Ja si do të jetë Titanik II (FOTO)

February 11, 2016 17:14

Ja si do të jetë Titanik II (FOTO)

I projektuar nga kompania Blue Star Line, kopja e modernizuar e Titanikut do të niset nga porti i Jiangsu, Kinë drejt Dubait dy vjet pasi ishte planifikuar, në 2018-ën.

 

56bbe293c46188bb278b4624
Në Titanik II, projekt i financuar nga multimilioneri australian Clive Palmer, më shumë se 2000 persona mund të shijojnë banjat turke, palestrat dhe pishinat me të njëjtin stil si të versioneve origjinale. Ashtu si dhe anija origjinale, Titaniku i ri do t’u ofrojë pasagjerëve dhoma të klasit të parë, të dytë dhe të tretë që do të jenë kopje e atyre origjinale, por me një teknologji të gjeneratës së fundit.

“Titaniku i ri natyrisht do të ketë procedura moderne të evakuimit, sisteme navigimi dixhitale dhe përmes satelitëve, sensor radari dhe gjithçka çfarë pritet të shihet në një anije të shek XXI”, tha James McDonald, drejtor i marketingut të Blue Star Line. (Levizni shigjetën per të krahasuar fotot)

/DITA

 

 

 

February 11, 2016 17:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*