Ja pse ky flamur i dëmtuar i 11 shtatorit është simbol i patriotizmit amerikan

September 11, 2018 13:01

Ja pse ky flamur i dëmtuar i 11 shtatorit është simbol i patriotizmit amerikan

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi sot fotografinë e një flamuri amerikan, të dëmtuar rëndë, që u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore, më 11 shtator 2011.

“I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2011. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë””, shkruan ambasada e SHBA-së në Facebook.

Më 11 shtator 2001, ekstremistë që kishin ndërmarrë misione vetëvrasëse rrëmbyen katër avionë me pasagjerë, duke i shndërruar në predha të komanduara kundër dy kullave të World Trade Center në Nju Jork, si dhe kundër Pentagonit.

a.s/dita

September 11, 2018 13:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*