Ja pse Dantes i iku oreksi kur u dashurua me Beatriçen

January 1, 2018 23:46

Ja pse Dantes i iku oreksi kur u dashurua me Beatriçen

Kur jemi të dashuruar truri ynë shton prodhimin e dopaminës, noradrenalinës dhe feniletilaminës (PEA).

Këta janë neurotransmetues që trazojnë trupin dhe shkaktojnë reaksione fiziologjike, si rrahja e shpejtuar e zemrës, shtim të djersitjes, eufori, eksitim, pagjumësi si dhe… më pak oreks.

Është pikërisht PEA, substanca kimike me një strukturë të ngjashme me atë të anfetaminës, ajo që na mbush me entuziazëm dashurie, por nga ana tjetër na mbyll stomakun.

Nuk dihet saktësisht se si ky neurotransmetues reagon në largimin e urisë, por dihet mirë që “shpërthimi” i PEA-s në organizmin tonë gjatë kohës kur jemi të dashuruar na dhuron shumë energji dhe mbushje shpirtërore.

Në nivel biologjik është e gjitha çështje kimie.

Në fazën fillestare, kur dëshirohet një njeri tjetër, por që ende nuk është vendosur një marrëdhënie organizmi është “i mbytur” nga hormonet e stresit.

Janë klasiket “flutura të stomakut” që çdo njëri prej nesh i ka përjetuar para një burri, apo një gruaje për të cilin i ka rënë në kokë. Shpesh këto shoqërohen me afshe nxehtësie, fytyrë e skuqur, duar që djersijnë.

Dhe nëse Kupidi me shijetën e tij ka goditur të dyja zemrat, stresi dhe dridhjet ja lenë vendin euforisë: dashuria, që i përgjigjet dashurisë është tronditëse dhe e çmendur. Energji që largon gjumin, lodhjen dhe urinë.

Në një farë mënyre është sikur të ushqeheshim me dashuri. Edhe Dantja, edhe pse nuk e njihte “kiminë e dashurisë” njihet që vuajti nga mungesa e oreksit kur u dashurua me Beatriçen.

b.m. / dita

January 1, 2018 23:46
Komento

3 Komente

  1. Te vdekurit i ben te flas Literatura January 2, 00:51

    Beatrice ,
    amor mio . Dita na therret !!!
    Mos me thuaj ,se s’me ndjen si ateher …oh Jete .
    Shiko ate drit ne Det,
    pertej bregut ne ate Horizont ,
    kur nata e Vitit te Ri .thirri gezohuni /dashuroni ne kte bel’mOnd.
    e un… qe te desha come un pazzo ,ne ate udhetim te gjate , per ty Beatrice te enderoja cdo dit ,cdo nate ,mbi ate hene
    lekundur prej neteve memece , me fytyren e nji engjulli ne dor ne ate mur , me ate buzeqeshje fshehur ,prej madone ,ate mister un s’e deshifrova dot kurr …
    Te rroj apo te vdes Beatrice ???

    Reply to this comment
    • Korrekture...von Dante _01 January 6, 10:50

      Beatrice,
      Amor Mio. Dita na therret !!!
      Mos me thuaj se s’me ndjen si ateher …oh Jete .
      Shiko ate drit ne Det,
      pertej bregut ne ate Horizont ,
      ku nata e Vitit te Ri therret, gezohuni /dashuroni ne kte bel’Ond.
      E un…qe te desha come un pazzo ,ne ate udhetim te gjale mbi ato val ,ne ate Stuhi ,per Ty Beatrice enderoja cdo dit ,cdo nate,mbi ate Hene lekundur prej Neteve Memece ,me fytyren e nji Engjulli ne dor ne ate Mur ,
      me ate buzeqeshje prej Madone ,
      ate Mister qe un s’e deshifrova dot kurr …
      Te rroj apo te vdes Beatrice ???

      Reply to this comment
  2. Dante_ 01 January 2, 10:47

    Bote primitive ,
    qe nuk njifni ala rregullat me elementare te jetes ,
    mentalitet anadollak ,
    c’doni ju me Dante-n etj qe i takojne qyteterimit te ksaj Bote europiane ,ju jo vetem si kuptoni kurr ata ,por as s’jeni ne gjendje ti komenntoni .Edhe kur dikush komenton dicka qe ka te bej me kte art Literature ne pergjithsi ,komenti bie ne nji hapsire boshe brenda kafkes moderatoreve te asaj bote idiote .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*