Përgjimet e SHISH: Si përcilleshin në Rinas shqiptarët drejt Sirisë

March 19, 2014 15:00

Përgjimet e SHISH: Si përcilleshin në Rinas shqiptarët drejt Sirisë

Shërbimi Informativ Sekret ka bërë përgjimin e imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa në momentin kur njoftonte vdekjen e luftëtarëve në Siri. Nje nga rastet e pergjuara eshte percjellja e Hamit Muslija, i cili mbante emrin Ebu Enes. Shkresat e shërbimeve përcjellë në Prokurori, te botuara sot ne DITA thonë që udhëtoi drejt Sirisë bashkë me 3 djem të tjerë. Më poshtë, pjesa për Hamitin, shkëputur nga materialet: 

“….Hamit Muslija (Ebu Enes), i biri i Veli dhe i Nurije, i datelindjes 28.09.1973, lindur ne Micoj, Puke e banues ne Rrugen Babe Rexha, Tirane, me gjendje civile i martuar. Ka dale nga PKK Rinas ne date 28.01.2013, me linjen Stamboll 1473 – 1474. (Vrare ne Siri). Hamit Muslija, ka udhëtuar më 28.01.2013 nga Tirana për në Stamboll, Turqi. Udhëtimi i tij është frymëzuar nga objekti Genci Balla, financuar nga shtetasi Ebu Usejd (shqiptar nen hetim) dhe me mbështetjen logjistike të objektit Bujar Hysa. Bashkë me Hamit Muslija kanë udhëtuar edhe 3 djem. Më datë 10.10.2013, Bujar Hysa u ka treguar lidhjeve të tij se: “…nga muxhahidët shqiptarë që janë në Siri, ka rënë shehid (Deshmor) vëllai mysliman me emrin fetar Ebu Enesi nga Lapraka”. Njëri nga të pranishmit u shpreh se “…Ebu Enesi është vëllai musliman Hamit Muslija…”.

Bujar Hysa është shprehur se: “Inshalla Ebu Enesi, ka rënë shehid, e ne duhet të gëzohemi për këtë gjë, të gëzohemi për të që Allahu ia mundësoi xhehnetin (parajsa) si shehid. Ne duhet të mërzitemi për vetet tona që allahu nuk na e ka mundësuar shehidllikun, e inshalla ia mundëson secilit prej nesh dhe çdo myslimani të devotshëm. Kjo është ajo që duhet të na mërzisë dhe jo vdekja e atij vëllait, se ai ka marrë gradën më të lartë te allahu, shehid inshalla”. Njoftimi për vrasjen e Hamit Muslija në internet, facebook është bërë nga antarë të  grupit “Islami Feja e Vërtetë”. Në facebook është hedhur foto e mëposhtme e Ebu Enesit (Hamit Muslija), Foto 1.

Nga verifikimet rezulton që bashkëshortja e Hamit Muslisë bashkë me katër fëmijët, ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datën 19.07.2013, me linjën “Turkish Airlines”, TK  1473/1474 Stamboll dhe nuk rezulton të jetë kthyer. Vebije Muslija (mbiemri i vajzërisë Mehaj), e datëlindjes 05.04.1978 se bashku me femijet.

 

March 19, 2014 15:00
Komento

11 Komente

  1. tanino March 18, 22:24

    dikush nxori nga nje sirtar teorine e terrorizmit dhe prej asaj dite filluan te lulezojne si krimba alkhaeda xhihada e xhifada qe deri para pak kohesh asnje nuk e dinte nese ekzistonin apo jo. edhe ne vendin me moskokecares te botes persa i perket fese sic eshte rasti i shqiperise ku skemi pasur asnjehere problem ne kete drejtim krejt pa pritur na dalin grupe teroriste qe si per cudi jane gjithmone myslimane. mendoj se diku gjetke fle lepuri tek personat qe nxoren teorine nga sirtaret.

    Reply to this comment
    • Tarrasi March 19, 23:00

      E kujt i plasi se cfare po bejne Shqiptaret ne Siri ???

      Cfare na hyn ne qese ne kjo ne Shqiperi???

      A ka dicka per tritolet dhe krimet qe jane te lidhuara direkt me Shqiperine sot? JO

      A ka dicka per agjentet e huaj qe po bejne kerdine ketu e nje 20 vjet ne Shqiperi ??? JO

      Me mire mos kishim SHISH se sa nje SHISH te pafte per vendin e tij.

      Reply to this comment
  2. Ilir March 19, 05:41

    KETA MIQTE E POLICISE I ZGJIDHEN CESHTJET E RENDIT NE SHQIPERI DHE TANI PO NDIHMOJNE ASADIN NE SIRI.

    Reply to this comment
  3. Ylli March 19, 08:29

    Shehite, shehite, shpresojme te gjithe shehite te shkoni, pse do pastrohet ajri ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. beni March 19, 08:36

    Problemi ishte si ti nginim keto institucione te kultit,me vone i perdorim ashtu si u intereson politikes!
    Kur njerzit humbasin orientimin,e kthehen ne nje kaos te vertete te inteligjences,atehere nuk ka se si mos i perdorim per interesa,ashtu sic u intereson te tjerve e jo interesave te shtetit Shqiptar!
    Interesat e nje shteti jan ku ti eleminojn ideologji e ardhur nga nje kontinent tjetr,per tu sherbyer interesave te atyre qe jan autokton dhe te pa ideologjizuar ne ideologjin e Ardhacakve!

    Reply to this comment
  5. Bilal Camurri March 19, 08:58

    Edhe komunizmi nuk kishte asnje njohje ne popull deri ne 1941,por u perhap si kolera nga 200 petrita.Po u tolerua kjo flame islamike do te kthehemi ne Kandahar dhe keto plehra qe vene e vdesin ne Siri do te na behen si Vasil Shanto,Vojo Kushi,Herojt e Vigut,etj.

    Reply to this comment
    • Oketo March 19, 17:30

      O bilal, VASILI,VOJO etj jane njerez te rralle per tu admiruar qe luftuan kunder murtajes se nazi-fashizmit dhe humben jeten bashke me mijera te rinj europiane dhe nga kontinentet e tjera.

      Reply to this comment
      • nendetsja 105 March 19, 21:54

        Oketo, Vojo Kushic dhe Vasil Shanto mund te jene te rralle,por nuk jane shqiptare por VrraKcorre dmth malazeze, keshtu qe po pate nostalgji per PKSH-ne permend heroina shqiptaresi Shejnaze Juka apo Margarita Tutulani, familjet e te cilave i kishin dhene mbreterise shqiptare ministra( Musa Juka dhe Dhimiter tutulani)!

        Reply to this comment
  6. Lejleku March 19, 09:05

    Eshte nder te biesh deshmor per token tende ,por jo te shkosh per lek e te lesh koken ne dhe te huaj .
    Kujt ja shesin keto perralla keta te veteteshpallur imame me xhamia te paligjeshme qe kane frike te shkojne besimtaret te falen.
    Kush ju thote ketyre se zoti dashgka te derdhet gjak i pafajshem ne emer te Allahut.
    Keta dhe feja me idete e tyre te shpallen te jashteligjeshme .
    Nuk eshte as ne traditen as ne ligjet tona nje predikim i tille.

    Reply to this comment
  7. DR-FILOZOFI. March 19, 21:11

    shume interesante fjala SHEHIT,edhe ma interesante fjala SUNIT,edhe me intersante fjala BABA BEKTASHI,edhe me interesante fjala PASH-PASHA ZOTIN d.te thote termi PASHE para ZOTIT,pastaj fjalet PASHALLAR,SULLTAN,MBRETE e njejta si te themi termine ose fjalen MUT,me falni ne shprehje.

    tragjedia fatale se shqiptaret jetojne ne fjale terma e mite qe nuk e dijne origjinen e domedhenjen e ktyre fjalve dhe jane te mashtruar e manipuluar nga pushtuesit e te bijet e pushtuesve ne 100 vitet e fundit te manipulimeve te tyre me shqiptaret e mjere pa ditur asgje me te verteten e mashtrimeve.

    .psh:fjala BEKTASHI shume shpesh eshte perdore e fole kjo fjale ne shqiperi e dikur edhe ne kosove,pa e ditur se per qka eshte fjala,por me e keqja e tragjiko kombetare eshte kure ttuhet shqiptare bektashi,po eshte e mundur te jet shqiptar bektashi,kure origjina e fjales BEKTASHI prezenton vetem nje provance te azerbeigjanit ne kufi me turqin qe quhet -HAUT KARABEKTASH- dhe ka marre emrin kjo provance ne azerbeigjan mje nje emer i thjeshte i nje aziatiku azerbeigjanes dhe pastaj ka kaluar ne FIS BEKTASHI e provance NAHI BEKTASHIKE dhe te gjithe kta bektashi kane ardhe ne SHQIPERI dhe BALLKAN sebashku me ushtrine MULTIETNIKE OTOMANE.
    e njejta si te quhet SHQIPTAR QERKEZ qe kjo pravance QERKEZE gjindet ne KAUKAZIN RUSE,si OSETET-OSETI,GEORGJIANET,TATARET etje ku ne ato kohra kane qene te domimuar-kolonizuar e asimiluar nga otomanet dhe te gjithe kane ardhe se bashku si pushtues me otomanet ne ish GRAND ALBANIN.

    .qfare filozofije poshtruese e mashtruese kane bere TURQIT,QERKEZET,BEKTASHIT me SHQIPTARET e mjere e te paditur ku FISIN e PROVANCEN e AZERBEIGJANIT e kane futur ne kombine SHQIPTAR vetem qe ti mashtrojne e asimilojne shqiptaret dhe ti evitojne HAKMARRJET e SHQIPTARVE kundet tyre qe beren masakrra 500 vite mbi populline shqiptar,duke ju thene prinderve te shqiptarve flase vetem per f^gjeneratat e 1870-1900 se ju jeni bektashi femijve te kmitur e jetima shqiptar,por me e keqja se armikun e kane bere BABE,pra trasformuar nga KRIMINELI ne BABE-BABA BEKTASHI.

    .psh: manipulimi me vllezrit FRASHERI se kane qene SHQIPTAR BEKTASHI,po si eshte e mundur te jete edhe SHQIPTAR edhe BEKTASHI i AZERBEIGJANIT 2 origjina e identitete te njejten kohe,pra babgjyshet e vllezerve FRASHERI te jetojne te njejten kohe edhe ne SHQIPERI edhe ne AZERBEIGJAN.ky eshte TURPI historianve TURQ,BEKTASHI.QERKEZ,DERVISH dhe TURPI i,,HISTORIANVE,, ARRNAUTA qe kane nje LOGJIK te SHTAZES dhe te manipulohen nga ish militaret otoman turq,qerkez e bektashi,ku kta kane ardhe se bashku me otomanet dhe secili TABORR ushtaresh otomano-aziatik ne kohen kure asimiluan femijet jetima shqiptar duke ja u dhene FEN me DHUNE lavdrojke FEN e FISIN e vet si bektashit ku provancen bektashe e kane fute ne FE ,pa e ditur shqiptaret ase SOT se BEKTASHI ska asgje te beje pjes me FE e KOMBIN SHQIPTAR,por origjina e ksaj fjale prezenton vetem nje provanc nahije te azerbeigjanit si psh: nahija e SHKODRES per SHQIPERIN.

    .pra ase vllezerit frasheri dhe as shqiptaret nuk jane bektashi,dhe bektashit nuk jane shqipetar.

    .luften me specifiko-psikologjike anti-shqiptare armiqet e kane ver me TERMA e FJALE ku ishe femijet e mitur jetima shqiptar ju kane besuar ktyre fjalve e termave mashtrues ,qka edhe SOT BESOJNE GABIMISHT shumica SHQIPTARE ne SHQIPERI.

    .por kta aziatiket jane te perqar edhe mes veti ku TURQIA vet ka ndaluar TEQET BEKTASHKE dhe ka RRENUAR…..)SUNITET I URREJNE BRATALISHT SHIHITET) MYSLIMANET ARRNAUTA e TURQ URREJNE myslimanet DERVISH etj.

    Reply to this comment
  8. truri March 20, 05:13

    o nendecja 105 kur te flasesh per heronjte meso 1here historine dhe fol o kelysh kurve.Si qenkan ata serb kur luftuan dhe dhane jeten per atdhe.Meqense ti je kaq i forte bile dhe se ne pse nuk jep ti jeten per Shqiperine te na pastrosh nga plerat e shkuara,o pedofil grek.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*