Ja se si t’i mbani fëmijët të angazhuar gjatë udhëtimit

June 11, 2016 18:45

Ja se si t’i mbani fëmijët të angazhuar gjatë udhëtimit

Pushimet po afrojnë. Por pavarësisht nga mjeti i transportit, pyetja se “Kur do të arrijmë?”, përsëritet aq shumë herë nga fëmijët saqë udhëtimi fillon të kthehet në stres. Për këtë ju duhen disa këshilla në mënyrë që pasagjerët e vegjël të gjejnë qetësinë dhe të gjithë të udhëtoni të lumtur

Me makinë, tren ose me avion, pak rëndësi ka se me çfarë do të udhëtoni për pushime. Ajo që ju shqetëson ju si prindër ka të bëjë me faktin se si t’i mbani fëmijët tuaj të qetë gjatë rrugës që do të bëni për të shkuar diku, apo jo?! Përveç librave e tabletëve, ne do t’ju sugjerojmë edhe disa ide të tjera për t’i angazhuar pasagjerët e vegjël në mënyrë që pushimet mos t’ju kthehen në ankth.

Udhëtimi me makinë, tren ose avion

Për të kaluar kohë në makinë, tren ose avion, figurat për t’u ngjyrosur janë një mënyrë tejet klasike dhe efikase për fëmijët “artistë”. Ose nëse keni një vogëlush ose vogëlushe që i pëlqen të vizatojë ndani ide së bashku e në fund kënaquni me realizimin konkret. Për ata që e duan muzikën, ndizni radion, sintonizohuni në një stacion që transmeton mundësisht këngë të njohura dhe filloni të luani me teste: fiton për shembull kush gjen këngëtarin dhe titullin e këngës. Ndërkohë për fëmijët me fantazi ju mund të luani një lojë me histori të fantazuar nga vetë ju duke ia lënë radhën çdo pjesëtari të familjes. Loja kështu do të bëhet vërtet interesante e argëtuese. Padyshim se pasi mund të keni kënduar, vizatuar apo luajtur i nevojshëm është edhe qetësimi:

Filloni duke menaxhuar pritjet e fëmijëve tuaj

Fëmijët duhet të dinë sa do të zgjasë udhëtimi, duke u përgatitur për çfarë do të ndalohet, çfarë do të vizitohet gjatë rrugës, kështu që duhet t’i mbani ata të gatshëm për çdo destinacion.

Mbani lodra të dobishme

Fëmijët nuk duhet të jenë të ndarë nga lodrat e tyre, ashtu si ju nuk do të donit të ishit larg nga telefoni juaj celular. Dhe kurrë mos bëni gabim të merrni lodrat e vjetra me idenë që të rejat mos prishen, përveçse ato janë të preferuarat e tyre.

“Snacks” mund të jenë zgjidhje

Snacks ose ndryshe ushqime të pakta të parapërgatitura mund të ndihmojë për të mbajtur fëmijët e vegjël të zënë. Zgjidhni ushqime me kujdes, kur themi snacks nuk nënkuptojmë patatina pa fund lëngje me gaz, por për shembull kokoshkat janë një zgjedhje shumë e mirë.

Krijoni mundësinë për gjumë gjatë udhëtimit

Kur udhëtoni me fëmijë të vegjël është e vështirë të bëni një udhëtim nga fillimi deri në fund, pa ankesat apo pa grindjet e fëmijëve. Ata janë të vegjël dhe sigurisht nuk kanë përqendrimin e një të rrituri. Gjumi është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon te sjelljet e fëmijëve tuaj, kështu që është detyra e prindit të krijojë mundësitë: për shembull nëse fëmija do të flejë ai mundet të çlodhet pak në sediljen e pasme.

June 11, 2016 18:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*