Egro, ndërsa Afrim Krasniqi, do të shkruajë historinë e pas viteve ’89, që duket se do të jetë më shumë një shkrim në rrjedhë kronologjike e ngjarjeve. Dy periudhat që gjithmonë kanë krijuar debate mes historianëve dhe politikës shqiptare, i janë lënë në dorë dy personaliteteve të huaja.

Bernd Ficher një emër jo i panjohur edhe për shqiptarët, do të shkruajë për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa gjermani Michael Scheneke do të ketë detyrën më të vështirë prej të gjithëve, ndoshta edhe më të kontestuarën, pasi do tu japë shqiptareve tekstin e ri të historisë së komunizmit.

 

Flet PellumbXhufi

Profesor, si ju duket komisioni miks që është ngritur për rishkrimin e historisë së Shqipërisë dhe sidomos prania e dy historianëve të huaj, si amerikani Bernd Fischer dhe gjermani Michael Scheneke në këtë komision?

Prania e dy historianëve të huaj në komision është një zgjidhje më shumë e imponuar nga rrethanat se sa zgjidhja më e mirë. Pse e them këtë? Sepse gjatë sundimit të Berishës është bërë presion që historia të shkruhej njëanshmërisht dhe me ngjyrat që donte Saliu. Sa kohë ai ishte në pushtet e bëri këtë dhe ia arriti qëllimit. Çdo gjykim realist për historinë, sidomos për historinë që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej, Saliu e kundërshtonte egërsisht dhe e hidhte në kosh. Prandaj dhe ka lindur nevoja për rishkrimin e historisë dhe prandaj është ngritur ky komision.

Po pse merren dy historianë të huaj për të qenë pjesë e këtij komisioni?

Për arsyet që thashë pak më parë. Jo se ne nuk i kemi kualitetet e duhura të historianëve për ta bërë këtë. Këta dy historianë janë shumë të mirë, si Fischeri dhe Scheneke dhe do të trajtojnë pikërisht dy periudhat që kanë hapur më shumë debate: luftën antifashiste dhe periudhën e socializmit. Mendohet se ata do të jenë më pak të kontestuar…

Kur thoni më pak të kontestuar, nënkuptoni se mund të ketë edhe debate?

Natyrisht që do të ketë. Padyshim që do të ketë debate edhe brenda komisionit. Por ata, pra Fischeri dhe Scheneke, janë të huaj dhe kanë një gjykim më të ftohtë dhe që ndoshta nuk do të ngjallë aq shumë kontestime nga ata që e mohojnë tërësisht si periudhën e luftës dhe atë që erdhi më pas. Pra e theksoj edhe njëherë se kjo është një zgjidhje më shumë e imponuar se sa një zgjidhje racionale për këtë çështje. Sepse historianët e huaj, për shkak të distancës kanë edhe kufizimet e tyre për historinë shqiptare.

September 21, 2014 04:05
Komento

35 Komente

  1. XUME PROTOPAPA September 20, 12:22

    MOS HARRO PRIFTERINJTE E FAMULLIVE TE VERIUT

    ti i shumembrojturi Paskal Milo nga koçikot e DITA-s mos harro te futesh ne faqet e historise disa leterkembime te Vatikanit, te datuara 1924, qe flasin per varesine e te gjitha famullive te veriut shqiptar nga kisha ortodokse serbo-malazeze.
    E duke qene se jane dokumente te Vatikanit, para se ti martirizoje shume prej tyre, qe jane te permendur edhe me emra e famullite perkatese ne keto dokumenta, evidencoi ata me emer e mbiemer, siç beje me armiqtye e diktatures se proletariatit kur i demaskoje edhe ne televizion.
    E kam fjalen per Mehmet Shehun dhe letren e tij te lamtumires para vetevrasjes.

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati September 20, 18:58

      Po si mund te jete Milo shkruesi i historise se Shqiperise per vitet 1912 deri ne 1939, kur ne ato vite Shqiperia luftonte kunder politikes kriminale greke, politike e cila kerkonte te aneksonte jugun e Shqiperise?

      Milo njihet, dhe ai vete eshte i deklaruar kushedi sa here ne tv si nje njeri qe punon per interesa te politikes greke ,

      Ne vitet 1994-1996 Milo kur shkonte jashte shtetit mbante cantat e Papandreut kur e takonte ne aeroport …Ishte komplet zvarranik i grekeve

      Ndaj,Milo absolutisht nuk duhet te jete ne ate Komision,sepse ai ka “Konflikt Interesi”
      me vete Ekzitencen e Shqiperise , duke qene se ai eshte nje perfaqsues tipik i politikes kriminale greke ne Shqiperi

      Shto pastaj,faktin qe per ate periudhe Milo eshte komplet injorant dhe as qe e ka haberin fare si ka qene ajo periudhe

      Vete intelektualet shqiptare, por edhe populli shqiptar duhet te kerkojne qe Milo te perjashtohet nga ai komision, pasi nuk ka asnje lidhje me historine e Shqieprise

      Reply to this comment
      • Altin September 21, 01:53

        Kush ti ka dhene keto “lajme “? Apo i ke mbledhur lemenjve te thashethemeve. Ti as e njeh fare Paskal Milon, mire do besh te mbyllesh kompjuterin dhe te dalesh per nje dore tavell a domino, se per gje tjeter nuk je. Per çdo gje do kercejne pleshtat. Ai eshte shtetas shqiptar dhe si i tille, ka te njejten te drejte si ne te gjithe, te pelqen apo nuk te pelqen. Lere pastaj qe ka bere per Shqiperine 1000 here me shume nga ti e nga disa te tjere ketu. Mjaft me budalliqe po shihni punen tuaj kur s’jeni te zote per me tej.

        Reply to this comment
    • Fierakuuuuu September 21, 09:32

      Mendoj se duhej konsultuar edhe me Historian Kosovar ose te trevave jashte shtetit Ame

      Reply to this comment
  2. Arben September 20, 12:27

    Periudhat e Zogut dhe Sali+Fatos u jane lene ne dore dy agjenteve te Sigurimit te Shtetit. Jo per gje por jane periudha qe kane ndikim ne politiken aktuale.

    A e degjuat dje ne TCH ate serbin qe kish punuar per Udb-ne, tha nje llaf me vend.
    Sherbimet sekrete ne diktature nuk kane “kundershtare” por armiq.
    Pa u hapur dosjet dhe te menjanohen agjentet nga jeta publike eshte e pamundur te eci perpara sistemi i demokracise.
    Kjo nuk ka te beje fare me aftesite profesionale te “subjektit” por me faktin qe po i “tunde dosjen” ai “ul breket”

    Reply to this comment
  3. lili September 20, 12:52

    Kur paskal milo merret me Historique,duhet se ky vetem Histori nuk bene!

    Reply to this comment
  4. His September 20, 12:52

    Nese Afrimi shkruan Historine e Shqiperise, une po shkruaj HISTORINE E KETIJ TIMIT, qe ka me rendesi se Afrimi, packa se ai eshte si ai i IMI i teri

    Reply to this comment
  5. Usta Qima September 20, 14:39

    Nuk me duket qe Afrimi te kaq brume qe te shkuaj historine.Kam pershtypjen qe eshte ca aguridhe.Nuk e di

    Reply to this comment
  6. Usta Qima September 20, 14:41

    Nuk me duket qe Afrimi te kete kaq brume qe te shkuaj historine.Kam pershtypjen qe eshte ca aguridhe.Nuk e di

    Reply to this comment
  7. Sallakja September 20, 15:07

    Histeria.
    Te beshe historine e Shqiperise pa bere
    Nyrenbergun komunizmit, eshte si te ngjitesh
    ne katin e trete pa kaluar nga kati i dyte

    Reply to this comment
  8. Endri September 20, 15:27

    Nje komunist qe gjykon Zogun. Imagjino objektivitetin e tij ne trajtim.

    Reply to this comment
  9. Endri September 20, 15:30

    Kush eshte ky Michael Scheneke qe nuk rezulton ne google si person kur e kerkon. Imagjino ca njeriu me fame boterore ja lame ne dore rishikimin e pikes me te nxehte.

    Reply to this comment
  10. PalokCuca September 20, 17:10

    Pseor keni lene jashte komisionit: Ljubonjen dhe Beqir Meten?

    Reply to this comment
  11. Abedin mehmeti September 20, 17:33

    SHpresoje te kete nje kapitull edhe mbi ngjariet dhe eksodin e Cameve,duke pasqyruare drejte qe nga autektita i tyre ne toket e tyre e deri tek vendimet e ndyra te politikaneve zerve te greqise.SHpresojme qe te flitet drejte dhe pa asnje nderhyrje si politike apo territoriale.

    Reply to this comment
    • zhurnalisti DR.sekretbdabullaUSA September 20, 19:55

      pse jo per
      camet dy japituj
      per arbreshet 3 kapituj
      arvanitasit 1 kapitull
      kosoven 3 kapituj nje per kongresin e bujanit,
      malin e zi 1 kapitull
      sanxhakun nje tem
      lugine e presheves 1 teme
      maqedonon 2 kapituje
      Te gjtha kto trava jane shqiptare.Mos harroni nga flitet shqipja duhet ti mbroni e ti ndihmoni

      Reply to this comment
    • zhurnalisti DR.sekretbdabullaUSA September 20, 19:57

      pse jo per
      camet dy kapituj
      per arbreshet 3 kapituj
      arvanitasit 1 kapitull
      kosoven 3 kapituj nje per kongresin e bujanit,
      malin e zi 1 kapitull
      sanxhakun nje tem
      lugine e presheves 1 teme
      maqedonon 2 kapituje
      Te gjtha kto trava jane shqiptare.Mos harroni nga flitet shqipja duhet ti mbroni e ti ndihmoni

      Reply to this comment
  12. dauti September 20, 19:01

    greku qe gjyshi itij ka diegur flamurin shqupetar ne mes te himares do bej historine tone u…u…uuuuuuuu.me te madhe.

    Reply to this comment
  13. zhurnalisti DR.sekretbdabullaUSA September 20, 19:58

    Thak You soooomuch

    Reply to this comment
  14. zhurnalisti DR.sekretbdabullaUSA September 20, 20:01

    mendova se botuat nje koment
    2 kapituj per camerin
    1 kapitull apo 2 per arbreshet
    1 teme per arvanitasit.1 kapitull mali zi,
    1 teme sanxhaku
    1 tem lugina e preshevs 2-3 maqedonia
    gjithkun ku flitet gjuha shqipe duhet ti ndihmoni.
    urime

    Reply to this comment
  15. nastradini September 20, 21:28

    MAMUTHI I ENVER HOXHES PASKUALE SPIUNI DO TE SHKRUAJE PER AHMET ZOGUN DUKE KOPJUAR ARBEN PUTON DHE KALEMXHINJTE E TIJ.

    Kjo mund te beje vaki vetem ne Shqypnine Komuniste ku ministrat e Edvinit dhe politikanet e Likes i betohen ANTIKRISHTIT me grushtin larte per vazhdimin e kauzes se Partise se Pune dhe nga ana tjeter deklarojne se duan t’i bashkohen BE-se antikomuniste dhe demokratike si nje mesalle me dy faqe turpi dhe rezili per vendin tone.

    KUSH DO TA LEXOJE DHE BESOJE HISTORINE E SHKRUAR NGA PASKAL MILO?

    sepse mund te gjendet ndonje debil budalla ne Bote qe te marre mundimin te informohet nga MAMUTHI i Enverit Paskuale Spiuni i Sigurimit te Shtetit per historine e shkruar ne bodrumet e KQ te PPSH, por ka shume pak gjasa qe te binde ndonje shqyptar ta marre seriozisht historine e tij te kopjuar nga Arben Puto dhe kalemxhinjte e tij me qellime mashtrimi si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  16. Kurbetliu September 20, 21:28

    PO AFRIMI I KRASNIQAJVE CNE ME KETE PUNE. APO QE TE PERJETESOJ SALI RAM SHIQERE BERISHEN TE CILIT I SHERBEU SA I PIU LENGUN DHE ME PAS E PSHURRI ?! KESHTU DO SHKRUHET NDRYSHE HISTORIA?!

    Reply to this comment
  17. Ben September 20, 21:32

    Dhe Xhufi do shkruaje historine e Shqiperise allaturka. Komision per ta qare me qure.
    Shtoni dhe Abdi Baleten me Hysamedin Feraxhiun,Keta do e qendisin me mire defterin osman.

    Reply to this comment
  18. Shqiptar Çam September 20, 23:24

    Vetem Milo nuk e meriton te meret me historine Shqiperise: As nga origjina dhe aqe me pak nga mentaliteti komunist qe nuk I hiqet nga goja.
    Prof. Beqir Meta duke qene Drejtor I Institutit te Historise ashtu si edhe publikues I shume veprave historike eshte personi me I pershtatshem per ta drejtuar ate Komision Historie

    Reply to this comment
  19. P.A.B September 21, 04:35

    Qeveria ka bere sh. gabim [mendoj une] qe ka futur z. Milo ne kete komision. Ai ka qene ne poltiken e vonshme, ndoshta me Politike merret akoma. Politikanet shkruajne kujtime e libra, jo Histori ne emrin tone “ne komision qeveritar” Zoteria qe 20 vite e ka lene punen e tij, tashme eshte Poltikan. Per vlerat e tij ne te dyja ta gjykojne ato qe e njohim, s’kam gje me te vec flas ne parim. Po e bete kryetar komisioni, ai s’duhet te shkruaje. Kemi akoma gjalle Historiane superiore [prof. kristo frasheri, prof xhelal gjecovi etj] si behen punet keshtu? 2. -Nga doli ideja, per historine zyrtare do behet nje epoke-nje-person?

    Reply to this comment
  20. Era September 21, 06:17

    Xhufit, duhej ti linin periudhen otomane…Do luteshim te gjithe te kthehej prapa ajo perandori…

    Reply to this comment
  21. Naimi September 21, 08:10

    Pas kalit Milo ka zhgarravitur histori ne favor te Nexhmijes gjithmone. Llum Xhufi po ashtu ka shkruar sipas oreksit te partise tij. Shto ketij stani dhe malokun Krasniqi dhe do dale nje corbe qe as derrat nuk e hane. Histori prej Milos ka degjuar ky popull ne diktature, po ate perralle tregon dhe sot.

    Reply to this comment
    • koco September 21, 22:21

      i dashur naim jam shume dakort me ju.nuk mendohet qe keta qe te dy te hartojne nje histori te vertete pasi ata vete me vetedije e kane shtremberuar historine e shqiperise

      Reply to this comment
  22. labinot September 21, 12:37

    Prof.Xhufi eshte njohes dhe perkthyes i disa veprave per periudhen bizantine,Egro dhe Fischer mund te ishin konsulente,pasi jane me shume amatore qe duan te duken ne kete fushe.

    Reply to this comment
  23. pellumb nili September 21, 13:39

    prape veriu perjashtohet…ska asnje historian nga veriu? vec nje marksist kosovar…..apartejdi vazhdon

    Reply to this comment
  24. sokol Toronto September 22, 01:33

    C’fare jane keta qe e vleresojne Zogun kaq shume??? C’fare beri Zogu? Iku dhe mori gjithe floririn me vete. Pse nuk ndejti dhe te luftonte per vendin e tij? Apo te luftonin te tjeret, te clironin vendin nga pushtuesit, te dedhnin gjakun e tyre dhe te thoshin Zogut pastaj: urdhero hajde dhe mere pushtetin tani sepse luftuam ne per ty kur ti beje qejf neper Evrope me floririn e popullit!!! C’fare llogjike! Zogu nuk meriton asgje me shume sec I kane dhene….

    Reply to this comment
  25. Kubani September 22, 03:14

    Pse merakoseni kot,historia shkruhet e rishkruhet pambarimisht,sic eshte bere deri tani. Mbasi ta kene perfunduar keta,do dale nje tjeter grup dhe do te beje nje tjeter histori dhe historia perseritet.

    Reply to this comment
  26. Onkezmi September 22, 03:22

    Mendoj qe ne Komisionin e Historise te marrim gjithe gjysmaket e ketyre komenteve.Dehja nga liria,eshte fitore per gjysmaket dhe cerekshet,prandaj dhe historine ta shkruajne keta se nga dehja nga liria,keta i mesuan te gjitha,i dine te gjitha,jo vetem ne histori(qe keta e dine si perralle e jo si shkence),por edhe ne fizike,matematike,kimi,politike e tj…sukse paci,o gjysmak…!?

    Reply to this comment
  27. Mark uk September 22, 08:14

    Edhe kta dy historian do lene ne fuqi cfar kan shkruar historianet komuniste pra sipas komunizmit.Po nejse vlera e tyre do jete jetshkurter.Kta drejtohen nga Edi Rama dhe qellimi eshte per ti dhen merita komunizmir.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*