Si mundemi t’i lemë në këtë gjendje përralla natyrore si Syri i Kaltër?!

September 16, 2018 08:43

Si mundemi t’i lemë në këtë gjendje përralla natyrore si Syri i Kaltër?!

Një vizitor nga Kosova tek Syri i Kaltër psherëtin pikëllueshëm dhe thotë: Këtë perlë, këtë mrekulli të natyrës, as serbi në Kosovë nuk do ta trajtonte kaq barbarisht nëse do ekzistonte e ai do qeveriste!

I diplomuar për marketing e turizëm, kosovari vijoi duke thënë plot trishtim, se vargjet e Nolit: “….anës dritës i paparë/anës detit i palarë/anës sofrës i pangrënë/anës dijes i panxënë….”, më shumë se për çdo gjë tjetër, nga qëllimi fillestar për të cilin Noli i krijoi, shërbejnë sot për të treguar se ç`absurd na karakterizon si popull nga mënyra se si i trajtojmë pasuritë tona, me një mungesë ulëritëse nikoqirllëku, ndjeshmërie, aftësie menaxheriale, aq sa sipas tij, të huajt që vizitojnë “përralla natyrore” si Syri i Kaltër, kur kthehen në vendin e tyre, mundet të mos u thonë të njohurve e miqve se ç`mrekulli u kanë parë sytë; porse shkuan, panë e njohën nga afër një popull budalla, që siç thotë Noli pra, edhe pse është pranë dritës, jeton me qiri; edhe pse është afër detit, qelbet; edhe pse jeton mes bollëkut, vuan urie; edhe pse i ka të gjitha mundësitë të jetë i mençur, zgjedh të jetë budalla!

Dhe më mirë se tek Syri i Kaltër, nuk e has kurrë këtë metamorfozë trishtuese!

Dhe në këtë pikë, nuk bëjmë shumë dallim prej serbëve, por jemi ana tjetër e medaljes. Ata lanë nam me sjelljen në një ndeshje futbolli. Në vend që të zgjidhnin të fitonin e njëherësh ta ushqenin krenarinë kombëtare me gola – duke i patur gjithë mundësitë për këtë, sidomos ndaj Shqipërisë – shkuan e zgjodhën krenarinë e humbjes, aty ku gjithnjë humbin: Në nacionalizmin e tërbuar që i karakterizon.

Edhe ne, në vend që të ndërtojmë një Shqipëri të denjë më të gjithë ato pasuri mbi e nëntokësore që na ka dhuruar Zoti, të pasurohemi e t`i krenohemi botës për talentin e aftësinë e trajtimit të tyre, duke e zbukuruar tokën dhe veten tonë, shkojmë e hahemi me serbë e grekë etj për punë flamujsh me fjalë boshe e “patriotizëm” bosh.

E rëndë ta pranosh, por kjo është një pikë që na bashkon si popuj! Si dy pika uji, ndonëse njëra pikë i përket ujit normal e tjetra është me gaz; ama në finale pika uji mbeten të dyja!

P.S. Uji normal jemi ne; ata janë uji me gaz.

e.h. / dita

September 16, 2018 08:43
Komento

8 Komente

  1. Arben September 16, 11:25

    Prona e pergjithshme keto ka.

    Prona private zhvillon .

    Reply to this comment
  2. Che Guevara September 16, 14:25

    Kjo eshte pasuria qe Edi Rama i ka dhene shqiptareve keto 6 vitet e sundimit te tij antishqiptar:
    -HESHTNI SE KETU SUNDOJ …UNE!
    Nje shtet qe nuk njeh realitetin.qe investon jo atje ku duhet me shumne por atje ku u intereson sundimtareve,ai shtet ka mbaruar perfundimisht!
    E kam komentuar para 4 viteve kete poshtersi te sundimtareve,por mbi te gjitha eshte antishqiptarizmi i ministrave te Kultures e Turizmit,qe nuk vlejne per asgje!
    Mirela Kumbaron,Peleshin,Klosin,Ahmetajn etj hiqini sa me pare se nuk jane as per brigadier kooperative!

    Reply to this comment
  3. MH September 16, 17:45

    Mbeta i befasuem sesa bukur percaktove njeriun autokton Shqiptare me vragun e Nolite te pavdekshem atdhetar.
    Me vjen keq,nuk asht Noli po mendja e yte qe konkretizon filozofin e Nolit:
    “”” siç thotë Noli pra, edhe pse është pranë dritës, jeton me qiri; edhe pse është afër detit, qelbet; edhe pse jeton mes bollëkut, vuan urie; edhe pse i ka të gjitha mundësitë të jetë i mençur, zgjedh të jetë budalla!”””

    Tu baft jeta me diten njimije,ty kosovarit vizitor.

    Reply to this comment
  4. Al September 17, 04:11

    O te mjere..
    Vazhdoni me hipebolizma te kohes se qepes.
    Per cfare perralle natyrore e ke fjalen.thjeshte nje burim uji(spring) eshte dhe asgje me shume.
    Po keshtu eshte kur nuk ke pare me shume ne jete sesa fshatin tend me 200 banore

    Reply to this comment
  5. Onkezmi September 18, 06:00

    Kur budallai merr rrugen per tu dukur i mencur,kuptohet qe nenisje,qe na jep direktiva ne hiperbole,me thirrjen ,o te mjere…se ia ka pare shume e per lume dhe se “Syri i Kalter eshte nje burim uji dhe icegje.Merreni per te zgjuar kete tip dhe mendoni per shqiptaret fodulle,qe bredhin “Udhekryqeve te Botes”dhe kane pare shume.Burimi ujor ne Sarande eshte nje brilant,qe ka krijuar natyra me gjithe mitin e krimit te saj,ashtu sic ka ne bote,nje kasolle hotel ne nje mal me emrin Blu,qe u shqyen turistat per te fjetur nje nate apo me shume.Ashtu si ka tunele me skalaktike,Hotele dhe restorante,ku turimi gelon cdo dite etj,etj.Persa i perket mirembajtjes,dje qe kishte shteti ishte korrekte,ndersa sot qe e ka marre stamo dumua eshte lene ne meshire te fatit…

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana September 19, 06:13

    Kamarade Guevara, rri shtrember e fol drejte. Kush tjeter ka ndertuar ne keto gjashte vjete pervec E.Rames? Comarade Saliu!? Syri I Kalter Nuk eshte thjeshte nje burim uji, por eshte nje perle e rralle qe natyra I ka falur vendit dhe eshte ne te miren tone te mirembahet e trajtohet si pasuri kombetare me vlera te vecanta.

    Reply to this comment
  7. kampaçurreta September 19, 14:15

    Ne vemendje te Arbenit!!!!!!.
    Kulla e heifelit ne Paris eshte private ?????
    Torra e Pizes eshte privat ?????
    Statuja e Lirise ne New York eshte private?????
    Museu i Dubrovnikut eshte Privat?????
    Nje shtet duket nga mbrojtje e munomenteve te kultures dhe historise, Syri i kalter ben pjese ne keto si emertim por jo si mirembajtje. Privatit ja kemi pare hajrin me shkaterrimin e plote te shqiperise, vetem te shikosh plazhet e shqiperise qe kane hyre ne uje dhe nuk ke nga te kalosh prej privatit qe eshte gjeja me e thjeshte pa le me mijera objekte te tjera qe jane kthyer ne klube e shtepi publike.

    Reply to this comment
  8. Kaltra September 21, 09:32

    Syrin e Kaltër ,këtë mrekulli të natyrës e shkatërruan qeveritarët e babëzitur të majtë e të djathtë.Ndërtuan ato palo lokale për të fituar lekë ca njerëz të lidhur me pushtetin dhe nuk donin të kuptonin krimin mjedisor që i shkaktuan kësaj perle të Shqipërisë.Edhe Syri i Kaltër është viktima e hijenave pushtetarë,që mos i gëzofshin paratë që kanë marrë duke shpërfytyruar këtë vend.I bëj thirrje këtyre piranjave të pushtetit dhe të opozitës URGJENTISHT të mbyllin lokalet që janë hapur aty,të kthehet Syri i Kaltër në gjendjen natyrore që ka qënë në “kohën e Enverit”.Ato po i sjellin fundin Syrit të Kaltër ,po e” dënojnë me vdekje”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim