Ja pse ngjyra vjollcë konsiderohet ngjyra e mbretërimit

November 1, 2017 12:23

Ja pse ngjyra vjollcë konsiderohet ngjyra e mbretërimit

Lidhjet e ngjyrës vjollcë me mbretërit dhe mbretëreshat datojnë që në botën antike, ku ajo çmohej si ngjyrë e guximit dhe shpesh rezervohej për pjacën e lartë.

Mbreti persian Sajrus përdori ngjyrën vjollcë për uniformën e tij mbretërore, dhe disa perandorë romanë i ndalonin qytetarët e tyre që të vishnin rroba vjollcë nën dënimin e vdekjes.

Ngjyra vjollcë është nderuar veçanërisht nga Perandoria Bizantine. Sundimtarët e saj vishnin rroba vjollcë dhe nënshkruanin dekretet e tyre me bojë të së njëjtës ngjyrë.

Arsyeja e reputacionit të lartë të ngjyrës së purpurt vjen nga një rast i thjeshtë i kërkesë-ofertës. Për shekuj, tregtia e bojës vjollcë u përqendruan në qytetin e lashtë fenikas të Tirit, Libanit të sotëm.

Fenikasit e konsideronin të rëndësishme këtë ngjyrë pas një kërmilli deti të rrallë që kishte ngjyrë të tillë, e që ata e konsideronin të veçantë.

Ishte aq i rrallë sa që mori rëndësinë e vlerës së arit. Rrobat e bëra me këtë ngjyrë ishin jashtëzakonisht të shtrenjta. Një kg lesh ngjyrë vjollcë kushtonte më shumë se sa fitonin një grup njerëzit në një vit, kështu që ata u bënë pjesë e jetës së të pasurve dhe të pushtetshmëve.

Monopoli i ngjyrës vjollcë u zbeh pas rënies së perandorisë bizantine në shekullin e 15, dhe ngjyra nuk u bë më gjerësisht e mundshme deri në vitet ’50.

November 1, 2017 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim