Gjonaj: E vendosi KQZ, zgjedhjet në 30 qershor. Nëse Presidenca ankohet, e shqyrton Gjykata Administrative

June 12, 2019 18:18

Gjonaj: E vendosi KQZ, zgjedhjet në 30 qershor. Nëse Presidenca ankohet, e shqyrton Gjykata Administrative

Mazhoranca është në të drejtën e saj të zhvillojë zgjedhjet më 30 qershor, për aq kohë sa edhe KQZ-ja e ka shpallur të pavlefshëm dekretin e Presidentit për t’i anuluar ato.

Kështu u shpreh Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për News 24. Ajo tha ndër të tjera se në rast se do të ketë ankesë nga Presidenti, do të jetë Gjykata Administrative ajo që do ta shqyrtojë rastin dhe jo Gjykata Kushtetuese.

Zgjedhjet e datës 30 qershor do zhvillohen padyshim për sa kohë edhe KQZ e konsideroi të pavlefshëm dekretin e Presidentit dhe sipas arsyetimit tim ka vepruar drejt, njëkohësisht vendimi i KQZ është i përcaktuar nga Kodi i Procedurës Civile. Nga ana tjetër zgjedhjet e 30 qershorit s’kanë lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Akti administrativ, dekreti i Presidentit shqyrtohet sipas Kodit të Procedurës Civile nga Gjykata Administrative. Madje ka një vendim të Kushtetueses më 2017 që shpall moskompetencën e saj për aktet e bëra nga një forcë politike dhe e ka referuar rastin në Gjykatën Administrative dhe në Kolegjin Zgjedhor. Unë them që Gjykata Kushtetuese s’ka të bëjë fare me dekretin e Metës”,- tha ajo.

Për mua organet e zgjedhura vendore s’mund të vazhdojnë më funksionin e tyre më 11 gusht. Ne duhet t’i japim mundësi qytetarëve, t’i japin mundësi të zgjedhin. Mundësia i është dhënë të gjitha palëve politike për të qenë pjesë e garës. Opozita është në parlament, atë njoh unë për opozitë, për sa kohë parlamenti funksionon”,- tha ministrja.

Gjonaj u shpreh se në të gjitha rastet që do të tentohet të pengohet procesi zgjedhor, do të ketë përballje me ligjin.

Opozita që nuk është në parlament ta ketë të qartë se nëse pengon zgjedhjet do të duhet që përgjegjësit të dalin para ligjit, për me tepër cenojnë rendin kushtetues”,- vijoi ministrja.

 

b.b/dita

June 12, 2019 18:18
Komento

4 Komente

  1. Biometri June 12, 18:34

    Etlida se ti je dhe goc e squt.
    Si mund te rrezoje KQZ nje dekret presidencial?
    Ketu nuk eshte ceshtja si e ka emrin presidenti i momentit, ketu eshte fjala per institucionet e shtetit qe duhet te jene aty edhe kur mos jete pordha juaj mbi ato kolltuqe zyrash.
    Per tifozllik bejme sa te duash, po tani eshte vone o goc.
    E keni bere mutin mullar, tani ata qe late pa ndeshkuar vijne ju kapin nga gryka se ju vete jeni te korruptuar.

    Reply to this comment
  2. Rrespekt ...Ministres Gjoni. June 12, 20:23

    I tregoni bastardeve si funxionon nji shtet

    Reply to this comment
    • Aladini me eskorte June 13, 08:41

      Respekt shkruhet me një “r” o analfabet i Rilindjes.
      Ju militantët e të gjitha partive keni një të përbashkët: nuk dini të shkruani e të flisni as gjuhën e nënës

      Reply to this comment
  3. Lili June 13, 00:05

    Ministresha e drejtesise nuk di cka eshte dekreti e cka eshte vendimi i nje komisioni! Po a di kjo cka eshte ligji apo edhe ligjin e rezon nje komision sipas saj? !!!degre zero ne Drejtesi e kemi arritur edhe pastaj doni te hyni n’evrope ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*