Ja pse nuk ju mban gjatë boja e flokëve

September 12, 2018 17:50

Ja pse nuk ju mban gjatë boja e flokëve

Një lyerje e prerje në fillim të vjeshtës është gjithmonë një MUST në rutinën tuaj. Ndryshimet gjithmonë na bëjnë të ndihemi më mirë dhe më të bukura!
Ditëve të verës po i vjen fundi, ndaj gjëja e parë që duhet të bëni pas plazhit është një prerje dhe trajtim floku që do t’u rikthejë shkëlqimin dhe butësinë.
Por sigurohuni të mos bëni gabimet e mëposhtme:
  • Mos i lani flokët menjëherë ditën që keni lyer flokët.
  • Prisni të paktën deri në 72 orë.
  • Mos i lani flokët më shpesh se dy javë. Pasi të keni larë më shampo flokët, lini që uji të rrjedhë vetëm për disa minuta në flokë, pra jo për shumë gjatë.
  • Uji i nxehtë dëmton shtresën e jashtme të kutikulës, e kjo është një nga arsyet më të zakonshme që lidhet me zbehjen e ngjyrës
.
  • Përdorni gjithmonë një balsam pasi flokët e lyer me shumë gjasa janë më të brishtë dhe të thatë.
  • Thajini mirë me peshqir, para se të përdorni tharësen e flokëve.
  •  Aplikoni gjithmonë një sprajt kundër nxehtësisë para se të përdorni mjete të nxehta si pjastra e masha për të stiluar flokët.
  • Sigurohuni që të kalojnë gjashtë javë nga lyerja para se të lini një takim tjetër në sallonin e bukurisë.
M.H/Dita
September 12, 2018 17:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*