The Sun: Shqiptarët e krimit në Angli pozojnë me tufa parash

August 2, 2017 11:42

The Sun: Shqiptarët e krimit në Angli pozojnë me tufa parash

“Kriminelët shqiptarë në Britaninë e Madhe e tregojnë pasurinë e tyre duke fotografuar veten me mijëra paund kesh e më pas i postojnë këto foto në rrjete sociale, për t’i treguar pasurinë atyre që jetojnë në vendin e varfër ballkanik…”

E përditshmja britanike “The Sun” vijon të zbulojë detaje mbi jetën e kriminelëve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Disa prej atyre që nuk kanë frikë të postojnë fotografi nëpër rrjete sociale janë edhe persona të futur ilegalisht në vend dhe koka të aktiviteteve kriminale.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka cilësuar këtë fluks si “kërcënim domethënës”, për shkak se këta kriminelë, sipas “The Sun”, drejtojnë banda droge të lidhura me rrjete të Amerikës së Jugut dhe me rrjetet e trafikut të protitucionit.

“Grupet kriminale shqiptare kanë vendosur një influencë të madhe në krimin e organizuar britanik”, thotë Agjencia Kombëtare e Krimit.

Mes këtyre fotove është edhe Olsi Beheluli, nga Harrow, në veri lindje të Londër, aktualisht në burg, ku po shlyen dënimin me 11 vite heqje lirie për posedim heroine dhe kokaine, me vlerë 4 milion paund.

Olsi Beheluli

Një fotografi e “aktorit” 24 – vjeçar i rrethuar nga përfarsisht 250 mijë paund u zbulua nga policia.

Luan Plakici, i cili lëvizte me Ferrari, po vuan dënimin me 23 vite burg, pasi trafikoi 60 femra për prostititucion, mund të shihet i shtrirë në divan me një tufë parash në dorë.

Luan Plakici

Ardi Beshiri, i cili u arrestua pasi kokaina iu gjet në çorape, pozoi me një tufë më para që i mbante në shpatull.

Ardi Beshiri

Në një tjetër imazh shfaqet Bes Besiaj që po përpiqet të “hajë” paratë. Ky i fundit nuk dihet nëse është dënuar për ndonjë krim, shkruan “The Sun”.

Bes Besiaj

Deputeti Charlie Elphicke tha një natë më parë: “Është e jashtëzakonshme që këta kriminelë mund të jenë kaq të pacipë“. / TvKlan

August 2, 2017 11:42
Komento

1 Koment

  1. A August 2, 17:50

    Nuk eshte se jane te pacipe, por keto jane fodull, mendje medhenj, jane hajdut, te pa bese dhe quhen te shkathet se jane mashtruesa e te pacipe dhe quhen te zgjuar. Por mbi te gjitha jane injorant sepse bejne veprime monstruoze qe edhe te duken. Ketyre tipave nuki krefet bishti por i tregohet vendi, tregoju ndonje foto te ENVER HOXHES se nuk din se ku te futen nga frika se cfare i pret. Rrace muti dhe bastardesh dhe po flliqin dhe qelbin kudo popullin shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*