Ja sa ju penalizojnë mungesat në orët e seminareve

November 30, 2017 20:10

Ja sa ju penalizojnë mungesat në orët e seminareve

Referuar përcaktimeve të bëra në Ligjin e Arsimit të Lartë, si dhe rregulloreve të miratuara nga universitetet, saktësohet se frekuentimi i seminareve është i detyrueshëm deri në masën 75 për qind.

Për rastet kur studenti ka marrë pjesë në 50-75 për qind të orëve të seminarit, nuk ka të drejtë të futet në provimin e radhës, por kalon në sezonin e vjeshtës. Kur studenti ka marrë pjesë në më pak se 50 për qind të orëve të seminarit, i duhet të përsërisë lëndën në vitin e ardhshëm.

I detyrueshëm është edhe frekuentimi i punëve laboratorike. Për këto të fundit bëhet me dije se frekuentimi i punëve laboratorike, detyrave të kursit, mësimit praktik dhe mësimit klinik, është i detyrueshëm në masën 100 për qind.

Kur studenti nuk ka frekuentuar deri në 25 për qind të punëve laboratorike të çdo lënde, i shlyen ato në dy javët e fundit të vitit në vazhdim, apo semestrit kur lënda është semestrale. Nëse ka frekuentuar më pak se 75 për qind të tyre, duhet që t’i shlyejë ato në vitin pasardhës. Nëse projektet e kursit nuk shlyhen, studenti nuk hyn në provimin e lëndës. p.k/dita

November 30, 2017 20:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*