“Ja pra, unë jam kapitalizmi”

July 11, 2019 16:37

“Ja pra, unë jam kapitalizmi”

Populli sovran vendos! Sigurisht që vendos nëse mundet të vendos.

Unë jam “SHTETI I SË DREJTËS”!

E përse qeshni me mua, kur ju e dini fare mirë, se unë këtë e kam dhe e përdor si një maskë për të mbuluar të gjitha maskat e mia, ose shkurt, padrejtësinë që unë mbart e që më shoqëron ?!… Ju më votuat me brohori dhe mirë bëtë sepse më deshët e me qenë se më deshët dhe unë ja ku jam, erdha përse tani këtu midis jush, paçka se tani mblidhni buzët sikur të kini pirë limontoz.

TUNGJATJETA POPULL!

Unë jam “Demokracia” ! Po- po, jam demokracia e lirë, sepse ju le të bëni çfarë të doni e si t’ju dojë kokrra e qejfit! Ju lashë të qarkulloni e të shkoni ku të doni e po të dëshironi edhe mbrapa diellit.

JA PRA E TILLË JAM UNË DEMOKRACIA!

Ju’a u hapa rrugët e mbyllura për ta braktisur Atdheun tuaj dhe të kini çfarëdo lloj-lloj idesh pluhur mendimesh, po si i thënë me shkencën e filozofisë pluralizëm. Jam unë, që ju bëra të përgjysmoheni ju shqiptarët, duke mbetur në shtëpi pleq e plaka pse jo në disa raste vetëm shtëpi e mure që qajnë e rënkojnë për mungesën tuaj. Jam unë ajo që ju solla “lumturinë” në vatrat tuaja duke larguar 1,5 milion shqiptarë përgjithmonë nga Atdheu dhe këtë e bëra për mirëqenien tuaj. Do ngelen andej? Punë e madhe! Mos u merakosni u kam dhënë viza e pasaporta të shkojnë e kthehen kur të duan….po po kur të duan ose dhe nëse nuk duan, andej le të rrinë e le të bredhin si çifuti në shkretëtirë! Shqipërinë aty e kini nuk e merr kush përveç Evropës! Doni ju që Shkodrën ta administrojë Evropa? E bëjmë pse jo edhe nëse Greqia të kërkojë Himarën le ta marrë me gjithë himarjotët…ama kaq ta bëjnë dhembin tokën tonë nuk e marrin dot dhe nuk kanë asnjë shans ta çojnë ne Bruksel apo Athinë.

TUNGJATJETA POPULL!

Jam unë “shteti i se drejtës” që kam drejtësi të padrejtë! Edhe kjo është e imja. Doni dhe ju të drejtën tuaj?! Po pse a nuk e kuptoni se unë për ju erdha?!

Duhet të kesh sy ta shikosh. A e kini të drejtën për punë? E kini! Atëherë pse nuk punoni po rrini e prisni Qeverinë të hapi vende pune?! A e kini të drejtën për të jetuar? E kini…. po pse nuk jetoni po shkoni e mbyteni në Otranto, ngrini nëpër dëborën e maleve te Greqisë, vriteni si në 97-tën apo si në Gërdec, digjni veten tuaj në mes të ditës apo vriteni si në Bulevard…! Sa qejf e paskeni vrasjen or burrat e dheut?!.. Njeri betohet se do të të vrasi me kanun, tjetri betohet se do ja heq vetes vetëm që të mbrojë Kushtetutën. Jini vendi i vetëm në botë me dy kushtetuta, një të shtetit dhe tjetrën të Lekës. Pa le kur betohen dhe kryeministra e u referohen se dhe me “Kanun” e me zakon…. shqiptari është besnik i ligjeve të tij.

Popull kot! Jini kot sepse po shuani njëri tjetrin me ulërima e britma gjer në kupë të qiellit!

Përse nuk merrni shembull nga ata që ju drejtojnë? I kini parë ata të vriten me njeritjetrin? -Jo! Sigurisht që jo!

I kini parë ata se si i bëjnë demonstratat për të drejtat tuaja-?!- Ta mblidhni mendjen se nuk kanë aspak hallin e tyre, por tuajën or popull qorr që nuk i kuptove një herë udhëheqësit e tu!

I kini parë ata se sa ashpër përleshen me policinë? -Ja ai Nardi i Nokajve është gati të lerë kokën për ju.

I kini parë ata nëpër burgje ?!..- Sigurisht që jo, sepse ata nuk gabojnë kurrë i kini parë ata mbas parmende që të mbjellin hashash?!!- Jo!

Edhe në ndonjë rast sporadik që grinden në parlament, grinden për ju o popull dhe jo për hallet e tyre!

Ata vuajnë dhe vuajnë shumë nuk i zë gjumi… dhe për kë? – Ja për ju!

E kini parë sa komisione kanë ngritur? Me dhjetra e qindra. Vrasin mendjen për pagat e pensionet, për shërbimet sociale e për pasuritë tuaja. Hahahahahahaha…pasuritë tuaja!

Pasuritë e tyre sa janë?!

-Kush je ti që pyete… pa çohu çohu pak!

Si nuk ke turp! Po pse ore “Shqipërinë një euro” a nuk e bëmë për mirëqenien tuaj?! Po Rruga e Kombit a nuk është për bashkëkombësit?! Kush …..si the : Detin.. detin qe donin t’ja jepnin Greqisë?! Po po e vërtetë është por e shikon si tërhiqen nga veprimet e gabuara?!

Ja kjo është demokracia.

TUNGJATJETA POPULL!

Unë jam kapitalizmi! Erdha këtu midis jush sepse më kërkuat: Ju më kërkuat ta ndaj shoqërinë shqiptare në 60 parti dhe 60 pjesë të popullit . Joooo- jo! Nuk është prishur uniteti i popullit tonë. pavarësisht se jemi të përçarë… po a nuk ngelemi “NJË” dhe ky “njësh” ma është e do të ngelet për jetë… njësh shqiptar!

Ju vet më kërkuat dhe unë ju erdha, atëherë përse nuk qenkeni të kënaqur?

Pa shikoni ju solla drita- ju solla shkolla- ju solla ujë- ju solla pallate, ju solla lirinë e veprimit në tregun e lirë të qarkullimit të mallrave dhe njerëzve.

Po po edhe njerëzve. Sepse edhe njerëzit janë “mall” shiten e blihen jashtë shtetit, ashtu sikurse shitet bagëtia në tregun e shumicës, pse jo dhe deputetët por ata kanë vlerë të madhe edhe pse i dogjën dhe përzhëlitën mandatet.

Të gjithë trurin e inteligjencës tuaj jua u eksportova jashtë vendit…sepse jini pa tru. Mirë jua u bëra, sepse tani ata punojnë si skllevërit e mi nëpër guroret e Italisë dhe plantacionet greke, bile edhe matanë kontinentit.

Ja psh unë kam njohur shkencëtarë profesorë, doktorë, gra, me nga dy universitete dhe pastrojnë banjot e zonjave bythëpëgëra të Evropës…i lajnë me lotët e tyre. Kështu jam unë kapitalizmi dhe këtë ju u pata thënë që në kohën e Enverit! Do thoni se janë skllevër modernë- por nuk është ashtu ne e kemi hequr me kohë skllavërinë me mëditje. Tani edhe një cigan i Levanit, mund të bëhet pronar i madh. Po po…pronar i madh! Duhet t’i lenë këtej e tutje kanistrat qebapet dhe arinjtë shëtitës për shfaqje, sepse kemi ngritur një sistem të tërë edukimi. Sot çdo kush duhet të jetë vetvetja- I pëlqen dikujt të jap koncert i zhveshur- le ta japë! Pa me thoni një që para se te flejë nuk zhvishet?! Po për të lindur, a nuk lindim lakuriq?

Doni art me seks? Pse jo! Po ju që më lexoni a nuk jini produkt i seksit?

Ky është orgjinaliteti i të qenit vetvetja. Po pse gomerët dhe kafshët nuk turpërohen me orgjinalitetin e tyre?!! Pa më thoni?!

UNË JAM DEMOKRACIA — ajo që me pëlqen mua, punë madhe se nuk të pëlqen ty!

Populli…”sovran” vendos ! (Disa thonë Vendos lesh!)

Hahahahahahahahahaha! Budallenj! Unë atë fjalë e kam maskë për të mbuluar maskarallëqet e mia! E kush vendos? Ti..ti popull budalla?! Ti që voton varfërinë tënde- vjedhjen tënde- papunësinë tënde- mjerimin tënd- ti mendon se vendos?! A e di që ke votuar deputetin e pasur – kusarin më të madh- a e di qe voton manykyrin dhe veturën e gruas se tij…pse jo voton edhe për gëzofet e dashnoreve të tyre?!

Hahahahahahahahahahahaha! Po pse a nuk i ke parë të gjithë avokatë, gjyqtarë( jo qyqarë) – prokurorë- noterë- sekserë janë pasanikët më të mëdhenj?

UNË PRA JAM KAPITALIZMI

Pa mua nuk ka gjak! Unë e vjedh mundin e gjakun e fëmijëve tuaj në mënyrë të rafinuar. Ja një llogari e thjeshtë: 9×3= 27 ( “shtata” jotja- “dyshi” imi ). Po pse a nuk e kuptoni se vetë fjala “kapital” përmbledh gjithçka?!

Pa më thoni si e deshët ju përsëri të jini të barabartë si në socializëm ?!! Joooo- unë s’jam socializmi do më pranoni vjedhjen që bëj, ndryshe pa vjedhje nuk ka kapitalizëm. Pse mbi 90% e sistemit gjyqësor janë më të pasurit?! Pse si mendoni se dekriminalizimi do futë ne burg kriminelët e sërës time ?!! Joo- as që bëhet fjalë? Pse si mendoni mos do t’i sekuestrojë këta banditët e mi të kazinove juridike shteti i së drejtës?!!- Jo asnjërin!

JA PRA UNË JAM KAPITALIZMI!

Kapitalizoj edhe jetën tënde po qe nevoja sepse jam i egër dhe i pashpirt.

Ylli Meçe

 

 

 

 

July 11, 2019 16:37
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 11, 23:53

    Zoti Ylli Meçe ju ngaterroni Kapitalizmin e vertete, shtetin e se drejtes dhe Demokracine me shkerdhatllekun qe krijoi Katovica e Ramiz Alise qe dha si pasoje vazhdimin e shkerdhatllekut Komunisto – Socialist qe te ngordhte per buke dhe te fuste ne burg po te ankoheshe nga uria. Mendo pak o Meçe, mendo dhe mos kerce kot si zorra ne prush. Kapitalizmi i vertete nuk ka te beje fare me kete sistem hajdut qe kane instaluar ne Shqiperi bijte e denje te komunisteve te lavdishem.

    Reply to this comment
    • Miri July 13, 18:22

      Tamam Plaku Xhuxhumaku. Etaloni i kapitalizmit nuk eshte Shqiperia. Ne Shqiperi nuk ka sistem kapitalist, nuk ka as denokraci. Politikanet tane jane “shkencetare te mirefillte”. Ata e shpiken, e instaluan dhe po e zbatojne me sukses kete lloj sistemi qe nuk e di se ne cilin vend tjeter te botes ka nje te tille te ngjashem. Qellimi i tyre eshte qe nepermjet ketij sistemi te pasurohen me cdo kusht dhe me cdo forme vete dhe brezat e tjere qe do i pasojne. Pushteti politik me te cilin jane veshur, jua siguron kete qellim dhe u siguron paprekshmerine ligjore te tyre. Ne nje sistem kapitalist dhe demokraci te mirefillte, ketaj lloj politikanesh do ishin duke kerkuar per buken e gojes neper koshat plerava, sepse jane te paafte, me diploma te blera, pa profesion a zanat. Ju qe shani kaputalizmin, ju pyes: Mos valle Suedia, Norvegjia, Danimarka jane nen sistemin komunist?

      Reply to this comment
  2. Genti July 17, 00:06

    Ne Shaiperi nuk eshte Kapitalizem, por nje rregjim mutant diktatorial neokomunist i cili justifikohet me fjalen Kapitalizem

    Reply to this comment
  3. Agroni July 17, 02:11

    Ylli Meçe nuk e ngatërron aspak kapitalizmin e vërtetë! Ju ende nuk e njihni kapitalizmin e vërtetë! Mos bëni merak se keni për ta njohur edhe më mirë, ju duhet ende kohë se tash e keni vetëm fillimin! Tashti jeni të “ngopur me bukë” dhe nuk “keni uri fare” ore të mjerë!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*