“Ja pse bandat e Shkodrës kanë dalë jashtë kontrollit”

September 4, 2018 15:57

“Ja pse bandat e Shkodrës kanë dalë jashtë kontrollit”

 

“Shkodra ka për natyrë një popull që nuk e njeh frikën, por sot në Shkodër është e trishtueshme që banorët kanë frikë disa persona, kjo është alarmante, policia duhet të marrë masa, shteti duhet të marrë masa”, shprehet Emri Vata, ish-drejtor policie.

Kjo është panorama që Emri Vata, ish-drejtor i policisë në disa qarqe të vendit, i bën situatës së muajve të fundit në Shkodër. Lidhja e individëve të caktuar me politikën shikohet si arsye edhe nga ish drejtori tjetër i policisë, Arben Hajdarmataj.

“Duke qenë të lidhur ata nuk kanë frikë nga policia, e cila atje i ka duart e lidhura duke qenë se kriminelët kanë lidhje me politikën qendrore”, thotë Arben Hajdarmataj, ish-drejtor policie.

“Unë dyshoj se devijimi i punës së policisë është i qëllimshëm, duhet depolitizim i policisë, militant nuk mund ta luftoi kriminelin me pushtet”, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.

Por kush është një arsye tjetër e agresivitetit të bandave në Shkodër sipas ekspertëve.

“Politikës i shërben kjo kategori njerëzish për të arritur qëllimin e tyre, mendoj se lidhet me zgjedhjet lokale që po afrojnë”, tha Hajdarmataj.

Sipas ish-drejtorit të policisë në Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë, sot në Shqipëri krimi është bërë më i dukshëm.

“Krimi sot në Shqipëri dhe përfundimisht në Shkodër ka dalë në rrugë, ndihem me i mbrojtur, në Shkodër kriminelët lëvizin me makina të blinduara dhe populli ka frikë, ndihet i pambrojtur ”, tha Vata./TCH

a.s/dita

 

September 4, 2018 15:57
Komento

8 Komente

  1. Arben September 4, 17:08

    Sepse rilindja ja ka shitur krimit shkodren, Mendon se ai

    do tja bleje votat rilindjes per fushate.

    Kjo eshte shume e thjeshte, nuk do as mend.

    Reply to this comment
  2. Deti September 4, 17:44

    Amri ,
    Hoxha gylenit te ben te fala nga Evropa

    Reply to this comment
  3. Dritani September 4, 18:27

    Nuk esht problem per policin per te arrestuar pjestar te bandave kriminale ne Shkoder sepse te gjith jan te evidentuar se kush janë dhe levizjet e tyre por problemi qendron tek prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar qe i lirojn dhe bashkpunojn me krimin nje pjes e konsideruar e tyre .Policia me te marrur urdhwr ndalimin i arreston per pun minutash pa perjashtim.

    Reply to this comment
  4. vasili September 4, 19:32

    Nuk kini minimumin e kultures se gazetarise,bile e perdhosni keq ate:
    Si mund tju besoj une si qytetar,kur ju intervistoni ishet qe ishin ne krye te bandave te Saliut,qe ishin ne sherbim te cdo lloj krimi,dhe qe vazhdojne ta perhapin ne kete vend.
    Pikerisht me keta isha,ai vazhdon te vere triotol apo te djege dhe te sabotoje fare hapur apo gjysem te fshehte,nen hunden e dridhur dhe frikacake te rames,qe fshihet mbas vizitave ´´gju me gju me popullin´´duke e lene popullin tjeter,nen terrorin e bandave te saliut.

    Reply to this comment
  5. tz September 4, 21:20

    vertet popull trim jane ,ne gjake e kane kolaboracionizmin dhe kurverine.Nje proverb per shkodranet: Me ken shkodran te tana I ban edhe m…..n ta han

    Reply to this comment
  6. Tironsi September 5, 15:36

    Ti vesh mikrofonin dy ish-drejtoreve me militante ne kohen e Pd-se eshte turp.Keta jane dy injorante qe skane minimumin e kultures profesionale.

    Reply to this comment
  7. Ervis September 5, 18:19

    Kur ishin keta drejtora gjobat e vrasjet dhe gusha ten e bente fisi Lici

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*