Ja kush është 22-vjeçari, djali i vetëm që e vranë për një karikues celulari

August 1, 2017 10:30

Ja kush është 22-vjeçari, djali i vetëm që e vranë për një karikues celulari

Marv Mihali, 22-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me një grup moshatarësh mbrëmjen e djeshme tek stadiumi ‘Dinamo”, është djali i vetëm i familjes Mihali.

Një i njohur i të ndjerit ka shkruar pranë JOQ.al duke treguar edhe detaje nga sherri:

Përshëndetje! Marv Mihali, 22-vjeç, djalë i vetëm, ka mbetur viktimë gjatë sherrit banal që ndodhi mbrëmë pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Sherri ndodhi gjatë një lojë PS4, kur shoku i viktimës debaton keq me një person për një karikues celulari dhe mbasi dalin jashtë për t’u sqaruar sherri bëhet më i madh.

Ku u bënë grupe-grupe midis njëri-tjetrit dhe sherri çoi në plagosjen e Marvit me thikë.

Më pas largohen autorët dhe mbërrin ambulanca tek e shoqëron në urgjencë, por fatkeqësisht ai humbi jetën. Marvi ishte shoku jonë dhe më vjen keq për të, Zoti ia çoftë shpirtin në paqe dhe le të bëhet shembull për pasojat e sherrit”, përfundoi i njohuri i viktimës.

August 1, 2017 10:30
Komento

1 Koment

  1. Pika August 1, 17:20

    Po mor po, nuk u ngopet me shembuj ju……kujtoni se po luani filma. ! Dhe ku shkoni e gjeni djem te vetem nenash ! Jo se nuk jane njesoj te gjitha jetet e te rinjve…po i shkretuat famijljet , ju mbyllet deren per nje fjale e per nje karikus !
    Ngushellimi eshte nje fjale goje,,,,mjere prinderit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*