Ja sa do të fitojë Claudio Ranieri nëse Leicesteri i tij shpallet kampion

April 30, 2016 13:39

Ja sa do të fitojë Claudio Ranieri nëse Leicesteri i tij shpallet kampion

Është më shumë se 5 milionë sterlina (6,4 milionë euro) bonusi, që Claudio Ranieri do të fitojë në rast se fiton titullin në Premier League. “Daily Mail” ka zbuluar se pjesë e kontratës 3-vjeçare të nënshkruar verën e kaluar për 1,5 milionë sterlina në vit (pothuajse 2 milionë euro) janë edhe disa klauzola, që fillojnë nga 100.000 sterlinat për çdo pozicionim të ekipit mbi vendin e 16-të në renditje deri te kualifikimi në Champions League, pa harruar edhe fitoren finale.

Një vizion ky që i ka munguar lojtarëve të Lecister, duke parë se nuk ka asnjë bonus për titullin në kontratat e tyre. “Mos u gënjeni nga sjellja e tij e edukuar, sepse mbrapa atyre buzëqeshjeve është një njeri serioz dhe një trajner i pamëshirshëm, i cili nuk e ka problem të largojë emrat e rëndësishëm nëse mendon se është zgjedhja e duhur”.

Këto kanë qenë fjalët e Graeme Le Saux, i cili e ka pasur italianin si trajner për tre vite te Chelsea. “Ajo që ka bërë Leicester është e pabesueshme, – ka thënë ish-mbrojtësi anglez, – por tani duhet të shohim se sa e fortë është baza dhe, mbi të gjitha, nëse do të arrijnë t’i mbajnë të gjithë lojtarët më të mirë”.

Nëse LeSaux i është referuar Riyad Mahrez-it, tifozët e Leicester mund të jenë të qetë: algjeriani nuk do të shkojë gjëkundi, sepse kështu do mamaja e tij, që e ka rritur e vetme në lagjen “Sarcelles” të Parisit pas vdekjes së babait dhjetë vite më parë. “Te Leicester i kanë hapur dyert e lavdisë dhe kjo është skuadra perfekte për të, – ka thënë zonja Mahrez për ‘The Sun’, – për këtë arsye uroj që djali im të qëndrojë aty, sepse në Angli ka treguar vlerat e tij dhe është votuar si lojtari më i mirë i vitit”.

April 30, 2016 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*