Ja sesi kapet një atlet me doping

August 23, 2016 19:11

Ja sesi kapet një atlet me doping

Na ishte një herë the biggest lie. Çiklisti i rekordeve Lance Armstrong, ai në gjendje t’i mbijetonte një kanceri në testikuj dhe më pas të fitonte 7 Tour de France radhazi nga 1999 në 2005, shfaqet në studion e Oprah Winfrey dhe rrëfen: «Ka qenë një gënjeshtër e madhe. Kam marrë doping për të fituar 7 Tour. Përndryshe, do të kishte qenë e pamundur». Sot është djaloshi mrekulli. Atleti më i fortë italian i kësaj gjenerate, fenomeni i garave të thellësive Alex Schwazer që thotë: «Jepmëni Rio, pastaj do t’ua heq bezdinë». Në fakt, me 10 gusht, Tribunali i Arbitrazhit Sportiv (TAS) e ka skualifikuar për 8 vjet. Historia më e bukur e sportit e 50 viteve të fundit në realitet është një mashtrim. Njeriu që ka bërë të rindizet pasioni për tifozët e dy rrotave dhe që ka bërë të dashurohet një sport pak i njohur nga ato anë dhjetëra miliona amerikane, që ka ndërtuar një shumëkombëshe të vogël me kapital social të bazuar të gjithin mbi trupin e vet fitimtar, në realitet është një mashtrues. Gjatë intervistës tek The Oprah Winfrey Show me 17 janar 2013, Armstrong nënvizon shumë herë faktin se të gjitha fitoret e arritura do të kishin qenë të pamundura pa përdorimin e eritropoietinës (EPO), testosteronëve dhe kortikosteroidëve, domethënë hormonë natyrshëm të pranishëm në trupin e njeriut, por nëse injektohen në doza të mëdha e të rregullta janë në gjendje të rrisin forcën fizike dhe rezistencën ndaj sforcove, në thelb nëpërmjet një rritje të qarkullimit të gjakut dhe, për pasojë, të një oksigjenizimi më të madh të indeve, por edhe duke rritur viskozitetin e gjakut e, për pasojë, rrezikun e trombozës. E pamundur të fitosh pa doping: një tezë e përsëritur edhe në një leksion publik që Armstrong e ka mbajtur në Universitetin e Colorado përpara nja 100 studentëve marsin e kaluar. Në këtë rast, ish kampioni teksan ka kujtuar sesa është i përhapur në çiklizëm përdorimi i substancave të paligjshme, në harkun midis shekullit të XX-të dhe të XXI-të. Një tezë me një bazë vërtetësie, e theksuar shpesh nga kush është skualifikuar për doping, shpesh e lexuar si një excusatio non petita dhe shumë pak si një kambanë alarmi e sportit profesionist.

Në fakt në ato vite (që duken si një jetë më parë dhe në fakt janë thjesht dje), EPO-ja nuk ishte e kapshme nga testet antidoping dhe shumë sportistë (jo vetëm çiklistë) përfitonin. Por është një tezë që, nëse avancohet nga më i famshmi dhe më i fuqishmi i të dopuarve të kogëve të fundit, rrezikon që të duket si një justifikim i thjeshtë: të gjithë fajtor, asnjë fajtor. Teksani ka shprehur edhe një gjykim të ashpër mbi rolin e agjencisë amerikane antidoping (USADA). «Kanë një buxhet prej 15 milion dollarësh dhe testimet zbulojnë vetëm 0.7 përqind të atyre që rezultojnë pozitiv», ka deklaruar Armstrong. Dhe është i pranueshëm mendimi i tij kur thekson se realisht shifrat duhet të jenë më të larta. «Të paktën 15 – 20 përqind, kjo do të thotë se sistemi nuk funksionon». Kritika të bazuara dhe të bëra me të drejtë nga momenti që vijnë nga kush që për një dekadë ka dominuar çiklizmin profesionist duke përdorur shumë substance ilegale, duke e paguar me xhepin e tij bashkëfajësinë e institucioneve çiklistike botërore. Në total sepse ajo e tij ishte një histori shumë e bukur. Lance Armstrong nënvizon një çështje delikate dhe akoma sot mjaft e hapur, domethënë që boshllëku i fuqisë në mes të shumë organizmave që nga njëra anë mbizotërojnë dhe nga ana tjetër shtyjnë vendimet. Po flasim për Komitetin Olimpik ndërkombëtar (CIO), për TAS-in dhe federatat e ndryshme sportive ndërkombëtare. Një trekëndëzim që nuk çon tek fjala finale lidhur me fatin e atletëve të rezultuar pozitivë nga Agjencia Ndërkombëtare Antidoping, WADA.

Bëhet fjalë për agjencinë që është në themel të të gjitha skandaleve të fundit lidhur me përdorimin e substancave ndaluara, sidomos atë që ka përfshirë atletikën ruse, duke u përhapur pastaj si një njollë e lëngët turpi mbi ish Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës së Lehtë (IAAF) Lamine Diack, që ka përfunduar në burg me akuzën, të ndarë me të birin Papa Massata, se kanë future në xhep rryshfete për të mbyllur sytë përballë një sistemi që drogonte masivisht atletët e tij që të mund të dominonin takimet e fundit taktikisht të organizuara në territorin rus. ai që ishte Drejtori i Antidopingut të IAAF-it, Gabriel Dollé, ka future në xhep një shumë prej 70 mijë dollarësh për rastin e maratonistes ruse Lilija Šobuchova, për të cilën «më ishte sugjeruar që ta ndryshoja trajtimin e rastit në mënyrë që të mos zhgënjeja sponsor të rëndësishëm të IAAF-it». Fjalë të vetë Dollé përballë gjykatësve francezë në nëntorin e 2015.

Skandali që ka pasuar, i nisur nga pista, ka përfunduar për të përfshirë notin dhe sporte të ndryshme dimërore. Pa harruar të gjithë problemin rreth Meldoniumit të përdorur për të «kuruar» tenisten Maria Sharapova (akoma sot e skualifikuar) dhe sportistë të tjerë të ndryshëm. Lidhur me këtë vlen të kujtohet sesi Rusia ka organizuar në vitet e funit Botërorin e Atletikës së Lehtë të 2013 në Moskë, Olimpiadën Dimërore Soči 2014 dhe Botërorin e Notit të Kazan në 2015. Takime në të cilat atletët e saj kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar klasifikimin e përgjithshëm me 33 podiume të fituara (13 të arta). Koinçidencë e çuditshme sidomos nëqoftëse krahasohet me Lojërat e Vancouver të vetëm 4 viteve më parë, kur u renditën në vendin e 11-të me 3 tituj të fituar dhe 15 podiume në total.

Në Olimpiadën e Rio Rusia gjendet me të gjithë skuadrën e atletikës së përjashtuar dhe me situate të tjera që zgjidhen teksa garat janë në zhvillim. Dhe këtu kthehemi në përplasjen midis pushteteve që nuk vendosin: nga njëra anë është CIO-ja, me Presidentin e tij Thomas Bach, që u aka deleguar vendimet federative të veçanta ndërkombëtare, duke u vënë kështu në përplasje kështu me agjcninë antidoping që do të donte një fjalë të prerë dhe përfundimtare nga ana e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në këtë mënyrë, çdo atlet i dyshuar për doping duhet të presë tri shkallët e gjykimit nga ana e një ekipi ekspertësh të mbledhur në Rio, në një lloj seksioni të shkëputur të TAS-it që zakonisht ka seli në Lozanë. E gjitha kjo çon në vendime që mund të jenë në kontradiktë midis tyre nga njëra shkallë tek tjetra dhe shpesh, pikërisht, me një jovendim. Rezultati është kaosi në të cilin atletë sigurisht të dopuar dhe të tjerë të future në një databazë të dyshuarish (i ashtuquajturi Raporti McLaren, nga mbiemri i profesorit kanadez që ka kryer studimit për WADA-n) përfundojnë në të njëjtën vorbull dhe përjashtohen nga lojërat, apo edhe ripranohen, pa një rregull të saktë. I është shembull rasti i notares Julija Efimova, fillimisht e përjashtuar dhe më pas e pranuar (duke fituar medaljen e argjendtë 100 metrat bretkosë) pasi skualifikimi i saj ka mbaruar në shkurt të 2015.

Raporti final i hartuar nga Richard McLaren është dokumenti i parë zyrtar i një organi ndërkombëtar në të cilin flitet për «doping shtetëror» lidhur me Rusinë. Në fakt, akuza i shkon drejtpërsëdrejti Ministrit të Sporteve Vitaly Mutko, që duhet të ketë «kontrolluar, drejtuar dhe mbikëqyrur me ndihmën e shërbimeve sekrete» një sistem manipulimi të epruvetave të urinës e atletëve të sporteve të ndryshme përpara se këto të arrinin në laboratorët e analizave e federatave ndërkombëtare, i zhvilluar nga 2011 deri në gushtin e 2015. Në dosjen McLaren atletika është në krye të klasifikimit për numrin e të përfshirëve me 139 raste, e ndjekur nga peshëngritja (117).Ka edhe 35 raste të lidhura me sported paralimpikë (Komiteti Paralimpik ka vendosur t’i përjashtojë të gjithë atletët rusë nga Rio), domethënë mundja (28), kanotazhi (27), çiklizmi (26), patinazhi (24), noti (18), hokei në akull (14), skitë (13), biatloni (10), bobi, xhudo dhe volejbolli (8), boksi dhe hendbolli (7), taekëondo (6), skerma dhe triatloni (4), pentatloni modern dhe qitja (3), volebolli i plazhit dhe kërlingu (2), basketbolli, vela, snoubordi, pingpongu dhe vaterpoloja (1). Është zbuluar pastaj se janë future në dosje edhe emrat e 11 futbollistëve. Ky fakt hap një skenar tjetër shqetësues, nga momenti që Rusia do të presë Botërorin në 2018.

Për t’u kthyer tek Lojërat e Rio, delegacioni rus e ka parë kontigjentin e tij, për të momentin, të shkurtuar me rreth 30 përqind. Kjo u ka hapur dyert e garave atletëve të vendeve të tjera që në fakt nuk e kishin siguruar pjesëmarrjen për shkak të rezultateve të tyre. duke konfirmuar ndjesinë e mungesës dhe bile të qartësisë së pakët të rregullave. Nga seksioni i shkëputur i TAS-it në Rio ka kaluar edhe Alex Schwazer, kampion olimpik në 50 kilometra ecje sportive në Pekin, dhe i skualifikuar për 3 vjet e 9 muaj në vigjilje të Pnodra 2012 për shkak të një pozitiviteti EPO-je. Schwazer është përjashtuar nga Olimpiada për shkak të një kontrolli të ndodhur 1 janarin e kaluar dhe që ka zbuluar një prani shumë të lehtë steroidesh anabolizantë në urinën e tij (bëhet fjalë për testosteron dhe epitestosteron). «Ecja sportive më e fortë e botës duket se ka përdorur një doping prej budallai, të kotë dhe në nivele shumë të ulëta», ka komentuar menjëherë me 22 qershor Sandro Donati, dekan i luftës ndaj dopingut dhe trainer i Alex qysh ka nisur të garojë. Me sa duket, po t’i përmbahesh vendimit të ardhur me 10 gusht, një ditë përpara, përgjigja është po. TAS-i e pranon kërkesën e IAAF-it dhe e skualifikon Schwazer për 8 vite të tjera. Atleti mund të bëjë ende recurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane, por gjithësesi ëndërra olimpike vdes këtu.

Për shkak të deklarimeve të atletit nga Racines, Prokuroria e Bolzano ka gjetur një listë emrash atletësh me vlera gjaku të «dyshimta», në posedim të mjekut Italian Giuseppe Fischetto. “Sunday Times” dhe kanali televiziv gjerman ARD kanë folur për 5000 atletë, 80 përqind e të cilëve rusë. Fischetto ka qenë primar i ndërhyrjes së shpejtë të Frascati (i dalë në pension në 2012), nga 1990 është përgjegjës mjekësor Fidal dhe nga 2003 është anëtar i Komisionit Antidoping të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës për llogari të së cilës programon dhe kryen kontrollet. Një konflikt interesi mjaft banal nga momenti që tek ai përkojnë kontrolluesi dhe i kontrolluari, përderisa përfaqëson Italinë, një prej 200 vendeve anëtare të IAAF-it. Ndërsa Prokuroria e Bolzano vazhdonte (dhe vazhdon) ta procesojë Fischetto në seli penale për favorizim doping, mjeku ka luajtur rolin e përgjegjësit antidoping në Botërorin e Atletikës 2015, si edhe në garën e Kupës së Botës në Romë me 8 maj, atë në të cilën Alex Schwazer është kthyer për të garuar pasi ka mbaruar skualifikimin. Në një telefonatë me Rita Bottiglieri, nën process edhe ajo, Fischetto thotë për Schwazer me 18 qershor 2013: «Ky mashtruesi gjithsesi duhet të shkojë për lesh, duhet t’ia fusin Kostner».

Por më e rëndësishme është ajo që pohon Fischetto disa minuta më parë në telefon me një mikun e tij: «Shpresoj që të mos ketë rrjedhje lajmesh, pasi ndodh një hallakamë ndërkombëtare: e di se dalin të dhëna të rusëve më shumë sesa jo të turqve më shumë se jo të të tjerëve, pasi, ti e di, unë jam në komisionin botëror të IAAF-it». Pikërisht IAAF-i, për të cilin flet Fischetto dhe i të cilit është bashkëpunëtor megjithëse duke qenë nën process, ka vendosur që ta shtyjë kontrollin e Vitit të Ri. Një kontroll kontradiktor nga shumë pikëpamje, parasëgjithash pse nuk respektohet rregulli i anonimatit, duke qenë se dokumenti që shoqron epruvetat (merren gjithmonë dy: për analiza dhe kundëranaliza) lexohet prejardhja: Racines. Ia vlen të kujtohet se fshatin e krahinës Alto Adige jetojnë rreth 4000 persona dhe vetëm një atlet profesionist: Schwazer. Pastaj afatet: pse marrja është bërë me 1 janar dhe pozitivitetin e ka zbuluar “La Gazzetta dello Sport” me 22 qershor, më shumë se 6 muaj më vonë dhe nja 40 ditë përpara fillimit të Lojërave. Ndërkohë, Schwazer u është nënshtruar gjithësej nja 20 kontrolleve të tjera të urinës e të gjakut, duke rezultuar gjithmonë negative, edhe në të fundit të bërë në qershor. Nga rilindja, në krijimin e një cyber cowboy me histori mbushur me lot, deri tek konsakrimi në gjeopolitikën ndërkombëtare, apo për lojëra të thjeshta pushteti dhe pasurie personale (është lajm i fundit arrestimi i team manager të atletikës keniane për një rryshfet 10 mijë dollarësh për shmangie të kontrolleve), gjatë këtyre viteve doping është bërë një pjet për të fluturuar shumë përmbi aspektit sportiv.

Një botë opake në të cilën janë të përfshirë trainer, mjekë, drejtues, deri edhe mbajtës të pushtetit politik tout court, por në të cilën ata që rrezikojnë gjithçka në mënyrë të pabesueshme mbeten vetëm atletët dhe trupat e tyre. Dhe Schwazer do të mbesë i përlyer përgjithmonë, teksa Lojërat janë në zhvillim dhe mbesin pak ditë nga gara që donte më shumë se të gjitha: 50 kilometrat ecje sportive që do të zhvillohet me 19 gusht. Tashmë është e qartë, ai nuk do të jetë. TAS-i e ka shpejtuar me një ditë vendimin për t’i thënë botës së Alex Schwazer është një i dopuar recidiv, pasi kjo nënkupton të skualifikohesh për 8 vjet. Nënkupton edhe fundin e një karriere. Sepse përtej vazhdimit të rrugës juridike në kërkim të drejtësisë, një gjë është e qartë: nuk do të jetë më atleti i ecjes sportive Alex Schwazer. /Il Foglio /bota.al

August 23, 2016 19:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*