Humori i Dukës: Si do shkruhej në vargje letra e Metës për Trampin
Nga Arkiva
Po marr guximin që t’ju shkruaj,
t’ju garantoj për dashurinë,
jam President-besniku juaj,
po s’kam fuqi mbi Qeverinë!
Nuk kam fuqi mbi tradhëtarët,
që thellë në shpinë ta futën thikën,
kur kemi-unë dhe shqipëtarët,
Atdhe të parë, Amerikën!
Nuk jam dhe aq honorifik,
kam shumë fuqi të patreguar,
krye-ministrit tim të lik,
mandatin kam për t’ja shkurtuar!
Ai me mua s’konsultohet,
bën si të dojë me Shqipërinë,
po kur Iliri zëmërohet,
të gjithë të gjejnë nga një vrimë!
Ata na dolën të pabesë,
kur e votuan Rezolutën,
por Ju të kini tek unë shpresë,
se do fitoj për Juve luftën!
Urgjent do bëjmë avangardën,
dhe votën do ta anullojmë,
në Jeruzalem- gjithë ambasadën,
njëlloj si Juve do ta çojmë!.
Nga shpina juaj do heq thikën,
e asnjë vlerë s’do ketë vota,
se ç’bëjmë ne për Amerikën,
do ta shikojë e gjithë Bota!
Nuk jam aspak honorifik,
jam Absoluti i Tiranës,
ndaj mund të ketë-i dashur mik,
një likujdim të Edi Ramës!
Ju pa – kur Juve kandidonit,
si fatkeqësi ndërkombëtare,
ndaj juve duhet ta rrafshonit,
gjithë Qeverinë shqipëtare!
Këtu dhe pak do t’ja bëjë “Bamp”
se ditë për ditë po shtohen sherret,
mos ki merak-o zoti Tramp,
se haku juaj do të merret!
Arben Duka
E ke qare o arben duka.je i madh.
Te lumte mendja, POET!
Autoironia juaj ne paralele me letren e Onjeginit Tatjanes, ben ferk!
I dashur Duke,letra e metes kuptohet;kur meta e berisha,basha e kriemadhi me sozi derdhin lot krokodilesh vetem per te mashtrua e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Koha e tyre mbaroje,duan apo nuke duan keta ujqerit e cakejte e politikave te Tiranes zyrtare ne dite e vite,drejtesia do te behet dhe nuke ka pushtet,apo leke te piset qe ti shpetoje nga bange e akuzes,ku e djeshmja dhe e sotmja do ti mbeten nje enderr dhe e nesrmja ne nje fund te urpshem dhe pa kthim.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije jetim,dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga meta me sozi,me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus president e opozite i thencin qe kerkojne drejtesi dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote SOVRANI,USA dhe BE-ja.Ne moralin e tyre eshte te besojne nje here te vetme ne jete,qe ZOTI ti meshiroje.
SHBA DHE TRUMPI HALABAKET I KANE SI ZARA
ME TE CILET LUAJNE SI ME CARACA DHE ARRA
PRANDAJ I LENE TE NOTOJNE NE GJOLIN E NDYRE
HALABAKE DHE PUSHTA PUSHTETARE TE PAFTYRE
PRANDAJ BEJTEXHI LERE BE-NE DHE GJERMANINE
SE PA SHBA-NE NUK KA KUSH TE SHPETOJE SHQYPNINE
Bravo te qofte. Lum kush e kupton…
O Arben Duka ,o yll shqiptar I rralle pac jete e shendet,,,,,,,,,,,bravo
Surpriza e vitit te ri 2018: Ilir Floriri do te hartoje nje Kushtetute te re, ku Shqiperia do te shpallet Mbreteria e Ilirise!
Sa ishte me PS i biri i Rexhepit ishte idhulli i Benit tani po e shpall armik te popullitPune ngjalash!
gërku o ben gërkuuuu!!
boll me këto tymueset!!
ç’thua për gërkun??????
Sa kam qesh.. Gjeniale…