Ja pse i njohuri e plagosi me thikë Florenc Hoxhën

February 3, 2016 15:17

Ja pse i njohuri e plagosi me thikë Florenc Hoxhën

Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, u plagos pas një telefonate me një grua. Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i cili u akuzua për vrasje me paramendim.

Sipas Gazetës “Shqip” Deliu, ka lidhje gjaku me të dëmtuarin Florenc Hoxha, i cili ka qenë kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ka pasur në punë Indrit Deliun, por jo në mënyrë të ligjëruar.

“Në datën 13 nëntor 2014, i dëmtuari Florenc Hoxha, në orët e mbrëmjes, i ka bërë një thirrje telefonike bashkëshortes së të pandehurit, shtetases O.Deliu, e cila nuk i është përgjigjur, por që telefonin e saj ia ka dhënë bashkëshortit (Indrit Deliu).

Ky i fundit i ka bërë thirrje të njëjtit numër telefoni, për të mësuar se kush i telefononte bashkëshortes së tij. Indrit Deliut, abonenti i është përgjigjur dhe ai ka njohur zërin e Florenc Hoxhës, i cili më pas ia ka mbyllur telefonin.

Deliu ka bërë disa thirrje telefonike, por personi që mbante këtë numër telefoni nuk i është përgjigjur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Deliu ka mësuar se Hoxha ndodhej në një lokal në Farkë, ka shkuar aty dhe e ka qëlluar me thikë.

 

February 3, 2016 15:17
Komento

1 Koment

  1. Dr. John February 3, 23:37

    Po sh mire ja paska bere. Po dhe ky ligji per ca i mbron shkerdhatat apo stimulon shkerdhatllikun dhe burracaket qe shkojn per byth po kur e hajn ne byth pastaj therrasin ligjin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*