Ja ku ndodhet fanella e parë e Juventus me firmën e CR7

July 11, 2018 20:27

Ja ku ndodhet fanella e parë e Juventus me firmën e CR7

Numërimi mbrapsht ka filluar. Të hënën e ardhshme, Cristiano Ronaldo do të jetë në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas, pasi të ketë vizituar qendrën sportive dhe strukturat e tjera të Juventus, do t’i përkushtohet popullit bardhezi në “Allianz Stadium”.

Nëse 10 korriku i 2018-ës do të kalojë në histori për transferimin në Serinë A të CR7, 16 korriku do të jetë dita e prezantimit.

Ndërkohë, ish-ylli i Real po shijon edhe disa ditë pushime në resortin “Costa Navarina” (Greqi) ku është takuar me menaxherin e tij, Jorge Mendes, dhe presidentin e Juventus, Andrea Agnelli.

Dhe ka qenë aty që ka autografuar fanellën e parë të “Zonjës së Vjetër”, siç është zbuluar nga postimi i bërë në profilin zyrtar në Instagram të strukturës ku ndodhet CR7.

l.h/ dita

July 11, 2018 20:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*